LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhaxhai kërcënon nipin me armë zjarri/ Shkak pronat

2022-11-30 09:01:00, Kronika CNA
Xhaxhai kërcënon nipin me armë zjarri/ Shkak pronat
Foto ilustruese

Pronat vijojnë të shkaktojnë konflikte në familje.

Në Kavajë xhaxhai ka kanosur me armë zjarri për shkak të pronësisë, nipin.

Agresori 57 vjeçar është vënë në pranga si dhe i është sekuestruar arma e zjarrit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. S., 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste, për motive pronësie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Property”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

- I. S., 57 vjeç, banues në Kavajë.

57-vjeçari ka kanosur për jetën nipin e tij, shtetasin A. S., 30 vjeç, për motive pronësie. Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak”, njofton Policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga