
Afera e inceneratorëve është quajtur afera e shekullit, skandali më i madh korruptiv në 30 vite demokraci. Tre persona, “truri” Mirel Mërtiri, bashkëjetuesja e tij dhe Klodian Zoto.
Të tre së bashku krijojnë një skemë që fillon në Elbasan, shkon në Fier dhe vjen në Tiranë. Një skemë e projekte, të cilat shkojnë në qindra miliona euro.

Kontrata koncensionare për Tiranën, 430 milionë euro, dhe Fieri me Elbasanin, rreth 60 milionë euro bashkë me taksat.
Pra, kjo është vlera e firmosur, pa folur këtu për të ardhurat që në 30 vite mund të shkonin deri në 900 milionë euro, kjo sipas xhiros së deklaruar nga vetë kompania e inceneratorit të Tiranës, e cila doli të ishte një skemë mashtrimi ndaj qeverisë shqiptare ku pretendohej se ishin disa brande, por në fakt fshiheshin Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se inceneratori i Elbasanit të ketë shkuar rreth 24-25 milionë euro së bashku me taksat.
Është një investim publik, por për ata që nuk e dinë, inceneratori i Elbasanit, edhe pse quhet si vepër publike moderne, me një eficiencë të madhe, në fakt është një kazan i madh me naftë, një kaldajë me naftë, që do të paktën 2 milionë euro në vit vetëm karburant, sipas përllogaritjeve të bëra nga vetë administratorët e shtetit tashmë dhe një kompanie të re të krijuar nga bashkitë e qarkut të Elbasanit.
Këto përllogaritje janë bërë me çmimin e vjetër të naftës, me shtrenjtimin e saj vlera shtohet.
Nga ana tjetër, inceneratori i Fierit pretendohet se ka shkuar rreth 35 milionë euro, por sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga administratori i shtetit, investimit i mungon rreth 9% e vlerës.
Pra, inceneratori i Fierit nuk ka përfunduar ashtu siç pretendohet nga kompania “ITS”, e cila ka çuar dhe dokumente zyrtare në ministri për të pretenduar se ka përfunduar investimi.
Në Tiranë, në 6 vite janë paguar nga shteti shqiptar rreth 60 milionë euro, rreth po aq afërsisht janë paguar edhe nga biznesi privat.
Pra, një mesatare 110 milionë euro të ardhura për kompaninë e inceneratorit të Tiranës, ku pas tij sërish fshihen Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Ndërsa në një total të përllogaritur janë afërsisht 170 milionë euro të qeverisë shqiptare, të buxhetit të shtetit, taksa të shqiptarëve të varfër dhe biznesit, që kanë paguar për Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe bashkëjetuesen e tij, Stela Gugallja.
Gjithçka ka filluar në një kompani nga hiçi, “Albtec”, në Elbasan në një kontratë ku pa asnjë eksperiencë firmoset një koncension rreth 22 milionë euro pa TVSH. Më pas oreksi shtohet në Fier, ku kalon Klodian Zoto si kontraktues e më pas në Tiranë bashkëpunimi me struktura të korruptuara të qeverisë.
Një ministër është pas hekurave, një sekretar i Përgjithshëm, i cili rezulton se ka blerë pajisje për fabrikat e tij me paratë e Klodian Zotos të “ITS” së Fierit, të cilin e ka rekomanduar më pas edhe në landfillin e Vlorës, sërish marrë kjo nga “ITS”.
Akuzat politike kanë filluar mes palëve që nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ish-ministri Damian Gjiknuri, Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e deri te kryeministri Edi Rama për lidhje me aferën e inceneratorëve.
SPAK-u ka mundur të gjejë lidhje direkte, me dokumente, fakte dhe prova për lidhjet e ngushta të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos me dhjetëra zyrtarë edhe të niveleve më të ulëta të qeverisë shqiptare./ CNA
Moderatori Blendi Fevziu ka denoncuar hedhjen e plehrave p...
Festa e Birrës, e kthyer tashmë në një nga eventet më të m...
37 emigrantë të paligjshëm, të cilët po udhëtonin me 3 gom...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se AMP, (Agjencia ...
Bashkia Korçë ka hedhur për herë të parë në tavolinë disku...
Në vitin 2016 qeveria bëri ndryshime themelore në ligjin o...
Kryetar i LRE-së, Arian Galdini, ka reaguar sërish në ...
The New York Times i ka kushtuar një artikull ish agje...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar s...
2 ditë na ndajnë nga festa më e madhe verore në vendin ton...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur lidhur me ...
Teksa po mbahet protesta për kryetarin e zgjedhur të B...
Ish kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në n...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në hyrje të Korçës....
Ka nisur protesta në Himarë për kryebashkiakun e zgjedhur ...
Banorë të Divjakës po protestojnë prej ditësh për mbeturin...
Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, homologia e tij italia...
Një 82 vjeçare e cila ishte deklaruar e humbur nga 11 Gush...
Një 17-vjeçar, në Lezhë ka rënë në prangat e policisë. Gj...
Nëntëdhjetë e gjashtë persona dihet se kanë vdekur nga zja...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...