Taksa për arsimin, si dështuan investimet me dhe pa PPP
Më 11 shtator, me rastin e ditës së parë të shkollës, krye...

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Rrogozhinës për problemin e një mësueseje të Shkencave Sociale, me diplomë si mësuese e Arsimit të Mesëm dhe të Lartë. Ajo prej 4 vitesh punon me kohë të plotë në gjimnazin “Haxhi Qehaj” në Rrogozhinë, ku ka marrë emërimin 3 vjet më parë. Problemi i zonjës lidhet me pagesën. Teksa kolegët e saj, në të njëjtat kushte, ose dhe me më pak vite punë, paguhen me 600 mijë Lekë të vjetra në muaj, ajo merr vetëm 56 mijë Lekë.
Denoncuesja: Unë jam mësuese në gjimnazin “Haxhi Qehaj” në Rrogozhinë prej 4 vitesh. Jam mësuese e Shkencave Sociale. Kam hyrë me portal tek vendi i punës duke qenë se ishte vakant dhe kam dalë e para në portal. Problemi nis me pagën. Unë gjatë gjithë këtyre viteve punë nuk jam paguar si mësuese në gjimnaz. Paga ime nuk ka vlerën e mësuesve dhe kolegeve të mia, me të cilat mund të themi që kemi hyrë në të njëjtën periudhë. Unë paguhem 56 mijë Lekë, ndërsa kolegeve të mia mund t’i shkojë në 60 mijë Lekë. Tek “Bashkëqeverisja” më kanë thënë që “keni të drejtë” dhe se do të paguhem dhe për periudhën në të cilën nuk jam paguar sa duhet. Nuk kam marrë asnjë zgjidhje.
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti: Përderisa ajo ka diplomë të AML-së, edhe sikur të japë në kopsht, kjo nuk ka rëndësi fare. Ajo paguhet me diplomën që është sepse për këtë është diploma. Kjo është një histori “alla shqiptarçe” ku çdokush çohet dhe thotë “si mund të ja vështirësoj jetën një individi”. Së pari njëherë, drejtori i shkollës i ka bërë një kontratë dhe duhet të përaqesë kushtet. Ka kërkuar të drejtën e vet dhe nuk i thonë pse këto lekë i janë hequr. Është një shumë e madhe, e cila plus rrogën e sakatuar që i kanë bërë, i kanë futur dhe stresin dhe e kanë demotivuar si njeri. Të demotivojnë dhe pastaj ngrenë duart edhe thonë “nuk dimë gjë”. Duhet t’ia kthejnë zonjës me një falje të madhe dhe me të gjitha bonueset që i takojnë.
Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Durrës e ka pranuar problemin dhe i ka kërkuar Zyrës Vendore të Arsimit Parauniveristar Rrogozhinë që të bëjë pagesën për mësuesen në fjalë si arsimtare gjimnazi, së bashku me diferencat e munguara. Por ZVA Rrogozhinë nuk ndërmerr asnjë veprim. Eksperti i financës në ZVA Rrogozhinë thotë se mësuesja i ka marrë paratë në rregull, pasi normën e ka plotësuar me orë të ciklit 9-vjeçar.
Specialisti i Financës: Pagesat e zonjës janë të rregullta sipas emërimit që ajo ka pasur në shkollën ku ajo është mësuese. Ajo është mësuese në gjimnaz dhe ka pasur një mbledhje orësh, një pjesë në gjimnaz dhe në një shkollë të ciklit të mesëm të ulët, jo në gjimnaz. Kjo ka qenë përpara periudhës që unë të isha i punësuar këtu. Pagesën e bëj sipas listprezencës që më vjen nga ana e Drejtorisë së Shkollës. Ne nuk kemi një shkresë që të bëhet kompensiomi i diferencave të pagesave të paguara gabim.
Por “Stop” provon se mësuesja i plotëson të 20 orët në gjimnazin e Rrogozhinës. Në këto kushte, gazetarja pret drejtorin e ZVA-së Rrogozhinë, Luan Sheshi, i cili kërkon kohë që të shqyrtojë dokumentet.
Dr.ZVA Rrogozhinë, Luan Shehi: Do të shqyrtoj rastin dhe do të jap një përgjigje shterruese, gjithmonë bazuar në ligje dhe në udhëzimet përkatëse. Jemi vonë, por do ta bëjmë. Do ta shqyrtojmë, dua dhe unë kohën time.
Pas takimit me drejtorin e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Rrogozhinë ka pasur zhvillime pasi mësuesja u thirr në një takim me juristin dhe u pranua fajai. Nga Shtatori 2023, do të paguhet si mësuese gjimnazi. Përsa i përket diferencave që nuk iu dhanë për kaq vite, në fakt thuhet se nuk ka fonde kjo zyrë. Thirrja e “Stop” është e qartë: Të gjenden fondet dhe mësuesja të paguhet!/ tvklan
Më 11 shtator, me rastin e ditës së parë të shkollës, krye...
Moti i keq ka sjellë shkëputje të energjisë elektrike në K...
Alma Kaçi, gruaja që doli në video-skandalin e ish-kry...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në një ambient në qendër të Bllokut është një lokal, në të...
Sipas një auditimi të KLSH-së të vitit 2021 në Spitalin Ps...
Një shqiptar i arrestuar dhe burgosur në Itali, në vitin 2...
Dy javë më parë “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Nafi...
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi disa materiale shqetësu...
Emisioni Fiks Fare solli historinë e një vajze 8 vjeçare e...
Një shoqëri ndërtimi denoncon njërin prej ish-aksionerëve ...
Prej disa muajsh fondi Besa ka nisur një fushatë publicita...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka vënë në dukje mbylljen ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt qytetit të Fier...
6 milionë euro ose e thënë ndryshe 600 milionë lekë ës...
Afera me 3 inceneratorët sa vjen e shtohet. Mbrëmjen e...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...