
A ndryshon tërësisht trupi i njeriut çdo 7 vjet?
Trupi juaj bart triliona qeliza. Por qelizat që keni s...
Samiti i Madridit dëshmoi një nivel të lartë solidariteti midis anëtarëve të aleancës. Njëri pas tjetrit, zyrtarët e NATO-s u zotuan t’i qëndrojnë kursit aktual, dhe t’i kundërvihen pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.
Por ndërsa kjo luftë po vazhdon edhe tani në verë dhe civilë të tjerë vazhdojnë të humbin jetën nga sulmet e tmerrshme me raketa, NATO duhet të pyesë se si mund të dështojë strategjia e saj. Ne mund të imagjinojmë disa nga mënyrat, se si aleatët e Ukrainës mund t’i shpërdorojnë avantazhet e tyre aktuale dhe të humbasin në fund.
Kur sheh rezultatet e deritanishme, duket sikur Putini po dështon në qëllimet e tij të luftës. Trupat ruse janë bllokuar në një betejë të përgjakshme, që nuk po sheh në horizont një fund të qartë. Në vend se t’i përkulet hegjemonisë së Moskës, Ukraina po i bashkohet Europës, duke marrë javën e kaluar statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian.
Një NATO e rigjallëruar po forcon ndjeshëm krahët e saj lindorë dhe veriorë, teksa aleancës po i bashkohen edhe Suedia dhe Finlanda. Dhe Rusia po i humb tregjet e saj energjitike në Europë, por edhe qasjen te teknologjia perëndimore.
Perëndimi po “i dërgon një mesazh të pagabueshëm” Putinit, deklaroi presidenti amerikan Xho Bajden në samitin e Madridit. Pentagoni planifikon të dërgojë trupa shtesë në Poloni, shtetet baltike dhe Rumani. Ndërkohë, 2 destrojerë të tjerë të marinës amerikane do të vendosen në Spanjë; ndërsa 2 skuadrile të tjera avionësh luftarakë F-35 do të stacionohen në Britani.
“Ne jemi duke u forcuar!”-tha Bajden, duke njoftuar angazhimin e zgjeruar të SHBA-së. E çfarë mund të shkojë keq me këtë panoramë? Në fakt shumë gjëra. Sfida më e madhe është vetë fusha e betejës. Analistët e inteligjencës amerikane dhe britanike, parashikojnë një fushatë ushtarake të ngadaltë dhe gati statike në rajonin e Donbasit.
Ukrainasit do të jenë më në fund në gjendje që t’i sulmet ruse, nëpërmjet sistemeve raketore me shumë lëshime (MLRS) që sapo kanë mbërritur në vend, municioneve shtesë për artilerinë, dhe më shumë raketave të tjera tokë-ajër. Por sikur dërgesat e armëve të jenë të ngadalta apo të pamjaftueshme?
Pentagoni i ka kufizuar dërgesat e tij me sistemet MLRS, duke ofruar vetëm një pjesë të asaj që ukrainasit thonë se u duhen. Edhe dorëzimi i disa armëve të tjera ka qenë i ngadaltë, thonë burimet, me shumë më pak mjete në fushën e betejës sesa duan ukrainasit.
Një shembull është droni i vogël, por vdekjeprurës “Switchblade”, që mund të sulmojë tanket, anijet apo qendrat e komandës ruse. Ky dron është në 2 modele, me një kohëzgjatje fluturimi nga 15 deri në 40 minuta. Në mars, administrata e Bajden njoftoi planet për t’i dërguar Ukrainës dërgesën e parë nga 400 dronët e vegjël.
Por burimet thanë se Pentagoni dërgoi vetëm 10 modele dronësh pak më të mëdhenj. Ukrainasit kanë kërkuar disa mijëra njësi të tjera nga secili version, por për këtë nuk ka pasur asnjë përgjigje nga SHBA-ja. Dronët në fjalë janë prodhuar nga kompania “AeroVironment”.
Një problem tjetër për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO, është lodhja politike. Lufta në Ukrainë është relativisht e njohur tani, por ankesat me siguri që do të rriten, pasi çmimet e karburantit në SHBA mbeten të larta, furnizimet me gaz natyror në Europë po pakësohen, dhe në kushtet kur dimri po afron dalëngadalë, votuesit po pyesin se përse paratë nuk po shpenzohen për nevojat e brendshme.
Në një konferencë të zhvilluar javën e kaluar, në lidhje me samitin e NATO-s, dhe të sponsorizuar nga think-tanku “German Marshall Fund”, dëgjova thirrje për fitore në Ukrainë nga pjesëmarrës të shoqërisë civile nga Gjermania, Polonia, Letonia, Rumania, Greqia, Spanja, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.
Që të gjithë ata argumentuan se kjo luftë ia vlen sakrificat që po bëhen. Por shumë nga ata ishin gjithashtu të shqetësuar, se asaj i mungonte mbështetja e mjaftueshme politike në vendet e tyre. Udhëheqësit e G7 diskutuan në samitin e fundit mbi 2 nga problemet më të ndërlikuara: uljen e çmimeve të energjisë dhe lehtësimin e mungesës së ushqimit të shkaktuar nga bllokada ruse e porteve ukrainase në Detin e Zi, nga të cilat ajo eksporton grurë. Udhëheqësit e G7-ës kanë ide, por pak plane specifike. Këto probleme nuk mund të presin, pasi kostot për Perëndimin mund të bëhen të padurueshme. Një mënyrë për t’i humbur luftërat, është nëpërmjet provokimeve të pamenduara.
Vendimi i fundit i Lituanisë për të bllokuar kalimin tranzit drejt enklavën fqinje ruse të Kaliningradit, synonte të zbatonte sanksionet e BE-së. Por a ishte i arsyeshëm? Disa zyrtarë europianë dhe amerikanë më thanë se kishin dyshime për këtë, pasi kjo lëvizje mund të provokojë një kundërsulm të rusëve, dhe më pas një përmendje nga Lituania të Nenit 5 të mbrojtjes reciproke të NATO-s.
NATO ka të drejtë të shmangë sulmet e drejtpërdrejta ndaj Rusisë, të cilat mund të çojnë drejt një përshkallëzim bërthamor me pasoja katastrofike. Por kjo nuk do të thotë se Ukraina nuk duhet të luftojë kundër raketave të lëshuara nga brenda Rusisë.
Nëse Putini e përdor territorin e tij si një vend për lëshimin e raketave në një luftë të paprovokuar dhe të paligjshme, mbrojtja e kufirit të tij nuk vlen më si argument. Nëse Ukraina do të mundet ta ndalë Rusinë në fushën e betejës, ajo do të duhet të vendosë përfundimisht se çfarë lloj zgjidhjeje dëshiron.
Pasi nuk ka gjasa të ndodhë një dorëzim pa kushte nga një Rusi e armatosur me armë bërthamore. Por një moment i tillë diplomatik, është ndoshta shumë larg. Kjo është lufta e Ukrainës, dhe ajo duhet të zhvillojë atë. Por NATO duhet të planifikojë strategjinë e saj, sikur të ishte në rrezik besueshmëria dhe mbijetesa e vetë aleancës./ Përshtatur nga CNA.al
https://www.washingtonpost.com/opinions/2022/06/29/nato-summit-madrid-ukraine-biden-weapons/
Trupi juaj bart triliona qeliza. Por qelizat që keni s...
Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim histor...
Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan poli...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
Kur ish-kryeministri britanik, Uinston Çërçill, foli për k...
Për arsye historike dhe sociologjike, gara e Maratonës...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të drejtë kur...
Europa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai është sot një qytet që ka tërhequr vëmendjen e njerë...
Si mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të G-7 Gjerman...
Ëndrra e qenieve njerëzore, dhe e mjekësisë në përgjithësi...
Ata mund të ishin skllevër, priftërinj ose zyrtarë obo...
Rusia nuk mund ta fitojë luftën e saj kundër Ukrainës ...
Ndërsa shumë njerëz janë njohur me teoritë e konspiracioni...
“Kujdes nga loja e mbivendosur!” Është një nga shprehj...
Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtua...
Çokollata prodhohet nga kokrrat e kakaos Teobroma, një...
Mund të ishte edhe më keq. Imagjinoni për një moment s...
Politikëbërësit amerikanë deklarojnë shpesh se sanksio...
“Der Spiegel” Karen Donfrid, 59 vjeçe, është ndihmës/...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
20 520 euro dhe 100 dollarë janë sekuestruar këtë të premt...
585 kilogramë e 208 gramë është sasia e kokainës së kapur ...
Policia greke ka goditur një rrjet të trafikut të drogës n...
Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasen S.M. 32 vje...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli në një konfer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjal...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...