Studimi i UNDP mbi ndërtimet në Shqipëri/ Burimet janë të paqarta, ndërsa oferta e lartë dikton tregun
Në Tiranë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, U...

Në Shqipëri ekonomia dha shenja gjallërimi në tremujorin e tretë të këtij viti, duke u rritur, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Instituti i Statistikave (Instat) me 4.02 përqind. Pothuajse të gjitha degët e ekonomisë kanë rregjistruar një aktivitet pozitiv, por rritja qartazi i detyrohet kryesisht turizmit dhe ndërtimit.
Sipas Instat-it, grupi i aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor, i cili përfshin sektorët e lidhur drejtpërdrejtë me turizmin, pati një rritje prej 9,94 përqind. Kontributi në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) rezulton në fakt më i larti me 1,94 pikë përqindje, gati gjysmën e të gjithë rritjes tremujore. Nga ana tjetër ndërtimi u rrit me 10,66 përqind, ndërsa aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme me 13,84 përqind. Të dyja së bashku kontribuan me 1,8 pikë përqindje.
Ekonomia shqiptare ka rregjistruar një rritje ekonomike me luhatje jo të vogla gjatë këtij viti. Në tremujorin e parë, ajo u rrit me 6.5 përqind për të shënuar më pas një rënie me 2.2 përqind në atë pasardhës, duke reflektuar menjëherë pasojat e shumëanshme të luftës në Ukrainë dhe pasiguritë që e shoqëruan. Si 9-mujor, rritja mesatare ekonomike përllogaritet në 4.25 përqind.
Rritja në tremujorin e tretë ishte e pritshme nga autoritetet, të cilat gjithashtu parashikojnë një tkurrje të aktivitetit ekonomik në tremujorin e fundit. “Pritjet për rritjen ekonomike në tremujorin e katërt mbeten të rrethuara nga pasiguri më të larta, kryesisht në varësi sesi do të shkojnë zhvillimet ekonomike ndërkombëtare. Një ngadalësim i rritjes ekonomike ka të ngjarë të ndodhë për tremujorin e fundit për shkak të pasigurive të ngritura, gërryerjes së të ardhurave reale prej inflacionit dhe shtrëngimit të kushteve financiare”, deklaroi pak kohë më parë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.
Megjithatë parashikimet si të qeverisë shqiptare, ashtu dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për vitin 2022, u rishikuan më herët, për lart. Nga 3.2 përqind që ishte parashikimi fillestar, pritshmëritë e autoriteteve janë për 3.7 përqind, sikundër edhe të FMN-së.
Ndërsa për vitin e ardhshëm, të dyja palët presin një rënie të ekonomisë. Fondi vlerëson që rritja ekonomike “të ngadalësohet në rreth 2 për qind në vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare më të shtrënguara, ngadalësimin në Europë, dhe tërheqjen e nevojshme të politikave mbështetëse”. Edhe qeveria ka rishikuar për poshtë prarashikimet e saj në 2.6 përqind nga 3.9 që ka qenë vlerësimi fillestar. Megjithatë, sipas qeverisë, në varësi të zhvillimeve në mjedisin e jashtëm, kjo normë mund të bjerë dhe nën 2 përqind, por duke përjashtuar mundësinë e rënies në recesion./VOA.al
Në Tiranë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, U...
Prej disa ditësh monedhat e huaja nuk po njohin rritje. D...
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, nga foltorja e Kuv...
Pavarësisht krizës energjetike, ekonomia gjermane po përga...
Dollari amerikan blihet me 106.7 lekë dhe shitet me 107.7 ...
Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare ka folur për...
Kampionati Botëror 2022 në Katar përfundoi me një duel spe...
Sot, me 21 dhjetor 2022, dollari amerikan blihet me 10...
Çmimet e karburanteve janë ndryshuar sërish nga Bordi ...
Sot, me 20 dhjetor 2022, dollari amerikan blihet me 10...
Gazetari i Ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, u ka bërë thirrje ...
Më 5 mars kur Rusia sapo kishte hyrë në Ukrainë, president...
Dollari amerikan e nis javën duke u këmbyer me 107 Lekë, e...
Sot, me 18 dhjetor 2022, dollari amerikan blihet me 10...
Paundi britanik e cila ishte monedha që këmbehej në vlera ...
Paundi britanik e cila ishte monedha që këmbehej në vlera ...
Euro po e mbyll vitin në rënie. Të gjithë ata që janë të i...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karbura...
Euro po e mbyll vitin në rënie. Të gjithë ata që janë të i...
Euro po e mbyll vitin në rënie. Të gjithë ata që janë të i...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...