Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

“Der Spiegel”
Karen Donfrid, 59 vjeçe, është ndihmës/sekretare e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike. Në një intervistë për “Der Spiegel”, diplomatja e lartë amerikane shpreh shqetësimin e saj për përparimet e trupave ruse në Donbas javët e fundit, ndërsa ndihet e inkurajuar nga premtimet e kancelarit gjerman Sholc për të ofruar më shumë ndihmë ushtarake për Kievin.
Zonja Donfried, Rusia po fiton terren në Ukrainën Lindore, teksa ushtria ukrainase gjendet nën një presion të madh edhe në jug. A po shohim një pikë kthese në këtë luftë?
Është e qartë se ne ndodhemi në një fazë tjetër të luftës. Më 24 shkurt, pamë që Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës nga veriu, lindja dhe nga jugu. Nga fundi i muajit mars, Moska i braktisi përpjekjet e saj për të pushtuar Kievin, duke i tërhequr forcat dhe fokusuar kryesisht në rajonin e Donbasit.
Shumë analistë ushtarakë thoshin në atë kohë se ky do të ishte një problem i madh për Ukrainën, pasi Rusia do të ishte në gjendje të përqendronte forcat e saj në jug, duke i bombarduar qytetet me artileri. Dhe kjo është në thelb ajo që ne kemi parë. Për momentin Rusët po fitojnë. Por gjërat nuk janë të lehta as për ta. SHBA-ja dhe aleatët e saj po vazhdojnë të ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën, përfshirë armët gjithnjë e më efektive.
Por Ukrainës po i mbarojnë municionet për artilerinë e rëndë. A po bën Perëndimi vërtet mjaftueshëm për ta mbështetur Ukrainën?
Nëse e shihni nga këndvështrimi i çdo ukrainasi, pavarësisht se ku jeton, ndihma nuk është e mjaftueshme. Ukraina po lufton për ekzistencën, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Parë nga ky këndvështrim, ukrainasit po kërkojnë me të drejtë më shumë ndihmë. Por parë nga këndvështrimi i SHBA-së, unë mund të them që ne po bëjmë shumë. Më 21 maj, presidenti Bajden nënshkroi një paketë fondesh shtesë prej 40.1 miliardë dollarësh. Me herët kishim dhënë për Ukrainën 13.6 miliardë dollarë.
Menjëherë pas pushtimit të Rusisë, kancelari gjerman Olaf Sholc mbajti në parlament një fjalim të zjarrtë kundër Rusisë, që u prit mirë në Uashington. Por deri më sot, Gjermania nuk i ka dërguar Ukrainës armë të rënda, gjë që po shkakton zemërim të madh jo vetëm në Kiev, por edhe në Poloni dhe shtetet baltike...
Unë u befasova nga fjalimi që mbajti kancelari Sholc, sepse u dha fund disa dekadave të politikës gjermane. Si për shembull, vendimi për të dërguar armë në një zonë konflikti, thirrja për krijimin e një fondi special prej 100 miliardë eurosh për të forcuar ushtrinë gjermane apo shpenzimi për mbrojtjen në masën më shumë se 2 për qind të PBB. E di që në Gjermani ka shumë njerëz që mendojnë se duhet të ecet më shpejt. Por unë mendoj se këto vendime janë të rëndësishme dhe të mirëpritura nga ne këtu në Uashington.
Sholc ka shmangur gjithmonë të folurit mbi fitoren e Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Madje, presidenti francez Makron është shprehur kundër poshtërimit të Vladimir Putinit. A nuk është kjo një retorikë e dobët, duke pasur parasysh se përballë kemi një diktator që nuk u shmanget vrasjeve në masë dhe krimeve të luftës?
Presidenti Bajden e ka deklaruar shumë qartë që ne besojmë se Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë. Dhe e marrim shumë seriozisht nevojën për llogaridhënien nga rusët. Në lidhje me pyetjen se si do të përfundojë kjo luftë, unë mendoj se të gjithë në administratën Bajden imagjinojmë vetëm një zgjidhje të negociuar në tryezën e bisedimeve. Por për momentin kjo zgjidhje diplomatike nuk duket e realizueshme, pasi rusët nuk kanë treguar asnjë shenjë se janë të gatshëm të marrin seriozisht pjesë në negociata.
Për momentin, duket më se e dyshimtë që Ukraina do të jetë në gjendje të rimarrë Donbasin. Si mund të përfundojë kjo luftë me një sukses për Ukrainën?
Unë nuk dua t'i nënvlerësoj ukrainasit. Ajo që ne kemi parë të bëjë Ukraina që nga 24 shkurti, nuk ka qenë aspak e jashtëzakonshme. Shkathtësia dhe trimëria e tyre në fushën e betejës më ka bërë përshtypje mua dhe gjithë administratës. Presidenti Zelenski e ka treguar që është një udhëheqës i jashtëzakonshëm në kohe lufte.
Ne në SHBA nuk do të përcaktojmë çfarë do të quhet sukses për Ukrainën. Kjo i takon vetë Ukrainës. Dhe Putini duhet ta përcaktojë suksesin për veten e tij. Ne pamë këtë të fundit të ndryshonte synimet e tij në fund të marsit, kur u zhvendos nga Kievi për t’u fokusuar në Donbas. Dhe e them me sinqeritet, që Putini është i vetmi njeri që mund ta ndalë nesër këtë luftë.
Kancelari Sholc ka folur mbi rrezikun e një lufte bërthamore. Sipas jush, a ka ndonjë shenjë se presidenti rus mund të përdorë arsenalin e tij bërthamor?
Ne kemi qenë shumë të qartë me Rusinë, se dy vendet tona bartin një përgjegjësi shumë të veçantë rreth armëve bërthamore. Dhe ne mendojmë se çdo bisedë e shpenguar mbi përdorimin e armëve bërthamore është e papërgjegjshme.
Lufta në Ukrainë ka sjellë së fundmi 2 aplikime të reja për anëtarësim në NATO:Finlandën dhe Suedinë. Por për momentin Turqia po bllokon pranimin e tyre. Pse?
Turqia ka ngritur shqetësimet e saj, sidomos në lidhje me Partinë e Punëtorëve Kurdë (PKK). Ne kemi qenë shumë mbështetës që Turqia, Suedia dhe Finlanda të zhvillojnë negociata për të sheshuar mosmarrëveshjet. Turqia është mbështetëse e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, dhe ne kemi besim se Finlanda dhe Suedia do të mirëpriten në aleancë. Ka një mbështetje e gjerë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.
Marrë me shkurtime
/Përshtati në shqip CNA.al
Është një enklavë e vogël dhe e izoluar prej 15 mijë k...
Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën ...
Keni tendencën ta shihni gotën gjysmë plot apo gjysmë ...
Zvicra është një vend evropian neutral, i pozicionuar ...
Drejtoria e 12-të e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, drej...
Ka shpikje të cilat kanë shumë “baballarë”, dhe frigor...
A po terrorizohet Serbia për shkak se nuk po mbështet ...
Takimi i tretë i Grupit të Kontaktit mbi Ukrainën përf...
Dëshironi t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale? Sho...
“Na çliro nga e keqja!” Kjo fjali është ndër më të njo...
Ndonëse politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian do të je...
Termi ping-pong i referohet sportit të ping-pong...
Kujdes nga “leksionet e historisë” të nxjerra nga shar...
Skandali i Uotergejtit, që rrëzoi nga pushteti p...
Lufta e ashpër e Ukrainës për të mbrojtur demokracinë ...
Udhëtimi në kohë është një nga temat kryesore të trajt...
Kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje ng...
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti...
Kur dëgjojmë dy fjalët “drogë” dhe “luftë”, të përdoru...
Ndërsa shitjet e makinave elektrike po shënojnë rekord...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...