
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën për të lejuar një sfidë ndaj kryetarit republikan Kevin McCarthy, që vjen nga radhët e partisë së tij.
Ligjvënësit pritet të votojnë tashmë për mocionin e paraqitur të hënën nga ligjvënësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Matt Gaetz, i cili kërkon shkartimin e zotit McCarthy nga detyra.
Deri tani asnjë kryetar i Dhomës nuk është hequr nga posti.
“Po t’i numëroja rastet se sa herë dikush ka dashur të më shkarkojë, do isha larguar shumë kohë më parë”, u tha zoti McCarthy gazetarëve të martën në mëngjes.
Republikani i vijës së ashpër, Matt Gaetz, që përfaqëson një distrikt të Floridës, ka kërcënuar për muaj të tërë se do të përdorë një taktikë proceduriale, në përpjekje për të larguar zotin McCarthy nga detyra e kryetarit.
Kërcënimet u përshkallëzuan gjatë fundjavës pasi zoti McCarthy u mbështet tek votat e demokratëve, për të kaluar një masë ligjore atafshkurtër që siguron vazhdimin e financimit të qeverisë duke shmangur mbylljen e saj.
Gjatë një fjalimi përpara Dhomës së Përfaqësuesve, zoti Gaetz i kërkoi kryetarit McCarthy që të zbardhte detajet e asaj që ai e cilësoi marrëveshje të tij me Shtëpinë e Bardhë.
“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se për kë punon tashmë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve dhe ajo nuk është Partia Republikane”, tha zoti Gaetz në fjalimin e tij, disa orë përpara se të dorëzonte rezolutën.
Mocioni për shkarkim është një mjet i rrallë dhe i fortë procedural që është përdorur vetëm dy herë gjatë shekullit të kaluar kundër kryetarëve republikanë. Por vitet e fundit, konservatorët e kanë përdorur mocionin si një armë kundër udhëheqësve të tyre.
Në janar, zoti McCarthy, duke shpresuar të qetësonte disa ligjvënës republikanë të vijës së ashpër, ra dakord për një masë që u jep të drejtë pesë ligjvënësve të djathtë që të hapin procedurat për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit nëse zgjidhej. Për të siguruar votat e republikanëve për të marrë postin e kryetarit pas disa votimeve, zoti McCarthy ra dakord që mjaftonte mocioni nga një republikan për të nisur procedurat e shkarkimit.
Për largimin nga detyra të zotit McCarthy nevojitet një shumicë e thjeshtë e Dhomës së Përfaqësuesve prej 435 anëtarësh. Republikanët e kontrollojnë atë me një shumicë prej 221 ligjvënësish, kundrejt 212 që kanë demokratët e opozitës. Humbja e më shumë se 6 votave në rradhët e republikanëve do t’i rrezikonte zotit Mccarthy postin./ VOA
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të...
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare,...
Ligjvënësit amerikanë do të vendosin të martën nëse kryeta...
Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, u de...
Kanë kaluar 33 vjet. Më 3 tetor 1990, Gjermania Lindore ko...
The Guardian ka zhvilluar një intervistë me zëvendëskryemi...
Sot vazhdon dita e dytë e gjyqit ndaj ish-Presidentit Dona...
Një fraksion i fuqishëm i kartelit Sinaloa i udhëhequr nga...
Policia serbe ka ndaluar ish-nënkryetarin e Listës Ser...
Komisioni Evropian do të shqyrtojë rrezikun që paraqet...
Policia e Kosovës është ende duke kryer hetime në zonë...
Grupi Parlamentar i AAK-së, të martën ka organizuar tryezë...
Çmimi Nobel në fizikë për vitin 2023 e kanë marrë Pierre A...
Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Nepalin të martën, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se...
KFOR njofton se ka shtuar praninë dhe aktivitetin e tij në...
Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit ame...
Sot pritet të diskutohet në Parlamentin Evropian situa...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha në emisio...
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...