LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestë në Himarë për kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleri

14 Gusht 2023, 17:58, Aktualitet CNA

Protestë në Himarë për kryebashkiakun e zgjedhur Fredi

Ka nisur protesta në Himarë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Protesta është organizuar me iniciativën e shoqatës “OMONOIA”. 

Me pankarta në duar, qytetarët kanë protestuar kundër arrestimit të Belerit. Ata kanë kërkuar lirimin e Belerit dhe marrjen e detyrës nga ana e tij.

Një ditë më parë reagoi dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi  i cili në një deklaratë tha se protesta në Himarë është ndërhyrje në punët e brendëshme të një vendi sovran, anëtar i NATOS dhe me statusin Kandiat i BE-së.

Sipas Idrizit ka kohë që Greqia me aradhën pa fund të funksionarëve të saj, me dërgatat e zv/ministrave, deputeteve, etj, kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit në BE./ CNA

Lajmet e fundit nga