LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I zunë pritë, mori dy plumba në kokë/ Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Gjermani

2022-11-30 12:02:00, Kronika CNA

I zunë pritë, mori dy plumba në kokë/ Detaje të reja

Një shqiptar i droguar, i cili jetonte ne Gjermani që nga viti 2018 dhe ishte i pastrehë, por me banim kryesisht në Krefeld, u vra mbrëmjen e se hënës ne Krefeld të Gjermanisë, duke u qëlluar me dy plumba në pjesën e pasme të kokes.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane BILD, viktima ishte i njohur për policinë, pasi tashmë disa herë ishte vënë re për vepra të ndryshme (narkotikë, vjedhje).

Megjithate, dy autorët mesa duket mberritën në Garnstrabe në Krefeld me një Peugeot blu të vjedhur. Me sa duket aty kanë parkuar makinën dhe kanë pritur shqiptarin. Dyshohet se ai është qëlluar nga ky Peugeot blu. Kur ka ardhur shqiptari kanë dalë autorët e dyshuar.

Njeri ishte me trup mesatar, i veshur me një xhaketë të errët, pantallona me ngjyrë të çelur dhe një kapele me ngjyrë të gelur.

I dyti ishte gjithashtu me gjatësi normale, i veshur me një xhaketë të errët me logo në shpinë, pantallona të errëta dhe një kapele të errët. Të dy kanë shkuar rreth 30 metra në drejtim të shqiptarit, më pas kanë qëlluar katër herë.

Dy plumba e kanë kapur shqiptarin në kokë, duke rezultuar kështu goditje fatale.

Sipas policisë, të nesërmen e krimit janë gjetur vrima plumbash në një fasadë shtëpie në kutinë postare dhe aty në një sistem celulari.

"Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, mund të perjashtohet që personi të ketë qenë viktimë aksidentale. Megjithate, motivi i kesaj vepre të përgjakshme është ende i paqartë. Po hetojmë në të gjitha drejtimet", tha prokurorja e rastit.

Ndersa policia ka sekuestruar veturën për hetime të mëtejshme mjeko-ligjore. Autorët janë larguar në këmbë dhe nuk dihet nëse kanë hipur në një mjet tjetër./CNA.al Burimi: Albanian Daily News

Lajmet e fundit nga