Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Dëshironi t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale? Shoqata Amerikane e Stomatologjisë raportoi se kur njerëzit u pyetën se çfarë do të donin më shumë të përmirësonin në lidhje me buzëqeshjen e tyre, përgjigjja kryesore ishte, dhëmbët më të bardhë. Ja cilat janë këshillat që japin ekspertët për zbardhjen e tyre në mënyrë natyrale dhe në kushtet e shtëpisë:
Shmangni ushqimet dhe pijet që zverdhin dhëmbët

Sipas Shoqatës Amerikane të Stomatologjisë, pamja e dhëmbëve tanë ndikohet nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Faktorët e brendshëm përfshijnë moshën dhe kushtet shëndetësore, të cilat ndryshojnë ngjyrën e dhëmbëve.
Në këtë skenar, një dentist duhet të rekomandojnë zbardhjen e dhëmbëve me një agjent zbardhues për të ndryshuar ngjyrën. Por nëse ka faktorë të jashtëm apo njolla në sipërfaqe, ndryshimet e stilit të jetesës mund ta përmirësojnë pamjen e dhëmbëve tuaj.
“Shmangni çdo ushqim që përmban ngjyrues të fortë si çaji, kafeja, vera e kuqe, shafrani i Indisë, erëzat e ndryshme dhe salcat e domates, rekomandojnë ekspertët. Megjithëse nuk është realist eliminimi i plotë i tyre, të paktën mundohuni të kufizoni konsumimin e tyre.
Lini duhanin
Lënia e duhanit ka një ndikim pozitiv jo vetëm mbi shëndetin tuaj të përgjithshëm, por mund të përmirësojë edhe pamjen e dhëmbëve tuaj. Pasja e dhëmbëve më të bardhë, mund të jetë motivimi që ju duhet për ta lënë duhanin. Pirja e duhanit rezulton se ndikon në de-natyrimin e ngjyrës së dhëmbëve për dy arsye. Nikotina shkakton njolla të verdha kur bie në kontakt me oksigjenin. Së dyti, katrani është një substancë natyrale e errët, ndaj shkakton njollosjen e dhëmbëve.
Nuk ka të dhëna se është efektive shpëlarja e dhëmbëve me vaj

Nëpërmjet mediave sociale, ju mund të keni dëgjuar për përdorimin e një ilaçi popullor indian. Ideja është që shpëlarja e gojës ma vaj i largon bakteret. Një studim i vitit 2009 në Gazetën Indiane të Kërkimeve Dentare, sugjeroi se kjo metodë mund të zvogëlojë ndërtimin e pllakave.
Por një përmbledhje e vitit 2017 në revistën “Dental Hypotheses”, arriti në përfundimin se mungonin provat mbi këtë studim, pasi shumë studime përfshijnë madhësi të vogla të mostrave ose metoda është e gabuar. Shoqata Amerikane e Stomatologjisë nuk e rekomandon këtë metodë për shkak të mungesës së të dhënave për efektivitetin dhe sigurinë e saj. Nëse jeni të shqetësuar për zonat e vështira, mund të provoni si alternativë pastrimin me fill dentar.
Mos përdorni qymyrin e grimcuar
Flitet shumë për përdorimin e qymyrit të grimcuar për të zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale. Por a ka baza shkencore kjo këshillë? Qymyri është poroz dhe mund të bllokojë kimikatet, por ekspertët kanë shqetësime për sigurinë e kësaj metode.
Ka më shumë rreziqe sesa përfitime nga përdorimi i produkteve natyrale si luleshtrydhet, limoni, qymyri dhe soda e bukës. Të gjitha këto funksionojnë duke hequr njollën sipërfaqësore në dhëmbë, duke i bërë ata fillimisht të duken më të bardhë. Por me përdorimin e vazhdueshëm, ato do të heqin smaltin. Pasi të humbni smaltin, ai nuk rritet më. Nën smaltin gjendet dentina, e cila është edhe më e verdhë dhe e ndjeshme.
Mos harroni trajtimet me sodë buke
Përfitimet e sodës së bukës si një mjet për të zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale, përmenden shpesh. Por cilat janë provat për këtë? Soda e bukës supozohet t’i pastrojë njollat ??sipërfaqësore dhe të sjellë një buzëqeshje të shkëlqyer. Një studim i vitit 1998 i botuar në “Journal of Clinical Dentistry”, tregoi se përdorimi i pastës së dhëmbëve me bazë sodën e bukës, siguroi dhëmbë më të bardhë në krahasim me pastën pa sodë.
Por ky është një studim i vjetër dhe nuk ka asnjë provë për efektivitetin e këtij lloj trajtimi. Disa ekspertë janë të shqetësuar se soda e bukës është gërryese, sidomos nëse përdoret me tepricë. Ajo mund të dëmtojë dhëmbët dhe rrezikon të jetë kundërproduktive pasi mund të ekspozojë dentinën e verdhë që gjendet poshtë deltinës.
Lajini rregullisht dhëmbët
Shoqata Amerikane e Stomatologjisë rekomandon larjen për 2 minuta 2 herë në ditë, për të pasur një buzëqeshje të bukur. Akumulimi i pllakëzave, mund të shkaktojë njolla sipërfaqësore. Ndaj, larja e dhëmbëve rregullisht mund t’i heqë këto pllakëza dhe të përmirësojë pamjen e buzëqeshjes suaj. Por kujdes mos e teproni. Shumë njerëz mendojnë se duke i larë tej mase, ata do t’i zbardhin dhëmbët e tyre, por ajo që ndodh është heqja e smaltit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“Na çliro nga e keqja!” Kjo fjali është ndër më të njo...
Ndonëse politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian do të je...
Termi ping-pong i referohet sportit të ping-pong...
Kujdes nga “leksionet e historisë” të nxjerra nga shar...
Skandali i Uotergejtit, që rrëzoi nga pushteti p...
Lufta e ashpër e Ukrainës për të mbrojtur demokracinë ...
Udhëtimi në kohë është një nga temat kryesore të trajt...
Kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje ng...
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti...
Kur dëgjojmë dy fjalët “drogë” dhe “luftë”, të përdoru...
Ndërsa shitjet e makinave elektrike po shënojnë rekord...
Nis lobimi intensiv për legalizimin e kanabisit. Minis...
Kur pushton një vend fqinj, duhet pritur edhe një rezisten...
Gjatë fazës përgatitor të Konceptit të ri Strategji...
Xhengiz Khan i bashkoi të gjitha fiset mongole, dhe kr...
Uria është një armë e vjetër sa vetë lufta. Por Vladim...
Shumë njerëz mendojnë se 2020-a, ishte vit më i keq i ...
Një kolonë automjetesh ushtarake ruse në periferi të B...
Vladimir Putini e pëlqen shumë historinë, por vetëm pë...
Zyrtarët e administratës Bajden po e trajtojnë Rusinë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...