
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se të gjithë ata që morën pjesë në sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës “do të japin llogari para institucioneve të Serbisë”.
Në një intervistë për televizion amerikan CNN, Vuçiçi theksoi se këtu përfshihet edhe përgjegjësia e Millan Radoiçiçit, njërit prej liderëve kryesorë të serbëve të Kosovës, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit.
"Serbia, natyrisht, do t’i mbajë përgjegjës të gjithë njerëzit që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Ai (Millan Radoiçiçi) është në territorin e Serbisë dhe prokuroria do ta bëjë punën e saj," tha Vuçiç.
Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë.
Policia kosovare i arrestoi dhe i paraburgosi tre sulmues, si dhe gjeti arsenal të jashtëzakonshëm armësh në vendin e ngjarjes pas sulmit.
Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.
Pesë ditë pas sulmit, Millan Radoiçiçi e mori përgjegjësinë për këtë sulm, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Qeverisë serbe.
Më 30 shtator, ai dha deklaratë në polici “në cilësinë e qytetarit”, ndërsa rastin e mori përsipër Prokuroria e Lartë Publike në Beograd./ REL
Opozita kërkoi këtë të hënë në Kuvend të miratohet rez...
Megjithëse u arrit të shmanget një mbyllje e qeverisë amer...
Forcat ruse nisën granatime të rënda në Kherson herët të h...
Ish-CEO i Abercrombie & Fitch dhe partnerja e tij britanik...
Deputeti I Partisë Demokratike Sajmit Korreshi tha se bujq...
Mininstria e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena ...
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë dhe Mi...
Qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të udhëtojnë ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha më 1 tetor...
Kryeministri Edi Rama kërkoi që të vendsen sanksione n...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë ...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë...
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gër...
Çmimi Nobel në Mjekësi i është dhënë një çifti shkencë...
Drejtori i zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç, ka deklar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije s...
Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë...
Victoria Beckham ka thënë se presioni që e ka përjetua...
Një varg dorëheqjesh të kryetarëve të bashkive anemban...
Presidenti amerikan, Joe Biden është zotuar se do të v...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...