
Çfarë fshihet pas valës misterioze të kërcënimit me bomba që po terrorizon Serbinë?
A po terrorizohet Serbia për shkak se nuk po mbështet ...
Ka shpikje të cilat kanë shumë “baballarë”, dhe frigoriferi është pa dyshim njëri prej tyre. Në fakt, versioni i tij modern mori formë gjatë disa dekadave falë angazhimit të një serie të gjatë sipërmarrësish dhe njerëzish të shkencës.
Por ne mund të përpiqemi të supozojmë një datë të saktë: në vitin 1756, kur mjeku skocez Uilliam Kulen tregoi se si mund të krijohej një makinë frigoriferike, bazuar në parimin se kur avullon lëngun e largon nxehtësinë nga mjedisi me të cilin është në kontakt, duke e ulur temperaturën e tij.
Pak a shumë e ngjashme me atë që ndodh kur lahemi në det. Kur dalim nga uji, kemi ftohtë për shkak të avullimit të pikave të ujit të shpërndara në trupin tonë. Në vazhdën e studimeve të Kulen, shumë studiues projektuan makineri ftohëse futuriste.
Midis tyre, ishte inxhinieri amerikan Xhejkëb Perkins, që në vitin 1835, mori patentën për një makineri të ngrirjes, bazuar në ngjeshjen e avullit të eterit etilik, i konsideruar nga shumë ekspertë si prototipi i vërtetë i një frigoriferi.
Njerëzit kanë vrarë mendjen që nga kohërat më të hershme se si ta mbajë ushqimin të freskët. Që në kohët parahistorike, popullatat e para filluan të shqetësoheshin mbi mënyrën e ruajtjes së ushqimeve, në zgavra natyrore ku kishte akull dhe borë ose gërmuan vetë gropa që më pas u izoluan me kashtë dhe gjethe të thata.
Me kalimin e kohës, u përsosën metoda të tilla si tymosja, tharja, kriposja dhe mbi të gjitha ngrirja, e cila e linte më shumë se të tjerat të pandryshuar cilësinë e ushqimit. Gjatë dimrit, grumbullohej akull dhe borë nëpër zgavra natyrore. Mbi ekzistencën e këtyre dhomave, ku ushqimi ishte i mbrojtur nga kontaminimi dhe prishja (shkaku i mundshëm i sëmundjes), ka prova të shumta në antikitetin kinez dhe egjiptian, por edhe në botën greke dhe romake.
Nga romakët u përhap përdorimi i këtyre “dhomave të akullta” brenda shtëpive, të quajtura “cisternae frigidariae”, në të cilat akulli ruhej nga dimri në verë. Këto metoda mbetën në modë për shumë shekuj, gjatë të cilëve u shtuan edhe kutitë e mëdha të akullit të përbashkët ose neviere.
Në kohët moderne, kutitë e para të akullit shtëpiak vinin me dollapë ose objekte të ndërtuara nga marangozë ekspertë në teknikat e izolimit me materiale izoluese si kallaji. Pra, nga shekulli XVIII nisi një proces revolucionar: kalimi nga ruajtja e akullit të ofruar nga natyra, në krijimin e tij artificial.
Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, lindën modele të reja të bazuara te ngjeshja dhe avullimi i substancave të tjera, si dioksidi i squfurit dhe amoniaku. Kjo u përdor në veçanti nga inxhinieri gjerman Karl von Lind, që në vitin 1876 krijoi një makineri ftohëse më efikase sesa çdo paraardhës.
Po atë vit, francezi Sharl Telje bëri një demonstrim praktik se sa të dobishëm ishin frigoriferët e gjeneratës së re, duke transportuar me anije (në dhoma të ftohta), nga Argjentina në Francë, një ngarkesë mishi, të ruajtur në një gjendje shumë të mirë edhe pas 3 muajsh udhëtim. Një kontribut vendimtar sa i përket efikasitetit të frigoriferëve dhe përdorimit të energjisë elektrike për t’i fuqizuar ato.
Konkretisht, frigoriferi i parë elektrik për përdorim shtëpiak u hodh në treg në vitin 1913 nga amerikani Fred W.Ulf Xhunior dhe u quajt Domelre (Frigorifer Elektrik DOMEStic).
Por duke pasur një çmim shumë të lartë, ai pati pak sukses. Më vonë frigoriferi pushoi së qeni një pajisje luksi, dhe që nga periudha e pas Luftës së Dytë Botërore, hyri në shtëpitë e gjysmës së botës. Gjatë gjithë shekullit XIX, dhjetëra shkencëtarë dhe shpikës u përkushtuan në këtë fushë, e cila kishte një ndikim të madh në një shoqëri që po ndryshonte pamje.
Në fakt, zhvillimi industrial kishte nxitur një proces urbanizimi dhe zbrazjeje të fshatit (me rritjen relative të distancës midis qendrave të banuara dhe vendeve të prodhimit të ushqimit), gjë që e bëri më të nevojshme se më parë ruajtjen e ushqimit për një kohë të gjatë.
Makinat e akullit, të krijuara nga shpikësit e shumtë të frigoriferit modern, ndoqën njëra-tjetrën, derisa në shekullin XX u krijuan modelet elektrike të prodhuara në SHBA (mbi të gjitha ato të General Motors, të quajtura “Frigidaire”). Nga viti 1931 u prezantua gjithashtu një ftohës i ri, freoni, i prodhuar nga një përzierje e klorofluorokarboneve (CFC).
Paralelisht u projektuan modelet e para të frigoriferëve të mëdhenj, ndaj nisi të zhvillohet shumë industria e ushqimit të ngrirë. Por për një kohë të gjatë, kjo ndodhi kryesisht në SHBA, pasi Europa do të ndahej nga metodat e vjetra të ftohjes vetëm midis viteve 1960-1970, kur bumi ekonomik do të garantojë një forcë të re ekonomike për konsumatorët, dhe në të njëjtën kohë një makineri, gjithnjë e më efikase dhe të përballueshme nga aspekti ekonomik.
Ndarja në kompartimente e frigoriferit, e përshkruar nga fushatat reklamuese si miku më i mirë i familjeve, eliminoi distancat midis konsumatorëve dhe burimeve ushqimore, duke favorizuar gjithashtu një diversifikim të shijeve (sistemet e reja të ftohjes industriale lejuan që ushqimi të mbërrinte në frigorifer nga e gjithë bota).
Në dekadat e fundit, janë futur në përdorim gazra të rinj, pasi freoni cilësohet si një nga shkaktarët kryesorë të vrimës së ozonit në atmosferë. Aktualisht po studiohen xheli ftohës dhe metoda të bazuara te fushat magnetike. Frigoriferët e sotëm janë përshtatur edhe me teknologjitë e reja.
Pajisjet më të avancuara janë të lidhura me internetin, të gatshme për të na njoftuar nëpërmjet smartfonit se cilat produkte po mbarojnë ose cilat janë gati të skadojnë. Ashtu siç do të bënte një mik i dobishëm i familjes.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
A po terrorizohet Serbia për shkak se nuk po mbështet ...
Takimi i tretë i Grupit të Kontaktit mbi Ukrainën përf...
Dëshironi t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale? Sho...
“Na çliro nga e keqja!” Kjo fjali është ndër më të njo...
Ndonëse politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian do të je...
Termi ping-pong i referohet sportit të ping-pong...
Kujdes nga “leksionet e historisë” të nxjerra nga shar...
Skandali i Uotergejtit, që rrëzoi nga pushteti p...
Lufta e ashpër e Ukrainës për të mbrojtur demokracinë ...
Udhëtimi në kohë është një nga temat kryesore të trajt...
Kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje ng...
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti...
Kur dëgjojmë dy fjalët “drogë” dhe “luftë”, të përdoru...
Ndërsa shitjet e makinave elektrike po shënojnë rekord...
Nis lobimi intensiv për legalizimin e kanabisit. Minis...
Kur pushton një vend fqinj, duhet pritur edhe një rezisten...
Gjatë fazës përgatitor të Konceptit të ri Strategji...
Xhengiz Khan i bashkoi të gjitha fiset mongole, dhe kr...
Uria është një armë e vjetër sa vetë lufta. Por Vladim...
Shumë njerëz mendojnë se 2020-a, ishte vit më i keq i ...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja me amrë që ...
Pasditen e sotme, në Malin e Dajtit, duke eksploruar n...
Mbrëmjen e sotme, tre persona të armatosur me kallashn...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitj...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Korporata e Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i akzuar si i dyshua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori ...
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që d...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...