web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-prokurori Beçi sqaron rastet: Ja si trajtohen veprat penale të korrupsionit nga zyrtarët e lartë

2026-01-13 21:33:00, Aktualitet CNA

Ish-prokurori Beçi sqaron rastet: Ja si trajtohen veprat penale të

Ish-prokurori Eugen Beçi ka dhënë një shpjegim të thelluar ligjor dhe procedurial mbi veprat penale të korrupsionit që lidhen me zyrtarët e lartë.

Në emisionin “A Show” në ‘Syri Tv’, Beçi u ndal te kompleksiteti i këtyre rasteve dhe rolin e SPAK-ut në hetime.

“Në Kodin Penal ka një sërë veprash që lidhen me korrupsionin e supozuar. Janë një grup veprash që krijojnë korpusin e atyre që, në përmbledhje, përbëjnë veprën penale të korrupsionit. Por jo në të gjitha rastet kemi të bëjmë me korrupsion, për disa arsye.

Së pari, organet ligjzbatuese mund të mos arrijnë deri te vepra penale e korrupsionit, si në aspektin subjektiv ashtu edhe objektiv. Këto janë vepra që SPAK duhet t’i marrë në konsideratë për të realizuar një hetim sa më të saktë, objektiv dhe të thelluar.

Nga përgjithësimi, arrihet te veprat penale të drejtpërdrejta të korrupsionit, të cilat ose tregojnë paaftësi, ose faktin se janë përfituar para. Në rast se bëhet fjalë për paaftësi, prokuroria e lidh atë me ‘dashjen’.

Jam dakord me hermetizimin dhe është normale të edukohet opinioni publik se nuk mund të konsiderohet i pandehuri si fajtor, pasi vlen parimi i asaj që quhet prezumimi i pafajësisë”,-shpjegoi Beçi./CNA





Lajmet e fundit nga