Vera turistike në Golem po humbet shkëlqimin
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...

Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet debatit politik, publik dhe korruptimit të medias, por ka pasur edhe anën tjetër të saj. Refuzimin e subjektit “Integrated Energy BV SPV”, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
CNA ka mundur të sigurojë shkëmbime “e-mail”-esh, të cilat flasin për aplikimin, datën e mbedhjes së Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe refuzimin që i është bërë subjektit që ka pasur në kontratë ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, ku pas tij fshiheshin Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Sipas të dhënave rezulton se aplikimi është bërë në datën 07 dhjetor 2020, kohë kur kompania e inceneratorit zhvillonte propagandë të fortë nëpërmjet “Top Channel” ku dhe ishte përfshirë në ortakëri me pronarët e këtij televizioni.

"Subject: Dokumentacion "Integrated Energy BV SPV" sh.p.k
Përshëndetje,
Bashkëngjitur ju lutem gjeni dokumentacionin e përgatitur nga shoqëria "Integrated Energy BV SPV" sh.p.k, në lidhje me anëtarësimin e kësaj të fundit pranë Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Ju lutemi të na konfirmoni marrjen e “e-mail”-it tonë.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,
Me respekt,
"Integrated Energy BV SPV" sh.p.k", thuhet në e-mail.

Po ditën e aplikimit kompania merr menjëherë përgjigjen se mbledhja do të zhvillohej pas një jave.
Përgjigjja vjen nga Fotini Harispapa, e cila me “e-mail” i drejtohet Arjola Kodrës, e cila ka qenë edhe administratorja e kompanisë në atë kohë, duke theksuar se aplikimi ka qenë i plotë dhe i saktë.
"From: Fotini Harispapa
Sent: Monday, December 07, 2020 5:14 PM
To: Integrated Energy BV SPV; AmCham Albania
Subject: RE: Dokumentacion "Integrated Energy BV SPV" sh.p.k
Përshëndetje Arjola,
Ju falënderojmë shumë për aplikimin!
Dokumentacioni është i plotë dhe i saktë. Mbledhja e Bordit në të cilën do të shqyrtohen aplikimet e reja është me datë 15 dhjetor dhe menjëherë pas takimit ne do t'ju informojmë në lidhje me anëtarësimin tuaj në AmCham.
Deri atëherë, do të mbetemi në kontakt.
Edhe njëherë faleminderit për interesin dhe punë të mbarë!
Tina", thuhet në e-mail.
Aplikimi i "Integrated Energy BV SPV" sh.p.k. është refuzuar më pas nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Sipas një “e-mail”-i të datës 21 dhjetor është sërish Fotini Harispapa, e cila e njofton Arjola Kodrën se kjo dhomë ka refuzuar antarësimin e kompanisë “Integrated Energy BV SPV" sh.p.k., me argumentin se kjo kompani ka qenë objekt i debateve publike, por edhe një subjekt nën hetim.
"E nderuar znj. Kodra,
Në vijim të komunikimit tuaj me Drejtorin Ekzekutiv, z. Ilir Trimi, më lejoni t'ju informoj se Bordi Drejtues i Dhomës Amerikane nuk e ka miratuar aplikimin e kompanisë "Integrated Energy BV SPV" sh.p.k.
Subjekti i ofruar për anëtarësim, rezulton i përfshirë në një debat publik mbi kontratat koncensionare me Qeverinë Shqiptare, dhe për rrjedhojë edhe objekt i hetimeve nga autoritetet përkatëse.
Ju jeni të mirëpritur për të aplikuar përsëri në një periudhë tjetër.
Ju falënderoj për mirëkuptimin!
Me respekt", shkruhet në e-mail.

Arjola Kodra me cilësinë e administratores vë në dijeni gjithmonë Klodian Zoton si dhe Denisa Tollkuçin si dy nga personat kryesorë të inceneratorit të Tiranës, të cilët janë fshehur pas emrave të tjerë për një periudhë të gjatë, deri në hetimet e SPAK-ut, ku tashmë është provuar se “truri” i inceneratorëve është Mirel Mërtiri, i cili së bashku me Klodian Zoton dhe Stela Gugalljën, ndërtuan skema korrupsioni dhe mashtrimi ndaj qeverisë shqiptare duke përfituar rreth 170 milionë euro për inceneratorë që janë jashtë funksionit në Elbasan dhe Fier dhe në Tiranë një incenerator që nuk ekziston./ CNA
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike ...
Ish-kandidati i "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Kuçovës, L...
Inceneratorët janë quajtur afera dhe skandali më i mad...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Shpesherë kemi parë që monumente kulturore të shemben ose ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Më 11 shtator, me rastin e ditës së parë të shkollës, krye...
Moti i keq ka sjellë shkëputje të energjisë elektrike në K...
Alma Kaçi, gruaja që doli në video-skandalin e ish-kry...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...