Zhvlerësohet sërish valuta ruse
Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit ame...

KFOR njofton se ka shtuar praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovë, pas sulmit në komunën e Zveçanit ku ngelën të vrarë 3 sulmues serbë dhe një efektiv shqiptar, Afrim Bunjaku.
”Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po shton gjithashtu praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Më tej theksohet se qëllimi i KFOR-it është për një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
”Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon. Ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat, aftësitë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme për të mirën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. KFOR-i do të vazhdojë të rregullojë qëndrimin e tij, sipas nevojës”, thuhet në pergjigjen e KFOR-it.
KFOR nënvizon se do të ketë përforcime të trupave, do të pasojnë nga aleatët e tjerë.
”Mbretëria e Bashkuar po vendos rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit për t’iu bashkuar një kontingjenti prej 400 trupash të Mbretërisë së Bashkuar që tashmë po ushtrohet në Kosovë, dhe përforcime të mëtejshme do të pasojnë nga aleatët e tjerë”, tha ndër tjera KFOR-i.
KFOR-i kërkon riangazhim në dialog, pasi që sipas tyre është mënyra e vetme për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet.
”Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet. Të gjitha palët duhet gjithashtu të përmbahen nga retorika nxitëse, e cila është kundërproduktive dhe rrezikon përkeqësimin e mëtejshëm të tensioneve”, tha KFOR ndër tjera./CNA
Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit ame...
Sot pritet të diskutohet në Parlamentin Evropian situa...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha në emisio...
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew...
Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perën...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se të...
Opozita kërkoi këtë të hënë në Kuvend të miratohet rez...
Megjithëse u arrit të shmanget një mbyllje e qeverisë amer...
Forcat ruse nisën granatime të rënda në Kherson herët të h...
Ish-CEO i Abercrombie & Fitch dhe partnerja e tij britanik...
Deputeti I Partisë Demokratike Sajmit Korreshi tha se bujq...
Mininstria e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena ...
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë dhe Mi...
Qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të udhëtojnë ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha më 1 tetor...
Kryeministri Edi Rama kërkoi që të vendsen sanksione n...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë ...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë...
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gër...
Çmimi Nobel në Mjekësi i është dhënë një çifti shkencë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...