Forcat ruse synojnë Kherson me granatime të rënda
Forcat ruse nisën granatime të rënda në Kherson herët të h...

Megjithëse u arrit të shmanget një mbyllje e qeverisë amerikane, Kongresi pritet të ketë një tjetër javë të trazuar. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas, një ligjvënës konservator është zotuar të bëjë përpjekje të vazhdueshme për të larguar nga detyra Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.
Ligji për financimin e përkohshëm të qeverisë që Kongresi miratoi të shtunën dhe që u nënshkrua nga Presidenti Joe Biden, garanton funksionimin e qeverisë amerikane deri në mesin e nëntorit.
Por, Presidenti Biden paralajmëroi të dielën të mos përsëritet procesi kaotik që i parapriu kalimit në momentet e fundit të një buxheti të përkohshëm.
“Praktikat e rrezikshme duhet të marrin fund dhe nuk duhet të ketë më një krizë tjetër. Për rrjedhojë, u bëj thirrje miqve të mi republikanë në Kongres, që të mos presin. Mos humbni kohë siç bëtë gjatë gjithë verës. Miratoni një buxhet për të gjithë vitin. Përmbajuni marrëveshjes që bëmë muaj më parë”, tha Presidenti Biden.
Por për Kongresin duket se një tjetër betejë po shfaqet në horizont. Konservatorët e së djathtës ekstreme nuk janë të kënaqur që Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, bashkëpunoi me demokratët për të miratuar financimin e përkohshëm të qeverisë.
Largimi i tij nga detyra është tashmë prioritet kryesor për Ligjvënësin konservator republikan Matt Gaetz.
“Që të bëhej kryetar në janar, Kevin (McCarthy) ra dakort për një kuadër buxhetor. Ligjvënësit amerikanë votojnë vetëm ‘po’ apo ‘jo’ për financimin e të gjithë qeverisë. Kjo është çmenduri! Kjo është arsyeja përse jemi futur në një borxh prej 33 trilionë dollarësh. Duam që të punohet me ligje të veçanta për buxhetet e çdo institucioni. Ai e dha premtimin për këtë dhe e shkeli”, tha Ligjvënësi Gaetz.
Përgjigja e zotit McCarthy ishte e guximshme. Ai foli për kanalin CBS.
“Ashtu qoftë, le të veprojnë. Të mbarojmë me këtë dhe të fillojmë të qeverisim. Nëse është i zemëruar ngaqë u përpoq të na çonte në mbyllje të qeverisë, dhe ngaqë unë mora masat që qeveria të mos mbyllej – atëherë le të përballemi”, tha zoti McCarthy.
Pavarësisht se si do të përfundojë kjo përplasje, kompromiset dypartiake do të vazhdojnë të mundësojnë zgjidhjet, thotë Rachel Snyderman, nga Qendra për Politikat Dypartiake.
“Ka një kompromis dypartiak për të mbështetur Ukrainën me fonde të mëtejshme. Për të mbështetur forcat tona të armatosura dhe që siguria e kufirit të marrë fondet e duhura. Mendoj pra se do të shohim ndërmarrje veprimesh për këto prioritete të caktuara në javët në vazhdim”, thotë zonja Snyderman.
Ukraina dhe pjesa tjetër e botës do të jenë duke ndjekur me vëmendje, thotë shkencëtari politik Oscar Pocasangre, me organizatën studimore “New America”.
“Mendoj se në periudhën afatgjatë, duhet të përqëndrohemi më shumë tek reforma strukturore e institucioneve. Dhe të gjejmë mënyrat për të patur më shumë parti politike në Kongres, që do të ndihmonin për arritjen e konsensusit në degën legjislative, ndryshe nga kjo marrje-dhënie vetëm mes dy partive të polarizuara”, thotë ai.
Zoti Pocasangre vë në dukje gjithashtu se paqëndrueshmëria politike mund të dëmtojë besueshmërinë dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara./ REL
Forcat ruse nisën granatime të rënda në Kherson herët të h...
Ish-CEO i Abercrombie & Fitch dhe partnerja e tij britanik...
Deputeti I Partisë Demokratike Sajmit Korreshi tha se bujq...
Mininstria e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena ...
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë dhe Mi...
Qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të udhëtojnë ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha më 1 tetor...
Kryeministri Edi Rama kërkoi që të vendsen sanksione n...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë ...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë...
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gër...
Çmimi Nobel në Mjekësi i është dhënë një çifti shkencë...
Drejtori i zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç, ka deklar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije s...
Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë...
Victoria Beckham ka thënë se presioni që e ka përjetua...
Një varg dorëheqjesh të kryetarëve të bashkive anemban...
Presidenti amerikan, Joe Biden është zotuar se do të v...
Nëntë persona raportohet se kanë humbur jetën dhe rret...
Turqia thotë se ka kryer një numër sulmesh ajrore ndaj reb...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...