
Çfarë do të ndodhë me zgjerimin e BE-së në Ballkan?
Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim histor...
Trupi juaj bart triliona qeliza. Por qelizat që keni sot, nuk janë që të gjitha të njëjtat qeliza që kishit dje. Me kalimin e kohës, qelizat plaken dhe dëmtohen, ndaj qelizat e trupit tuaj shumohen vazhdimisht, duke krijuar zëvendësuesit e tyre.
Ky aktivitet i vazhdueshëm qelizor ka krijuar një ide popullore: Çdo 7 vjet apo më shumë, qelizat tuaja kanë qenë aq produktive, saqë trupi juaj ka zëvendësuar çdo pjesë të vetes, nga qerpikët tuaj tek ezofagu. Pra, me fjalë të tjera, pas rreth 7 vitesh riprodhimi qelizor, ju jeni një koleksion krejtësisht i ri qelizash, si brenda ashtu dhe jashtë.
Jo tamam. Disa qeliza në disa organe dhe sisteme në trupin tuaj, zëvendësohen plotësisht brenda disa muajsh, por të tjerat mbeten thuajse të njëjta si ditën kur keni lindur. “Shumica e lëkurës dhe zorrëve zëvendësohen shumë shpejt, ka shumë të ngjarë brenda disa muajsh”, - thotë për Live Science Olaf Bergman, studiues në Departamentin e Biologjisë Qelizore dhe Molekulare në Institutin Karolinska në Stokholm, Suedi.
Qelizat në mëlçi rigjenerohen me një ritëm disi më të ngadaltë, raportuan Bergman dhe kolegët e tij më 15 qershor gjatë një studimi të botuar në revistën “Cell Systems”. Për këtë studim, autorët analizuan indin e mëlçisë duke përdorur matjet me radiokarbon. Ata zbuluan se shumica e qelizave të mëlçisë zëvendësohen brenda 3 viteve.
Megjithatë, qelizat në organe dhe në sisteme të tjera të trupit tonë, janë edhe më të ngadalta për t’u riprodhuar, prandaj mbeten prapa kufirit 7-vjeçar. Për shembull, zemra e njeriut ripërtërihet me një ritëm shumë të ulët, me vetëm 40 për qind të të gjitha kardiomiociteve (qelizat përgjegjëse për forcën kontraktuese të këtij organi) që zëvendësohen gjatë gjithë jetës, thekson Bergman.
Ndërkohë, sipas një tjetër studimi të botuar po në “Cell” në vitin 2014, disa lloje neuronesh brenda trurit rigjenerohen. Por llojet e tjera qëndrojnë te një person gjatë gjithë jetës së tyre, thekson eksperti. Madje, edhe popullatat e veçanta qelizore mund të rinovohen dhe nuk zëvendësohen tërësisht, por vetëm pjesërisht gjatë gjithë jetës, shton ai.
Pavarësisht sesa “e re” mund të jetë lëkura, zorrët dhe mëlçia jonë, ne ndihemi më të moshuar me kalimin e viteve për shkak të moshës sonë biologjike, thotë Bergman.
Edhe nëse qelizat e një personi janë relativisht të reja, mosha e tyre biologjike pasqyron mënyrën se si trupi i tyre reagon ndaj kalimit të kohës. Ndërsa organet rinovojnë qelizat e tyre, organet vazhdojnë të plaken për shkak të ndryshimeve në qelizat riprodhuese, siç janë mutacionet.
Ndërsa qelizat shumohen, ADN-ja ndahet dhe kopjohet vazhdimisht; dhe me kalimin e kohës në këtë proces ndodhin gabime. Në këtë mënyrë mutacionet mund të grumbullohen, dhe të ndikojnë në jetën e qelizës apo në aktivizimin e gjeneve të caktuara. Prandaj edhe nëse qelizat në pjesë të trupit tonë janë relativisht të reja, ADN-ja jonë e plakur dhe e kopjuar shumë herë na bën që ta ndjejmë peshën e gjithë atyre viteve që kanë kaluar./ Përshtatur nga CNA.al
Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim histor...
Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan poli...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
Kur ish-kryeministri britanik, Uinston Çërçill, foli për k...
Për arsye historike dhe sociologjike, gara e Maratonës...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të drejtë kur...
Europa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai është sot një qytet që ka tërhequr vëmendjen e njerë...
Si mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të G-7 Gjerman...
Ëndrra e qenieve njerëzore, dhe e mjekësisë në përgjithësi...
Ata mund të ishin skllevër, priftërinj ose zyrtarë obo...
Rusia nuk mund ta fitojë luftën e saj kundër Ukrainës ...
Ndërsa shumë njerëz janë njohur me teoritë e konspiracioni...
“Kujdes nga loja e mbivendosur!” Është një nga shprehj...
Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtua...
Çokollata prodhohet nga kokrrat e kakaos Teobroma, një...
Mund të ishte edhe më keq. Imagjinoni për një moment s...
Politikëbërësit amerikanë deklarojnë shpesh se sanksio...
“Der Spiegel” Karen Donfrid, 59 vjeçe, është ndihmës/...
Është një enklavë e vogël dhe e izoluar prej 15 mijë k...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
20 520 euro dhe 100 dollarë janë sekuestruar këtë të premt...
585 kilogramë e 208 gramë është sasia e kokainës së kapur ...
Policia greke ka goditur një rrjet të trafikut të drogës n...
Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasen S.M. 32 vje...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli në një konfer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjal...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...