
Fiks Fare/ Qendrat e masazhit fole prostitucioni, “Buza e re” 10 deri në 18 klientë në ditë
Fiks Fare denoncon për të disatën herë qendrat e masazheve...
Para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, Fiks Fare bëri një vëzhgim për fondet e akroduara nga bashkitë për “asfaltin elektoral”.
Të gjitha, pa përjashtim, bën tendera emergjentë për shtrime rrugësh. Bashkia e Ebasanit bëri disa tendera, më i madhi ishte me objekt “rikonstruksion dhe riasfaltim i gjendjes ekzistuese të rrugëve dhe shesheve në Bashkinë Elbasan dhe në disa Njësi Administrative”, me një fond 151 milionë lekë ose 1.5 milionë euro.
Në dokumente ishte shkruar se do të shtrohej edhe rruga “Coha”, në fshatn Gjonme të Njësisë Administartive Gjergjan. Në atë rrugë shkuan mjetet e firmës fituese, “Vëllezërit Hysa”, shëmbën avllitë e banorëve, bën disa puseta që i lanë hapur, bën shtrimin me kalldrëm dhe ikën. Mbaruan fondet, në një kohë që në dokumente shkruhet se duhet të shtrohej me asfalt.
Fiksi shkoi në atë rrugë, ku konstatoi se punimet ishin lënë përgjysmë, pusetat ishin të hapura, avllitë e shtëpive janë prishur dhe nuk është shtruar me asfalt. “Erdhën mjetet e firmës ‘Vëllezërit Hysa’. Prishën avlli, bën disa sistemime. Punimet i bënë para zgjedhjeve lokale. Gjithçka e bënë për vota. Pasi mbaruan zgjedhjet, ikën dhe s’u dukën më këtu. I kanë lënë pusetat hapur, janë mbushur me gurë. Në ato vende janë rrëzuar edhe fëmijë, rrezikojnë përditë. Askush s’merr masa” thonë banorët, teksa pohojnë se “tani iku nusja (zgjedhjet), s’kujtohet me njëri”.
Pas këtyre ankesave, gazetarët e Fiksit shkojnë në Bashkinë e Elbasanit, por askush s’jep informacion. Fiksi telefonon Resul Hoxhën, Administrator i Njësisë Gjergjan. Administratori thotë se janë bërë punime edhe pas zgjedhjeve, ndërkohë që pranon se firma fituese është larguar. Pohon se tani janë punë administrative, pra të bashkisë dhe firmës dhe se banorët s’kanë lidhje. Gazetarët i bëjnë me dije se banorët jetojnë në atë rrugë, me puseta të hapura me avlli të prishura dhe ata janë më të prekurit. Ai thotë se asfalti do të bëhet, por firma ka kërkuar më shumë para’. Pra, ka kërkuar shtesë fondi. Pyetjes se Bashkia e Elbasanit i ka bërë gabim preventivet e punimeve, ai i bërë para zgjedhjeve, përgjigjet se ka pasur punime të paparashikuara dhe se kërkon më shumë fonde. Pyetet disa herë nga gazetarët e Fiksit se kur do të përfundojë, para zgjedhjeve të tjera apo ka ndonjë afat tjetër. Thotë se do të bëhet shumë shpejt.
Fiks Fare kontaktoi me firmën “Vëllezërit Hysa”, duke e pyetur se përse janë lënë punimet në mes. Në përgjigje, firma thotë se kontrata është lidhur në muajin shkurt 2023 dhe ndër rrugët ishte edhe COHA. Sipas tyre, gjatë realizimit të punimeve janë evidentuar disa problematika që iu është dhënë zgjidhje me Njësinë Administrative Gjergjan. Problemet ishin me prishjen e mureve të avllisë, me kolektorin e ujit të pijshëm dhe me zhvendosjen e kanalit vaditës. Pyetjes se kur do të asfaltohet, firma thotë se për arsye teknike por edhe ekonomike, asfaltimi do të bëhet njëkohësisht me disa rrugë të tjera dhe brenda vitit 2023!
Ndërkohë, Fiksi e pyeti firmën se përse ka kërkuar fonde shtesë? Në përgjigje, firma thotë se nuk ka pasur kërkesë për rritje të vlerës së kontratës, pasi këto problematika janë zgjidhur brenda vlerës totale të kontratës. Por, Administratori i Njësisë Gjergjan kishte një informacion të ndryshëm. “Kontrata dhe baza ligjore e pamundësojnë ndryshimin e vlerës dhe aq më pak të rritjes së vlerës së saj pa zhvillim të një procedure prokurimit” thuhet në këtë përgjigje./ tch
Fiks Fare denoncon për të disatën herë qendrat e masazheve...
Luka Karta ( Luca Carta) është një shtetas italian, i cili...
Një auditim i KLSH-së ka zbuluar të tjera abuzime në k...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një infermieri burgu ng...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur shqe...
Ish-Presidenti i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar d...
Landfilli i Vlorës është përfshirë sërish nga flakët. Ky ...
Në dhjetor 2021, “Stop” ishte në Laç për problemin e bashk...
“Stop” ishte në Lezhë, pasi një zonjë tregoi se çfarë lojë...
Zamira Xhelilaj tregon se në vitin 2019 është larguar nga ...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” vjen ng...
“Stop” u ndal në Pyllin e Sodës, të cilin vlonjatët e kons...
Federata e Vrojtuesve të Plazhit është i vetmi institucion...
Rama flet për inceneratorët Në një dalje të djeshme m...
Agjencia Shtetërore për Shpronësim, në muajin Korrik p...
Situatë skandaloze në një nga lagjet në periferi të Tiranës....
Situata katastrofike me "malin" e plehrave në Orikum vijon...
Një postim të tij në rrjetet sociale eksperti i IT, Ge...
Një denoncim i fortë është bërë nga ish-kryeministri Sali ...
Më datë 1 gusht SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, p...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një 35 vjeçare shqiptare është ekzekutuar me plumb në kokë n...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, paralajmër...
Gazetari Artan Hoxha zbuloi lidhjet e të shumëkërkuarit La...
Për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, është marrë p...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit ...
Ushtari amerikan që fut në mënyrë të paligjshme në ter...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Deputeti serb i partisë “Zajedno”, Djordje Miketiç, ka...
Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në terri...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...