Dhoma e Përfaqësuesve dështon të bllokojë përpjekjet për shkarkimin e kryetarit McCarthy
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën për të lejuar një sf...

Disa orë pasi Republika Popullore e Kinës festoi ditëlindjen e saj të 74-të më 1 tetor, Banka Botërore uli parashikimin për rritjen ekonomike të këtij vendi për vitin e ardhshëm.
Banka Botërore tha në parashikimin e saj rajonal gjysmë-vjetor, të publikuar të dielën, se pret që prodhimi ekonomik i Kinës të rritet me 4.4% gjatë vitit 2024, nga 4.8% që pritej në prill. Banka vuri theksin tek dobësitë që po përjeton sektori kinez i pasurive.
Banka paralajmëroi gjithashtu se ekonomitë në zhvillim të Azisë Lindore, përfshirë Kinën, do të zgjerohen me një nga ritmet më të ulëta "që nga fundi i viteve 1960", duke përjashtuar ngjarje të jashtëzakonshme si pandemia COVID-19, kriza financiare aziatike në fund të viteve 1990 dhe trazirat ekonomike globale të naftës në vitet 1970.
Banka uli parashikimin për vitin 2024 për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për ekonomitë në zhvillim në Azinë Lindore dhe Paqësor, përfshirë Kinën, në 4.5%, nga norma prej 5% që pritej këtë vit.
Për vitin 2024, banka uli parashikimet rajonale në 4.5% rritje nga 4.8%, duke përmendur faktorë të jashtëm, përfshirë një ekonomi të ngadaltë globale, norma të larta interesi dhe proteksionizëm tregtar.
Manuela Ferro, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Azinë Lindore dhe Paqësorin në Bankën Botërore, u citua nga media financiare “Investopedia” të ketë thënë se rajoni ka një nga "rritjet më e shpejta dhe më dinamike në botë, edhe nëse rritja është e moderuar".
Ajo tha se ruajtja e rritjes së lartë gjatë një afati të mesëm do të kërkojë reforma për të "ruajtur konkurrencën industriale, diversifikuar partnerët tregtarë dhe çlirimin e potencialit të rritjes së produktivitetit dhe krijimit të vendeve të punës në sektorin e shërbimeve".
Përpara “Ditës Kombëtare” të Kinës më 1 tetor, Presidenti Xi Jinping mbajti një fjalim duke pranuar se rruga e Kinës përpara nuk do të jetë e sheshtë.
"E ardhmja jonë është e ndritshme, por rruga përpara nuk do të jetë e lehtë", tha zoti Xi për rreth 800 të ftuarve të tij, disa prej të cilëve ishin diplomatë të huaj.
Në pritjen e 28 shtatorit, zoti Xi u tha të pranishmëve se Kina duhet të vazhdojë të kapërcejë "pengesat" dhe "forca e vendit vjen nga uniteti dhe besimi është më i vlefshëm se ari".
Zoti Tseng Chien-yuan, me Shkollën e Re për Demokracinë, një organizatë tajvaneze që mbështet aktivistët e të drejtave të njeriut, i tha Zërit të Amerikës në gjuhën mandarin se fjalimi i zotit Xi tregon se Kina përballet me sfida që përfshijnë ekonominë e ngadaltë që vazhdon të rimëkëmbet nga politika e rrepte e Pekinit "zero-COVID" ndërsa përballet me pasiguritë ekonomike globale të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë.
Zoti Tseng tha se, "Vërejtjet e udhëheqësit Xi Jinping i bëjnë njerëzit të ndiejnë se [ai] është pak në siklet për të ardhmen, [por] ai po bëhet gjithashtu gjithnjë e më i vetëdijshëm se situata ndërkombëtare me të cilën përballet Kina është shkaktuar nga lëvizjet e tij të tepruara politike që e çuan atë në një dilemë.”
Presioni nga sektori i pronave gjithashtu duket se po rëndon mbi ekonominë e Kinës. Në ditën e fjalimit të zotit Xi, gjigandi kinez i pasurive të paluajtshme “Evergrande Group” njoftoi se zoti Hui Ka Yan, kryetar i bordit të drejtorëve të kompanisë, ishte arrestuar nën dyshimin për kryerjen e krimeve të paspecifikuara. Çmimet e aksioneve të shumë prej filialeve të firmës Evergrande pësuan rënie./ VOA
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën për të lejuar një sf...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të...
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare,...
Ligjvënësit amerikanë do të vendosin të martën nëse kryeta...
Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, u de...
Kanë kaluar 33 vjet. Më 3 tetor 1990, Gjermania Lindore ko...
The Guardian ka zhvilluar një intervistë me zëvendëskryemi...
Sot vazhdon dita e dytë e gjyqit ndaj ish-Presidentit Dona...
Një fraksion i fuqishëm i kartelit Sinaloa i udhëhequr nga...
Policia serbe ka ndaluar ish-nënkryetarin e Listës Ser...
Komisioni Evropian do të shqyrtojë rrezikun që paraqet...
Policia e Kosovës është ende duke kryer hetime në zonë...
Grupi Parlamentar i AAK-së, të martën ka organizuar tryezë...
Çmimi Nobel në fizikë për vitin 2023 e kanë marrë Pierre A...
Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Nepalin të martën, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se...
KFOR njofton se ka shtuar praninë dhe aktivitetin e tij në...
Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit ame...
Sot pritet të diskutohet në Parlamentin Evropian situa...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha në emisio...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...