
Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi në një deklaratë tha se protesta e lajmëruar nesër në Himarë është ndërhyrje në punët e brendëshme të një vendi sovran, anëtar i NATOS dhe me statusin Kandiat i BE-së .
Sipas tij kjo protestë që pritet të mbahet është presion mbi drejtësinë shqiptare, cënon shtetin ligjor.
Idriz thotë bë kohë që Greqia me aradhën pa fund të funksionarëve të saj, me dërgatat e zv/ministrave, deputeteve, etj, kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit në BE.
PDIU i kërkoi Ministrisë së Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të ndalojë në rrugë diplomatike ardhjen e Kryetarit të Bashkisë së Athinës, Bakojanis, deputeteve apo funksionarëve grekë mosndërhyrjen në një problem që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri.
Deklarata e plotë:
Protesta e lajmëruar nesër në Himarë është ndërhyrje në punët e brendëshme të një vendi sovran, anëtar i NATOS dhe me statusin Kandiat i BE-së .
Protesta e nesërme në Himarë është presion mbi drejtësinë shqiptare, cënon shtetin ligjor.
Si e tillë ajo është e papranueshme, cënon marëdhëniet midis dy vendeve.
U bë kohë që Greqia me aradhën pa fund të funksionarëve të saj, me dërgatat e zv/ministrave, deputeteve, etj, kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit në BE, madje ministri i jashtëm grek arriti deri aty sa me një gjuhë aspak europiane e aq më pak diplomatike, perdori gjuhën e andartëve grekë kur u shpreh që:
Shqipëria po qëllon këmbën e vet me rastin Bejleri …?!
Ata kërkojnë betimin dhe marrjen e detyrës nga Bejleri, i lënë me arrest në burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Fredi Bejleri që “fitoi”me një grusht votash dhe me shumë autobuza nga Greqia, Bashkinë e Himarës, është i akuzuar nga SPAK për krime zgjedhore, për blerjen e pikërisht të atij grushti votash që e shpalli fitues.
Nesër taborrit të deklaratave që nga Kryeministri, Ministri i Jashtëm, deputetëve, vizitave speciale në burg të Bejlerit është lajmëruar se do jetë në proteste edhe Kryetari i Bashkisë së Athinës Bakojanis.
Greqia po përdor duart e forta dhe arrogancën me Shqipërinë m.gj.th. se ata e dinë që rasti Bejleri është çështje e drejtësisë.
Por qëllimi ështe rikthimi i tensioneve etnike në Himarë të harruara prej 10 vjetësh.
Himara nuk është zonë minoritare si Finiqi e Dropulli dhe 36 fshatrat që Shqipëria i ka njohur që në kohën e mbretit Zog, kur u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve.
Himara s’ka asnjë kontinuitet tokësor me Greqinë siç ka p.sh krahina e Çamerisë me Shqipërinë.
Kjo është arsyeja pse u kandidua dhe një personazh butaforik si Bejleri, me edukimin më të lartë si hidraulik në Kretë dhe jo ndonjë intelektual që minoritetit grek nuk i mungojnë.
Apo si personazh me ngarkesa të larta penale, si i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, ku u vranë dy ushtarë, dëshmorë të atdheut dhe i dënuar nga Gjykata e Vlorës për dhunim të simboleve Kombëtare (djegien e flamurit shqiptar).
Prandaj Fredi Bejleri del pa teklif me flamurin e Republikës së Vorio – Epirit te vitit 1914, që përfshinte dhe Gjirokastrën, Korçën dhe një pjesë të Jugut, apo këput broçkulla si shqiptarët e kanë prejardhjen nga Kaukazi apo që do punojë për helenizmën në Himare, apo si deklarata e fundit që do mbrojë tokat “greke” në Himarë.
Fatkeqesisht ketë skenar e mundësoi dhe kandidimi i Bejlerit nga forca politike shqiptare, por sot e në vazhdim po ja shohim e do t’ia shohim sherrin.
PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të ndalojë në rrugë diplomatike ardhjen e Kryetarit të Bashkisë së Athinës, Bakojanis, deputeteve apo funksionarëve grekë mosndërhyrjen në një problem që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri.
PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të reagojë për presionet dhe ndërhyrjen mbi sistemin e drejtësisë Shqiptare.
PDIU i kujton Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministrit të Jashtëm, Parlamentit dhe forcave politike shqiptare që mardheniet e mira me Greqinë duhet të bazohen mbi parimin e reciprocitetit, dialogut dhe dinjitetit dhe çështje të tilla si:
Abrogimi i Ligjit të Luftës nga Greqia;
Zgjidhja e drejtë e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë;
Zgjidhja e problemit të pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi, që kanë 30 vjet që kontribojnë në sistemin e pensioneve në Greqi dhe që rezikojnë të mbeten pa pensione;
Marrëveshja për regjimin e kufijve tokësor dhe piramidave;
Çështja e Zonave Eskluzive Ekonomike dhe Shelfit Kontinental;
Të mos shtyhen në kalendat greke por të trajtohen me përparësi e dialog me parimin e reciprocitetit dhe dinjitetit kombëtar./CNA
Amvisat e Korçës u mblodhën bashkë në Polenë për festën e ...
Grupi i ekspertëve të opozitës, të cilët janë mbledhur...
Dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident t...
Dy persona të cilët ishin në kërkim nga policia janë v...
Deputeti, Luçiano Boçi thotë se impianti i prodhimit të en...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizi...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahi...
Muharrem Xhydollari (Hudenishti) me origjinë nga Pogradeci...
4 ditë na ndajnë nga festa më e madhe verore në vendin ton...
Një thirrje të fortë ka bërë pasditen e kësaj të shtune bi...
Fluksi i turistëve, që po vizitojnë Shqipërinë në këtë sez...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...
U ngrit një zhurmë e madhe, një tymnajë në lidhje me n...
Në një deklaratë të tij për mediat, kryebashkiaku i Ti...
“Kush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi një më një.”...
Prishi rehatinë e gushtit për turravrapin e thasëve të...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar ngjarjen në Mal...
Afera e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha ko...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Bel...
Mëngjesin e sotëm ka patur radhë kilomterike automjetesh n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...