
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se Serbia do t’i hetojë të gjitha rrethanat, në të cilat ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, teksa ka folur për politikanin dhe biznesmenin Millan Radoiçiç, i cili e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e këtyre sulmeve.
“Ky është shtet ligjor dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, për t’i hetuar të gjitha rrethanat dhe për të vepruar siç parashihet”, ka thënë Bërnabiç për televizionin serb "Prva".
Ajo ka theksuar se, “nuk e arsyeton” vrasjen e askujt, dhe as vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, mirëpo ka thënë se serbët në Kosovë janë duke vuajtur nga presioni i vazhdueshëm nga autoritetet e Prishtinës, prandaj ka qenë "çështje ditësh, çështje minutash”, deri tek incidenti.
Bërnabiç, megjithatë, nuk ka përmendur dëshmi për presionin e pretenduar.
Ajo ka vlerësuar se autoritetet në Serbi duhet “të mbledhin dëshmi dhe ta mbrojnë të vërtetën absolute”, para takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 18 tetor.
Sipas agjendës së Këshillit të Sigurimit, në raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, do të vlerësohet edhe puna e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiç, është marrë në pyetje më 3 tetor, katër ditë pasi e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Ai është liruar nga mbajtja më 4 tetor.
Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit.
Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut nga arratisja.
Radoiçiqi akuzohet në Serbi për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.
Radoiçiqi e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve.
Me vendimin e 4 tetorit, Radoiçiçit i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.
Kosova e ka bërë fajtore Serbinë për sulmin në Banjskë, të cilin e ka konsideruar “akt terrorist”.
Serbia e ka hedhur poshtë një gjë të tillë./ REL
Organizata shqiptaro-amerikane nga pjesë të ndryshme t...
Misioni i KFOR-it në Kosovë në një përgjigje për gazetën "...
Autoritetet po vijojnë me hetimin për masakrën në Greq...
Çmimi Nobel në Kimi u është dhënë shkencëtarëve Moungi...
BE po përgatitet të hapë bisedimet me Ukrainën për anëtarë...
Avokati i Milan Radoiçiç, Goran Petronijeviç, ka folur...
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, është liru...
Qeveria e Pakistanit i ka urdhëruar të gjithë azilkërk...
Të paktën 21 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jet...
Varshava dhe Kievi bien dakord për kalimin transit të ...
Pas Gjermanisë edhe Polonia e Republika Çeke duan gjit...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin M...
Disa orë pasi Republika Popullore e Kinës festoi ditëlindj...
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën për të lejuar një sf...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të...
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare,...
Ligjvënësit amerikanë do të vendosin të martën nëse kryeta...
Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, u de...
Kanë kaluar 33 vjet. Më 3 tetor 1990, Gjermania Lindore ko...
The Guardian ka zhvilluar një intervistë me zëvendëskryemi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...