E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

“The Indipendent”
Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rëndësishme në një samit ndërkombëtar, është ajo që nuk adresohet. Për momentin, kjo është shumë e vërtetë për liderët e G7-ës. Ata po e injorojnë urinë globale, që po shfaqet si një pasojë tragjike e pushtimit rus të Ukrainës.
Për shkak të ndërprerjeve që ka shkaktuar lufta, minimizimit të ujërave ukrainase dhe bllokadës së portit të Odesës nga marina ruse, miliona ton drithë dhe vaj luledielli, që tani duhet të ushqenin njerëzit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, ndodhen ende në magazinat ukrainase në pritje për t’u eksportuar ose u kalbur, vjedhur dhe transportuar drejt Rusisë.
Kur ka radhë buke në Ukrainë, kjo duhet të përbëjë një arsye për t’u shqetësuar. Perëndimi ka përpara tri opsione, që të gjitha të sikletshme dhe të rrezikshme. Opsioni i parë është të mos bëjmë asgjë. Dhe heshtja e dukshme pavarësisht nevojës për t’i dhënë fund krizës globale të ushqimit nga G7, sugjeron se kjo është qasja më e preferuar.
Në fakt, kjo qasje do të dënonte mijëra, në mos miliona njerëz nga më të varfrit, në vende nga Gana deri në Jemen. Si gjithnjë, ata që janë në fund të listës, do të jenë të parët që do të përjetojnë urinë. Por shumë të tjerë do t’i pasojnë, kur inflacioni i lartë t’i përjashtojë nga tregu.
Kjo është një perspektivë e tmerrshme, e përkeqësuar më tej nga informacionet se të korrat e ardhshme do të jenë rreth gjysma e sasisë aktuale, për shkak të luftës që vazhdon në Ukrainë. Moti i keq dhe të korrat e dobëta gjetkë në botë, mund ta përkeqësojnë më tej këtë krizë.
Në çdo rast, ajo duket e destinuar të përkeqësohet. Përveç krizës së menjëhershme humanitare, një destabilitet i tillë në zona të gjera, që përfshijnë vende me të ardhura të ulëta dhe në zhvillim, do të shkaktojë trazira, do të ndezë konflikte, dhe do të rrisë flukset migratore drejt Perëndimit. Me kalimin e kohës presioni global për të bërë diçka për të mbushur barkun me bukë, do ta detyrojë botën e pasur të veprojë. Por për disa do të jetëshumë vonë.
Një opsion i dytë sugjerohet nga vetë Kremlini. Rusët kanë ofruar të lejojnë kalimin e sigurt të grurit dhe vajrave nga Ukraina dhe përmes Detit të Zi drejt Afrikës së Veriut dhe më tej, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndaj saj. Është një formë shantazhi, e cila do të përshpejtonte humbjen vendimtare të Ukrainës.
Sanksionet, duke përfshirë edhe ato më të ashprat, kërkojnë kohë për të qenë efektive, madje edhe tani vendet evropiane importojnë ende gazin rus. Por problemi është që nëse Rusia e kontrollon bujqësinë ukrainase, drejtpërdrejt apo tërthorazi, ajo do të jetë në të njëjtin pozicion që ishte në lidhje me lëndët djegëse fosile: të mbajë peng Perëndimin dhe pjesën tjetër të botës. Sigurisht që kjo nuk do t’i jepte fund ambicies së Vladimir Putinit, për të reformuar perandorinë e vjetër sovjetike dhe ruse.
Opsioni i tretë është të krijimi i një korridor të sigurt për të nxjerrë eksportet ushqimore nga Odesa, dhe për të thyer bllokadën ruse. Por kjo do të kërkonte një bashkëpunim ndërkombëtar të paprecedentë. Për të qenë efektiv, ky bashkëpunim duhet të mbështetet nga një “koalicion i vullnetarëve” globalë, jo i kufizuar tek NATO, dhe i mbështetur nga marina e shumë vendeve, edhe pse disa prej tyre mund të kenë vetëm një forcë simbolike.
Do të duhet një armatë e madhe mjetesh për të fituar kontrollin e ujërave të Ukrainës dhe atyre ndërkombëtare, për të pastruar minat që gjenden aty, dhe për ta penguar marinën ruse të fundosë anijet tregtare. Turqia, ruajtësja e hyrjes në Detin e Zi, dhe garantuesja e zbatimitKonventës ndërkombëtare të Montrosë, duhet të bindet të lejojë hyrjen e anijeve ushtarakepërmes Detit të Zi.
Deri më tani, presidenti Erdogan është shfaqur si një aleat i paqartë, sado të sinqerta që mund të jenë përpjekjet e tij për të siguruar paqen në rajon. Përballë presionit të kombinuar dhe stimujve miqësorë të aleatëve të tij të NATO-s dhe fqinjëve të BE-së, Erdogan mund të nxitet ta zemërojë Kremlinin.
Megjithatë, nuk mund të jetë në interesin strategjik afatgjatë të Turqisë të ketë pranë një Rusi agresive, ekspansioniste, dhe që shkakton vazhdimisht telashe. Në fakt Ankarasë nuk i intereson as të ketë pranë një valë grushtesh shteti dhe akte dhune, si ato të Pranverës Arabe.
Tek e fundit, Rusia dhe Turqia janë tradicionalisht rivale të natyrshme me njëra-tjetrën.
Por deri më tani, 7 fuqitë e mëdha, nuk i kanë peshuar dhe analizuar këto zgjedhje të pakëndshme. Por pas çdo dite që kalon pa asnjë sinjal veprimi të vendosur, ka më shumë shanse që Rusia ta lërë botën të nënshtruar nga uria.
Askush nga ata që e shijoi peizazhin e bukur bavarez këtë javë, s’duhet të ketë asnjë dyshim mbi gatishmërinë e Vladimir Putinit për të sakrifikuar edhe më shumë jetë njerëzish, vetëmpër hir të projektit të tij megaloman./ bota.al
Njerëzit kanë përjetuar tashmë një epokë akullnajore, që k...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i vet...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...
Samiti i Madridit dëshmoi një nivel të lartë solidarit...
Trupi juaj bart triliona qeliza. Por qelizat që keni s...
Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim histor...
Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan poli...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
Kur ish-kryeministri britanik, Uinston Çërçill, foli për k...
Për arsye historike dhe sociologjike, gara e Maratonës...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të drejtë kur...
Europa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai është sot një qytet që ka tërhequr vëmendjen e njerë...
Si mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të G-7 Gjerman...
Ëndrra e qenieve njerëzore, dhe e mjekësisë në përgjithësi...
Ata mund të ishin skllevër, priftërinj ose zyrtarë obo...
Rusia nuk mund ta fitojë luftën e saj kundër Ukrainës ...
Ndërsa shumë njerëz janë njohur me teoritë e konspiracioni...
“Kujdes nga loja e mbivendosur!” Është një nga shprehj...
Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtua...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...