Deklarata e fortë e ministres së Kosovës: Luftë nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gër...

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç, i mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës.
"Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra", tha Mojsilloviq në një konferencë për gazetarët në Beograd.
"I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina", theksoi ai. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë. Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në këtë fshat të komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.
Sveçla tha se Kosova ka dëshmi se grupet e armatosura janë përgatitur dhe stërvitur në bazën stërvitore ushtarake afër Jagodinës në Serbi, si dhe në Kopaonik. U publikuan po ashtu fotografi dhe video, që, sipas policisë së Kosovës, janë incizuar nga dronët dhe janë sekuestruar nga grupi i armatosur në Banjskë.
Serbia i mohon akuzat e Kosovës se është e përfshirë në këtë sulm, të cilin autoritetet kosovare e cilësuan si akt terrorist.
Përgjegjësinë për të e mori Millan Radoiçiq, i cili ka qenë nënkryetar i Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.
"Radoiçiq nuk ishte në bazën 'Pasulanske Livade'"
Mojsilloviq e mohoi se Radoiçiq ka marrë pjesë në stërvitje në bazën "Pasulanske Livade", afër Jagodinës, në Serbinë qendrore.
"Millan Radoiçiq nuk ka marrë pjesë në stërvitjet në 'Pasulanske livade', nuk ka gjuajtur asnjë plumb, nuk ka gjuajtur asnjë granatë...", tha ai. "Në disa raste ai është ftuar në stërvitje, por nuk është përgjigjur. E, çfarë bën Radoiçiq në pronën private, nuk është çështje e ushtrisë serbe", shtoi Mojsilloviq.
Ai tha se që nga viti 2021, "persona nga Kosova dhe Metohia" janë ftuar në stërvitje të rregullta të rezervistëve të Forcave të Armatosura të Serbisë. Por, "një numër shumë i vogël - rreth 19 për qind - i rezervistëve nga Kosova u përgjigjet thirrjeve për stërvitje ushtarake", tha ai.
"Në 'Pasulanske Livade' ka pasur stërvitje me njësi të ndryshme rezervistësh nga vise të ndryshme të Serbisë dhe ka pasur njerëz edhe nga 'Kosova dhe Metohia'", shtoi gjenerali i Ushtrisë serbe.
Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të sajin, edhe pse vendi është i pavarur nga viti 2008. "Shqetësim i panevojshëm" për dislokimin e ushtrisë Mojsilloviq tha se deklaratat e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Prishtinës zyrtare që shprehin shqetësim për praninë e shtuar të ushtrisë dhe armatimit serb rreth kufirit me Kosovën, janë "të panevojshme".
"Dua t'ju informoj se nuk ka pasur ngritje të gatishmërisë së plotë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë, por vetëm prani dhe angazhim të shtuar të njësive", tha ai.
Shtoi se "pas shpërthimit të krizës së sigurisë", më 24 shtator, Ushtria serbe e rriti praninë e saj në "zonën e sigurisë tokësore dhe në perimetrin rreth vijës administrative", ku më 25 shtator "ishin 8.350 pjesëtarë të ushtrisë".
Sot në këtë linjë, tha Mojsilloviq, janë "më shumë se dyfish më pak ushtarë".
Në konferencën për media ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq.
Ai tha se kundër Forcave të Armatosura të Serbisë po zhvillohet "një fushatë e vazhdueshme" sa i përket "numrave dhe aktiviteteve të saj, përkatësisht lëvizjes dhe dislokimit të njësive në territorin e vendit tonë".
"Të njëjtat i konsiderojmë si krejtësisht të papërshtatshme, të papërgjegjshme dhe i refuzojmë si të pasakta - pra absolutisht të pavërteta", tha Vuçeviq.
Më 29 shtator, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Serbisë që t'i tërheqë trupat e saj nga kufiri me Kosovën, duke e cilësuar këtë veprim si "një zhvillim shumë destabilizues". BE-ja ia dërgoi të njëjtën thirrje Serbisë një ditë më vonë, përmes shefit të diplomacisë, Josep Borrell. Bashkëpunimi me KFOR-in "i mirë dhe i vazhdueshëm"
Vuçeviq, po ashtu, tha se bashkëpunimi i Forcave të Armatosura të Serbisë me misionin e NATO-s n% Kosovë, KFOR, është "i mirë dhe i vazhdueshëm" dhe në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
"Ai bazohet në respektin e ndërsjellë dhe zhvillohet në mënyrë korrekte", tha ministri serb. Ai tha se nuk ka ndodhur kurrë që Serbia ta ndërpresë komunikimin me KFOR-in. Tha, po ashtu, se ushtria serbe nuk ka hyrë kurrë në Kosovë.
"Nëse ushtria serbe merr një urdhër të tillë nga presidenti si komandant i përgjithshëm - që njësitë e saj të hyjnë në territorin e Kosovës si pjesë e Serbisë - ushtria do ta kryejë atë detyrë me efikasitet, profesionalizëm dhe sukses. Madje, edhe atëherë, njësitë dhe komandat e KFOR-it do të njoftoheshin paraprakisht", tha Vuçeviq.
"Deri më sot nuk na është dashur të marrim një vendim të tillë dhe Serbia do të bëjë gjithçka që një zhvillim i tillë të mos ndodhë në të ardhmen, për të ruajtur paqen dhe për të kërkuar zgjidhje politike", shtoi ai.
Sipas tij, Serbia beson se është e rëndësishme që KFOR-i të ketë rol sa më domethënës në Kosovë, veçanërisht në zonat ku jetojnë serbët. Tha, po ashtu, se Serbia e mbështet vendosjen e njësive shtesë të KFOR-it në Kosovë./REL
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gër...
Çmimi Nobel në Mjekësi i është dhënë një çifti shkencë...
Drejtori i zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç, ka deklar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije s...
Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë...
Victoria Beckham ka thënë se presioni që e ka përjetua...
Një varg dorëheqjesh të kryetarëve të bashkive anemban...
Presidenti amerikan, Joe Biden është zotuar se do të v...
Nëntë persona raportohet se kanë humbur jetën dhe rret...
Turqia thotë se ka kryer një numër sulmesh ajrore ndaj reb...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se asgjë nu...
Ish-përfaqësuesi special i SHBA-së për bisedimet Kosov...
Disa fëmijë të mitur të paraqitur si klientë kanë arritur ...
Ujqër robotë të tmerrshëm me sy të kuq që shkëlqejnë po lë...
Ai mund të quhet nga shumë si Madhëria e Tij, por për nipë...
Ish-deputeti Klevis Balliu thotë se avancimi ushtarak i Se...
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Jo...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori...
Përfaqësuesi i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA , Jamaal Bo...
Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA që akuzon qe...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...