
Dy javë më parë “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Nafije në adresë të Azilit Privat “Rrezet e jetës”.
Në këtë shtëpi për kujdesin e të moshuarve ishte akomoduar nëna e saj, e ndjera Kadrije Ruko nga djali i madh. Sipas Nafijes, nëna 86 vjeçare e paralizuar, është dhunuar dhe abuzuar në këtë institucion.
Nafija e vizitonte të ëmën dhe kjo e fundit i thoshte, se e keqtrajtonin e nuk i jepnin për të ngrënë e për të pirë.
Madje vetë Nafija konstatoi hematoma në trupin e së ëmës së ndjerë. Zonja Nafije ka edhe fotografi, që i ka bërë së ëmës ku duken shenjat e abuzimit.
Lili Sadaj, bashkëshortja e administratorit të azilit “Rrezet e Jetës”, tha se e ndjera Kadrije, herë pas here bënte veprime të pakontrolluara.
Nga ana tjetër, për doktorin e qendrës Selim Ibrahimi, diagnoza ishte tension dhe probleme kardiake.
Pas transmetimit të “Stop”, inspektori i Drejtorisë së Inspektimit të Standardeve të Shërbimeve Shoqërore Ardian Stafa, pas kontrollit në këtë institucion thotë, se nuk është gjetur asnjë situatë e dokumentuar, ngjarje pozitive apo incidente.
“Mungon kjo lloj gjëje për të gjitha”.
Azilit privat i është lënë detyrë, që të dokumentojë çdo vizitë, përshtypje apo ankesë, dhe nëse nuk plotësohet kjo detyrë, “Rrezet e jetës” mund të përballet me pezullim të licencës.
“Kemi mosdokumentim. Kjo bën që një nga standardet që rregullon gjithë procedurën e trajtimit të ankesave dhe më gjerë të mos jetë përmbushur. Janë lënë masa, të trajtohen me procedurë, të regjistrohen të gjitha incidentet. Kuptohet që kur thua procedurë ke parasysh të dokumentosh si e ke trajtuar. Mospërmbushja nga ana e qendrës më pas do të bëjë shkak për propozim sanksionesh siç i propozon ligji”./tvklan
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi disa materiale shqetësu...
Emisioni Fiks Fare solli historinë e një vajze 8 vjeçare e...
Një shoqëri ndërtimi denoncon njërin prej ish-aksionerëve ...
Prej disa muajsh fondi Besa ka nisur një fushatë publicita...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka vënë në dukje mbylljen ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt qytetit të Fier...
6 milionë euro ose e thënë ndryshe 600 milionë lekë ës...
Afera me 3 inceneratorët sa vjen e shtohet. Mbrëmjen e...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Disa materiale shqetësuese qarkullojnë në rrjete sociale t...
Me fillimin e vitit të ri shkollor filluan edhe problemet....
Dashuria për një grua ka futur në sherr dy të moshuar në T...
Para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, Fiks Fare bëri nj...
Fiks Fare denoncon për të disatën herë qendrat e masazheve...
Luka Karta ( Luca Carta) është një shtetas italian, i cili...
Një auditim i KLSH-së ka zbuluar të tjera abuzime në k...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një infermieri burgu ng...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur shqe...
Ish-Presidenti i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar d...
Landfilli i Vlorës është përfshirë sërish nga flakët. Ky ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...