
Fiks Fare/ Skandali i Gjendjes Civile! Në burg në Itali, martohet në Shqipëri
Një shqiptar i arrestuar dhe burgosur në Itali, në vitin 2...
Sipas një auditimi të KLSH-së të vitit 2021 në Spitalin Psikiatrik Vlorë “Ali Mihali”, janë gjetur shkelje financiare, që kapin shifrën 400 milionë Lekë të vjetra përgjatë viteve 2017-2020.
Ky spital së fundmi është investuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe është i ndarë në dy shërbime, akut dhe kronik. Ajo, që ndodh me kushtet e shërbimit kronik, është pak të thuash skandaloze.
“Brenda këtij spitali është reparti i të sëmurëve kronikë. Në atë repart çfarë nuk ndodh, të sëmurët kronikë jetojnë në kushte çnjerëzore”, tha denoncuesja.
Për pavijonin e burrave, kapaciteti është 14 pacientë, por aty mbahen plot 41 të sëmurë. Në pjesën më të madhe të ditës të sëmurët lihen jashtë sepse nuk i përballon të 41 pacientët. Pamjet që vijnë aty janë më të vërtetë skandaloze.
Pavijoni i grave është në kushte edhe më të rënda. Ambientet ku trajtohen pacientët aty janë çnjerëzore. Aty mungon çdo gjë minimale.
Femrave ju janë qethur flokët shkurt për shkak të parazitëve. Në një banjo e një dush duhet të lahen plot 51 gra me probleme mendore. Aty funksionon vetëm një çezmë.
Krevatet janë të prishur, të ndotur me jashtëqitje, dhe me gjithë denoncimet, asnjë masë nuk është marrë.
Sipas KLSH janë konstatuar shkelje financiare në mirëmbajtjen e objektit të spitalit, ku figurojnë që janë kryer shpenzime, por kushtet ku jetojnë pacientët nxjerrin blof këtë investim.
“Për mua është e papranueshme. Duhej ta denoncoja këtë fenomen sepse nuk mund të tolerohet më. Ata janë njerëz pavarësisht se kanë probleme. Ata kanë të drejtë të kurohen, të marrin mjekimin ashtu si çdo pacient tjetër”, u shpreh denoncuesja.
Në raportin e KLSH-së nënvizohet gjithashtu abuzimi me ushqimin e pacientëve dhe shërbimi i çalë i lavanterisë.
Ushqimi nuk ka cilësinë e duhur, madje shërbehet jashtë, në tokë e pa lugë.
Edhe tek shpërndarja dhe gatimi i ushqimeve KLSH ka gjetur shkelje financiare. Sipas audituesve nuk përmbushen parimet bazë të këtij shërbimi, i cili është jetik për pacientët.
Sa i përket lavanterisë, spitali ia ka dhënë këtë shërbim një subjekti privat. Për shkak të sëmundjes disa pacientë i kryejnë nevojat personale në krevat, të cilët qëndrojnë të lagur për ditë të tëra pasi nuk u vendosen panolina dhe nuk pastrohen nga stafi. Papastëria mbizotëron në këto dy reparte. Dyshekët janë me urinë dhe jashtëqitje, era e keqe kundërmon deri jashtë në rrugën kryesore.
Auditimi edhe këtu ka gjetur shkelje financiare. Artikujt janë shënuar me copë dhe jo me peshën specifike.
Në këtë spital janë bërë edhe abuzime të tjera me dietat dhe udhëtime fiktive për rehabilitimin e pacientëve. Por sipas auditimit të KLSH, ato fatura janë fiktive. “Stop” ka mësuar se drejtoresha e këtij spitali ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kryeinfermieres, punonjëses sociale dhe psikologes, të cilat janë detyruar për të firmosur këto dieta fiktive.
“Sipas dijenisë sime është bërë udhëtimi deri në Valbonë i pacientëve, por realisht këta pacientë nuk kanë shkuar. Është bërë fiktive, është mëse e kuptueshme. Nëse këta pacientë jetojnë në kushte të mjerueshme, i shikon të palarë, nuk përdorin pampers, i shikon në kushte të tmerrshme, ju mendoni se do i çojnë për udhëtime në Valbonë? Është e kuptueshme që jo”, tha një denoncuese.
Sa i përket dietave, KLSH ka zbuluar se është abuzuar me remontin e dy automjeteve, me litrat e karburantit të shpenzuar në mospërputhje me konsumimin real. Sipas KLSH, spitali psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë ka një dëm ekonomik rreth 400 milionë Lekë të vjetra.
Drejtoresha e komanduar prej 5 vitesh e këtij Spitali, është Olta Ganaj, një emër jo i panjohur për publikun.
Ajo iku nga detyra si drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijës Vlorë, pas transmetimit në “Stop” të abuzimeve të saj financiare.
Më 1 Maj 2018, “Stop” investigoi abuzimet me fëmijët jetimë në Vlorë dhe shpërdorimin financiar të këtij institucioni ku asokohe drejtoreshë ishte Olta Ganaj.
“Stop” ka evidentuar nga auditimi i KLSH-së, se janë disa kompani private të cilat kanë fituar tenderin e pastrimit, mirëmbajtjes dhe ushqimit. Emrat e këtyre kompanive janë të ndryshme, por kanë një të përbashkët, administratorin. Sipas investigimit, rezulton që është Alma Tafaj.
Deri më tani nuk ka informacione se çfarë hetimesh ka bërë prokuroria për këtë dëm ekonomik dhe social pasi pacientët trajtohen më keq se kafshët./ tvklan
Një shqiptar i arrestuar dhe burgosur në Itali, në vitin 2...
Dy javë më parë “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Nafi...
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi disa materiale shqetësu...
Emisioni Fiks Fare solli historinë e një vajze 8 vjeçare e...
Një shoqëri ndërtimi denoncon njërin prej ish-aksionerëve ...
Prej disa muajsh fondi Besa ka nisur një fushatë publicita...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka vënë në dukje mbylljen ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt qytetit të Fier...
6 milionë euro ose e thënë ndryshe 600 milionë lekë ës...
Afera me 3 inceneratorët sa vjen e shtohet. Mbrëmjen e...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Disa materiale shqetësuese qarkullojnë në rrjete sociale t...
Me fillimin e vitit të ri shkollor filluan edhe problemet....
Dashuria për një grua ka futur në sherr dy të moshuar në T...
Para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, Fiks Fare bëri nj...
Fiks Fare denoncon për të disatën herë qendrat e masazheve...
Luka Karta ( Luca Carta) është një shtetas italian, i cili...
Një auditim i KLSH-së ka zbuluar të tjera abuzime në k...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një infermieri burgu ng...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur shqe...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një 35 vjeçare shqiptare është ekzekutuar me plumb në kokë n...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, paralajmër...
Gazetari Artan Hoxha zbuloi lidhjet e të shumëkërkuarit La...
Për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, është marrë p...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit ...
Ushtari amerikan që fut në mënyrë të paligjshme në ter...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Deputeti serb i partisë “Zajedno”, Djordje Miketiç, ka...
Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në terri...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...