LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rusia "provokon" Berlinin/ Teksti i librit të ri të historisë: Ribashkimi gjerman ishte "aneksim"

3 Tetor 2023, 17:25, Kosova & Bota CNA

Rusia "provokon" Berlinin/ Teksti i librit të ri të

Kanë kaluar 33 vjet. Më 3 tetor 1990, Gjermania Lindore komuniste, Republika Demokratike Gjermane (RDGJ), iu bashkua zyrtarisht Gjermanisë Perëndimore. 45 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, gjermanët u bashkuan në një shtet të vetëm sovran.

Megjithatë, interpretimi aktual rus i ribashkimit gjerman po shkakton acarim tek ekspertët dhe historianët gjermanë. Në një tekst të ri të historisë ruse për shkollat ??e mesme, ribashkimi gjerman përshkruhet si "aneksimi i RDGJ". Libri u botua në shtator 2023. Autorët janë Vladimir Medinsky, ish-ministër rus i Kulturës dhe këshilltar i Presidentit Vladimir Putin dhe Anatoly Torkunov, rektor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë.

Narrativa antiperëndimore e regjimit të Putinit

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, SHBA, Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe Franca e ndanë Gjermaninë e mundur në katër sektorë. Republika Federale e Gjermanisë u themelua në tre zonat perëndimore dhe Republika Demokratike Gjermane në zonën e pushtimit sovjetik. Lindja bëhet komuniste, perëndimi kapitalist dhe vendi i ndarë bëhet një pikë qendrore e Luftës së Ftohtë.

Lindja komuniste ekzistoi për më shumë se katër dekada. Megjithatë, në vitin 1989, në 40-vjetorin e RDGJ-së, nuk pati vetëm festime zyrtare të regjimit, por edhe protesta në rritje në rrugë. Rënia e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, zgjedhjet e para dhe të fundit të lira në RDGJ në 1990, procesi i bashkimit dhe nënshkrimi i "traktatit dy plus katër" janë të gjitha ngjarje që në fund i hapën rrugën ribashkimit në 3 tetor 1990.

Ribashkimi gëzoi mbështetje të gjerë si në Gjermaninë Perëndimore ashtu edhe në atë Lindore.

Nga këndvështrimi i Putinit dhe "falsifikuesve historikë" të tij, ribashkimi ishte një akt kolonizimi: Perëndimi i fortë dhe imperialist nënshtron Lindjen e dobët," thotë Ute Frevert, drejtore e Institutit Max Planck për Zhvillimin Njerëzor, duke komentuar: "Kjo në asnjë mënyrë nuk korrespondon me faktet historike. Por kjo i përshtatet narrativës antiperëndimore të regjimit të Putinit.”

Rusia "provokon" Berlinin/ Teksti i librit të ri të

Sipas Zaur Gasimov-it, pedagog i historisë së Evropës Lindore në Universitetin e Bonit, teksti i ri "e shikon ribashkimin në kontekstin e politikës së perestrojkës së liderit të atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbachev, e cila, nga këndvështrimi i establishmentit rus, ndihmoi në nxitjen e kolapsit të perandorisë sovjetike”. Ai shihet nga Medinsky dhe e gjithë struktura si një hap i rëndësishëm në "lëvizjen e të gjithë Evropës Qendrore Lindore dhe Balltikut drejt NATO-s dhe dënohet si i tillë", thotë Gasimovi, duke shtuar se kjo ndoshta mund të shpjegojë "ndryshimin rrënjësor të termave nga 'ribashkim' ??në 'aneksim'".

Një vështrim më i afërt i librit të ri

Deri vonë, përmbajtja e kurrikulës shkollore në Rusi ishte krejtësisht e ndryshme. Një libër shkollor i krahasueshëm i vitit 2021 përshkruan ngjarjet e 1989 dhe 1990 si një revolucion paqësor për shkak të një krize të thellë politike në RDGJ. Rrugëdalja u arrit vetëm përmes "ndërrimit të pushtetit", sipas manualit të mëparshëm. Sipas autoriteteve ruse, ky manual "i vjetër" ofron vetëm një "nivel bazë". Nga 1 shtatori 2023, libri i ri i historisë, i quajtur edhe "Libri Medinsky", premton një pasqyrë më të thellë..

Rusia "provokon" Berlinin/ Teksti i librit të ri të

Një pasazh nga "Libri i Medinskit" e quan tërheqjen e trupave sovjetike nga Evropa Lindore në vitin 1989 një "vendim të nxituar". Një vendim që dobësoi praninë ushtarake të Bashkimit Sovjetik në vendet e Evropës Lindore dhe që çoi në një rritje të mprehtë të ndjenjave nacionaliste dhe antisovjetike. Perëndimi kolektiv nuk hezitoi të përfitonte nga ky zhvillim, shkruajnë autorët.

Ata gjithashtu pretendojnë se "RDGJ-ja u pushtua" nga Gjermania Perëndimore. Kjo deklaratë ilustrohet nga një foto historike e një posteri që daton nga viti 1990: "Perëndimi dhe Lindja së bashku. E ardhmja e Gjermanisë dhe Evropës". Pikërisht më poshtë, autorët e librit shpjegojnë: "Aneksimi nga Republika Federale e Gjermanisë shkaktoi një eufori në shoqërinë gjermane".

"Riinterpretim i historisë"

"Ky është një riinterpretim klasik i historisë," thotë Niko Lamprecht, president i Shoqatës Federale të Mësuesve të Historisë. "Presidenti Putin e ka bërë atë në mënyra të ndryshme gjatë 20 viteve të fundit. Sot ai i ka kthyer gjërat përmbys. Putin ka rishkruar tërësisht historinë. Nga këndvështrimi i tij, "Perandoria Ruse" ka çdo të drejtë të rimarrë territore. E gjithë kjo nuk ka të bëjë fare me historinë faktike apo të drejtën ndërkombëtare”.

Kur ribashkimi ishte duke u zhvilluar, kishte qëndrime të ndryshme për të, tha Lamprecht, por ai sqaroi se nuk kishte kurrë një shumicë kundër ribashkimit në Gjermani, por një shumicë të madhe në favor të tij: "Në tetor 1990, asnjë tank gjerman nuk kaloi kufirin për të pushtuar këtë territor të ri."

Rusia "provokon" Berlinin/ Teksti i librit të ri të

Aktualisht, të dy librat e historisë përdoren paralelisht në shkollat ??ruse. Është e paqartë se sa do të zgjasë kjo. Edicioni i vitit 2021 mbulon zgjedhjet federale të vitit 1990 dhe fitoren e CDU-së në katër nga pesë Landet "e reja".Libri i parë bën të qartë se, përveç mbështetjes së shumicës për ribashkimin, dëshira për të mos jetuar më nën sundimin komunist ishte forca shtytëse pas procesit të bashkimit. Kjo pikë nuk përmendet më në "Librin Medinsky" të vitit 2023.

"Në Rusi, ne kemi qenë dëshmitarë të një nacionalizimi të qartë dhe të dukshëm të diskurseve të lidhura me historinë për të paktën një dekadë,” shpjegon Gasimov. "Një nga komponentët e këtij nacionalizimi është radikalizimi i zgjedhjes së fjalëve dhe argumentimi i rrëfimeve historike, ato që preken janë veçanërisht orët e historisë në shkollë, sepse janë ekspozuar ndaj nacionalizimit intensiv dhe rrjedhimisht radikalizimit". Ai shpjegon se pas aneksimit të Krimesë dhe pushtimit të Ukrainës në shkurt të 2022, kjo tendencë vazhdoi.

"Por fakti është ky: 33 vjet më parë, vendi u ribashkua ekonomikisht dhe politikisht. Dhe këtë e bëri vullnetarisht, në mënyrë paqësore dhe pa dhunë," thotë Ute Frevert nga Instituti Max Planck për Zhvillimin Njerëzor: "Pas më shumë se 40 vitesh ndarje midis Lindjes dhe Perëndimit, midis RDGJ dhe Republikës Federale, vendi u bashkua përsëri, me një kushtetutë liberale dhe institucione demokratike”./ DW

Lajmet e fundit nga