Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Kur dëgjojmë dy fjalët “drogë” dhe “luftë”, të përdorura në të njëjtën fjali, mund të mendojmë për “luftën kundër drogës”. Por çfarë ndodh me drogën e përdorur gjatë luftës ose pas luftës? Drogat që krijojnë varësi dhe lufta e armatosur, kanë një histori të gjatë dhe të rrëfyer nga ushtarët e legjionit romak që pinin shumë verë, deri te luftëtarët vikingë që përdornin rregullisht kërpudhat haluçinogjene.
Megjithatë, te varësitë pothuajse të paeksploruara të amfetaminës në Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, spikasnin problemet që kishte me drogën Adolf Hitleri. Organizata Botërore e Shëndetësisë, i përkufizon drogat psikoaktive si “substanca që kur merren ose administrohen në sistemin e dikujt, ndikojnë mbi proceset mendore, si për shembull perceptimin, ndërgjegjen, njohjen, gjendjen shpirtërore dhe emocionet”.
Ky përkufizim i gjerë përfshin shumë gjëra që ne konsumojmë çdo ditë ose çdo javë, si kafeja, çaji, duhani dhe alkooli, vetëm për të përmendur disa. Abuzimi me drogën në kohë lufte, është po aq i vjetër sa historia e luftës. Dhe disa luftëra janë zhvilluar për hir të drogës.
Ka dëshmi historike të legjioneve romake që merrnin me vete verë në provincën e Galisë (Franca e sotme) për konsum të përditshëm. Britania e Madhe dhe Kina hynë në luftë kundër njëra-tjetrës për tregtinë e opiumit.
Në fakt, lulëkuqet e opiumit janë kultivuar që në vitin 3400 Para Krishtit në Mesopotaminë e Poshtme. Sumerët e quanin atë “Hul Gul” ose “bima e gëzimit”. Për shekuj me radhë, elitat peruane konsumuan një koktej substancash psikoaktive dhe drogash. Në Ande janë gjetur mbetje mbi 1000-vjeçare nëpër varreza, që përmbajnë gjurmë të kokainës, së bashku me benzoilekgoninën dhe bufoteninën.

Pastaj ishin luftëtarët e tërbuar vikingë, që përlesheshin me armikun nën ndikimin e drogës. Mendohet se ata konsumonin një lloj kërpudhe me veti psikoaktive, Amanita muscaria, pas së cilës ishin tejet të etur për gjak. Por mund të ketë qenë edhe një substancë e quajtur Henbane, e përdorur për anestezi, që dihet se shkakton efekte psikoaktive, për të mos përmendur gjendjet delirante, shkëputjen nga realiteti apo halucinacionet e errëta.
Por droga është përdorur në luftë edhe si monedhë. Për shembull, kryengritësit dhe paraushtarakët kolumbianë të krahut të majtë dhe të djathtë, e përdorin kokainën për të financuar luftërat e tyre kundër njëri-tjetrit. Të tjerë pretendojnë se CIA amerikane e ka përdorur shpesh kokainën, si një mjet për të shkaktuar destabilitet politike në shtetet e Amerikës së Jugut.
Është interesante të theksohet se lufta dhe droga, kanë një kuptim të ri në kontekstin e jetës moderne ushtarake për vuajtjet që vijnë nga fronti. Luftërat e 30 viteve të fundit, kanë dërguar në shtëpi një numër të madh të mbijetuarish, që kanë pasur nevojë për ilaçe dhe programe trajtimi, për t’i mbijetuar traumës dhe stresit që përballuan.
Në disa raste, ilaçet për trajtimin e çrregullimeve të stresit post-traumatik (PTSD) janë haluçinogjenë të lashtë indigjenë. Edhe problemet e Adolf Hitlerit me drogën duhet të kenë qenë të mëdha, duke pasur parasysh krimet e kryera dhe fshehtësinë, e cila thelbësore për të vazhduar funksionimin e makinerisë naziste të luftës.
Drogat, ashtu si kafeja dhe duhani, do të kishin qenë thelbësore për të mbajtur vigjilentë ushtarët e Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, për elitat naziste, shkenca moderne krijoi stimulante edhe më të fortë, për të plotësuar efektet e opiumit dhe kokainës!
Libri bestseller i vitit 2016 “Droga në Gjermaninë Naziste” i historianit gjerman Norman Ohler, e analizon Rajhun e Tretë përmes përdorimit të drogës dhe përhapjes së stimulanteve nga maja e shoqërisë deri në fund. Dhe besojeni apo jo, Rajhu i Tretë ishte i mbushur me kokainë, metamfetaminë dhe heroinë.
Këto substanca përdoreshin gjerësisht nga ushtarët, punëtorët e fabrikave dhe gratë shtëpiake.
Libri i Ohler sjell disa nga rrëfimet befasuese që kanë dalë nga dëshmitë e pabotuara më parë të dr.Teodor Morel, që ishte mjeku personal i Hitlerit, dhe i homologut të tij italian, Benito Musolini.
Dokumentet private të Morel, thonë se Hitleri përdorte shumë drogëra, gjithsej 74 substanca të ndryshme. Droga e tij e preferuar, të cilën e merrte çdo ditë me injeksion ishte Eukodol, një simulant i fuqishëm që e bën përdoruesin euforik dhe të paaftë për një gjykim normal.
Në një rrëfim të detajuar, Ohler tregon një Hitler të pashpresë që dendet me Eukodol, ndërsa planifikon betejën e panevojshme të Ardeneve në vitin 1944. Ofensiva ushtarake e Hitlerit e nxitur nga droga në frontin perëndimor, do të ishte e fundit për Gjermaninë naziste, që do të përfundonte me një disfatë të përgjakshme.

Nga viti 1941 e tutje, Hitleri nisi të konsumonte rregullisht kokainë. Ai vuante nga një sërë sëmundjesh, përfshirë presionin e lartë të gjakut, spazmat kronike në stomak dhe çarjen e daulles së veshit. Heroina prodhohej nga kompania e famshme gjermane “Bayer”, ndërsa kokaina nga kompania “Merck” me seli në Darmshtad.
Në vitet 1930, kompania berlineze “Temmler” zhvilloi met kristal, që u njoh ndryshe si Pervitin për përdorim të përditshëm. Letrat nga ushtarët gjermanë drejtuar familjarëve të tyre, i referohen shpesh nevojës për të konsumuar vazhdimisht Pervitin për të qëndruar zgjuar natën.
Tani e dimë që një Hitler në dukje energjik, me energjinë dhe entuziazmin e tij të pafund, ishte në fakt një histori suksesi e industrisë farmaceutike gjermane. Por kompanitë farmaceutike në Gjermanisë naziste, krijuan edhe substanca të reja për të mbajtur vigjilentë ushtarët në front.

Shpikja e metamfetaminës, u dha mundësi ushtarëve gjermanë të qëndronin pa gjumë për ditë të tëra. Ndërsa problemet shëndetësore të Hitlerit u shtuan në vitet 1940, ai i kërkoi mjekut të tij Morel, të vazhdonte të pomponte në trupin e tij gjithçka që duhej, në mënyrë që ai të mund të vazhdonte paraqitjet publike, të merrte pjesë në mbledhjet me ushtarakët e lartë, dhe të menaxhonte aktivitetin e e përditshëm.
Ky abuzim do të ishte një faktor në vdekjen e tij, në moshën 56 vjeçare, teksa shumica e dëshmive të kohës, sugjerojnë se ai ndodhej në një fazë të avancuar të Parkinsonit, dhe me një shëndetit mendor të degraduar. Por nuk ishin vetëm gjermanët, ata që e përdorën metamfetaminën në Luftën e Dytë Botërore.
Japonia nisi prodhimin industrial të metamfetaminës gjatë luftës, duke e quajtur atë “një ilaç për të frymëzuar shpirtrat”. Nga viti 1943 e tutje, metamfetaminat ishin pjesë e kompleteve mjekësore të trupave britanike dhe amerikane. Ndërkohë 3 substancat që kanë historinë më të gjatë nga të gjitha, për ushtarët dhe popullatën e përgjithshme, janë ende alkooli, duhani dhe kafeja!/ Ancient-origins.net-Përshtatur nga CNA.al
Ndërsa shitjet e makinave elektrike po shënojnë rekord...
Nis lobimi intensiv për legalizimin e kanabisit. Minis...
Kur pushton një vend fqinj, duhet pritur edhe një rezisten...
Gjatë fazës përgatitor të Konceptit të ri Strategji...
Xhengiz Khan i bashkoi të gjitha fiset mongole, dhe kr...
Uria është një armë e vjetër sa vetë lufta. Por Vladim...
Shumë njerëz mendojnë se 2020-a, ishte vit më i keq i ...
Një kolonë automjetesh ushtarake ruse në periferi të B...
Vladimir Putini e pëlqen shumë historinë, por vetëm pë...
Zyrtarët e administratës Bajden po e trajtojnë Rusinë ...
Revista “Commentary” botoi në nëntorin e vitit 1979 nj...
“A ishte hebre Hitleri?” E shtruar në këtë formë kjo p...
Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktu...
Themelet e nismës “Open Balkan” ("Ballkani i Hapur") u hod...
Vizitat e nivelit të lartë, fjalimet inkurajuese dh...
Vladimir Putin mund të ketë zhgënjyer në raport me shu...
Këtë herë dua ta analizoj konfliktin ruso-ukrainas, jo...
Një nga pasojat kryesore gjeopolitike të luftës së pre...
Duke lexuar librin “SKËNDERBEU” të Oliver Jans Schmitt...
Ndonjëherë shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i miri. J...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...