LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VOA: Projektet në fushën e turizmit dhe nevoja e harmonizimit të tyre në Shqipëri

12 Gusht 2023, 17:51, Aktualitet CNA

VOA: Projektet në fushën e turizmit dhe nevoja e harmonizimit të

Fluksi i turistëve, që po vizitojnë Shqipërinë në këtë sezon veror, po njeh rritje nga dita në ditë duke tejkaluar edhe pritshmëritë e këtij sektori, ku vitet e fundit ka patur investime të rëndësishme, kryesisht nga sektori privat, si përsa i përket turizmit bregdetar, ashtu edhe atij malor. Kjo ka nxitur institucionet qendrore, bashkitë, por edhe organizatat jo qeveritare të përfshihen në një numër të madh projektesh me synin promovimin e turizmit.

Vau Dejës është një nga bashkitë e vogla në Shqipëri, e cila përmes fondeve të Bashkimit Europian po zbaton projektin “Vau Dejës një destinacion turistik”. Përgjegjësja e turizmit në këteë bashki, Çuka Babani, thotë se përveç Lumit të Shalës, kjo zonë ka potenciale të shumta në fushën e turismit, të cilat vitet e fundit janë zbuluar kryesisht nga vizitorët e huaj përmes rrjeteve sociale.

Me këtë projekt ne kemi arritur të sigurojmë sinjalistikën turistike, të munguar në Bashkinë Vau Dejës. Janë vendosur 35 tabela, të cilat sinjalizojnë pikat turistike të Bashkisë Vau Dejës, por edhe përshkrimet përkatëse të këtyre zonave që qënë një vlerë turistike dhe kulturore, për të cilat turistët kanë se çfarë të shikojnë në bashkinë tonë.

Bashkimi Europian po mbështet me fonde një numër projektesh të rëndësishme në fushën e turizmit, një prej të cilëve ishte ngritja e qendrës së informimit për turistët në plazhin e Shëngjinit, plazh ky që prej vitesh frekuentohet kryesisht nga pushuesit nga Kosova.

Për Bashkimin Europian është përparësi mbështetja për Shqipërinë. Projekti ynë në fushën e turizmit po mbështet bashkitë, të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit në rrugën e integrimit europian. Projekti ka mbështetur me grante 19 bashki të vendit, thotë menaxherja programit për qeverisjen rajonal dhe lokale në delegacionin e BE në Shqipëri, zonja Marie Augouy.

Fluksi në rritje i turistëve, përshirja e një numri të madh institucionesh dhe organizatash në nxitjen dhe promovimin e turizmit, sipas këshilltares në Ministrinë e Kulturës, Arlinda Kondi, është diçka pozitive, por është e rëndësishme që të mos ketë mbivendosje projektesh që harxhojnë energji dhe fonde të panevojshme.

Realisht ka shumë iniciativa dhe shumë projekte që janë duke u zbatuar në rang bashkije, në rang institucionesh publike dhe, është shumë e rëndësishme që ne të kemi një pasqyrë dhe kuadër tërësor të të gjithë ndërhyrjeve që janë bërë vitet e fundit kryesisht dhe të kuptojmë çfarë nuk duhet të mbivendoset dhe çfarë janë hapsirat ku mund të ndërhyjmë.

Vetë Ministria e Kulturës, sipas zonjës Kondi, është partnere në 11 projekte në fushën e turizmit dhe, në një tjetër, është udhëheqëse e projektit. Ajo thotë se, është e rëndësishme të vendoset një balancë mes asaj që u ofrohet turistëve dhe nevojës për të ruajtur nga dëmtimi vlerat e trashëgimisë kulturore.

Sipas të dhënave zyrtare, në 6-mujorin e parë të këtij viti, Shqipëria ka pritur 33% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por pritmëritë janë edhe më të larta për muajt në vazhdim./ VOA

Lajmet e fundit nga