LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krijoi perandorinë më të madhe të të gjitha kohërave/ Ku ndodhet varri i Xhengiz Khanit?

17 Qershor 2022, 10:09, Blog CNA
Krijoi perandorinë më të madhe të të gjitha
Xhengiz Khan

Xhengiz Khan i bashkoi të gjitha fiset mongole, dhe krijoi një perandori të madhe, e cila shtrihej nga Oqeani Paqësor në Ukrainë deri në kohën e vdekjes së tij në vitin 1227. Edhe pasardhësit e tij do të vazhdonin të pushtonin edhe më shumë territore.  

Po ku është varrosur ky udhëheqës karizmatik? A ka ai një varr monumental, siç janë piramidat e ndërtuara për faraonët e lashtë egjiptianë, apo një mauzoleum me luftëtarë prej terrakote, si ai i ndërtuar për nder të perandorin e parë kinez të dinastisë Qin?

Përgjigja është se vendndodhja e varrit të Xhengiz Khan është e panjohur, dhe nuk ka gjasa të gjendet së shpejti. Për më tepër, disa njerëz në Mongoli mund të preferojnë që ai të mos gjendet kurrë, pasi Xhengiz adhurohet ende sot nga disa njerëz, një nderim thuajse fetar.

Kudo që të ndodhet, varri është shumë i rëndësishëm për banorët e Mongolisë, thotë Uilliam Honejçërç, profesor i asociuar i antropologjisë në Universitetin e keilit, SHBA. Ai nuk pranoi të spekulojë se ku mund të gjendet varri.

Një mundësi është që Xhengiz Khan të jetë varrosur në provincën lindore Khenti të Mongolisë, ku edhe lindi. “Unë mendoj se varri ndodhet në malet e provincën Khenti. Por nuk besoj se do të gjendet së shpejt”- thotë Nensi Shteinhard, profesore e artit të Azisë Lindore në Muzeun e Universitetit të Pensilvanisë, SHBA.

Burimet bashkëkohore janë kryesisht të heshtura ndaj vendosjes së varrit të Xhengiz Khanit. “Nuk ekziston asnjë dokument historik apo arkeologjik, që e përshkruan pamjen fizike të këtij varri”- shkroi një ekip studiuesish në një studim të botuar në vitin 2014 në revistën “PLOS One”.

Ata përdorën imazhe satelitore për të kërkuar varrin e udhëheqësit të famshëm, dhe të dhënat satelitore identifikuan një shumëllojshmëri mbetjesh arkeologjike, por jo varrin e Xhengiz Khan. “Historia sekrete e mongolëve”, një kronike mongole e shkruar në mënyrë anonime pak kohë pas vdekjes së Xhengiz Khan, nuk e përmend varrin e tij.

Në të thuhet vetëm se Khani “u ngjit në parajsë” në vitin 1227. Megjithatë, teksti thotë se Xhengiz Khan ishte shumë i fiksuar pas Burkhan Khaldun, një mal i shenjtë në provincën Khenti. Teksti thotë se në një moment të jetës së tij të hershme, Xhengiz e përdori topografinë e veçantë të atij mali për t’iu shpëtuar armiqve që po e ndiqnin për ta vrarë.

Teksti citon Xhengiz Khan të ketë thënë “Çdo mëngjes do të bëjë sakrifica për Burkhan Khaldun, çdo ditë do t’i lutem atij. Pasardhësit e pasardhësve të mi do të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe do të bëjnë të njëjtën gjë!” Ndenja e fortë e adhurimit që kishte Xhenghiz Khan për atë mal ka bërë që të ngrihen pyetje nëse ai ishte varrosur atje.

Por deri më tani, nuk është gjetur asnjë varr. Kur vdiq rreth moshës 67-vjeçare, Xhengiz Khan dhe ushtria e tij ishin në mesin e një fushatë pushtuese kundër një grupi të quajtur Tanguts, në atë që është sot Kina Veriperëndimore, dhe kjo mund ta ketë bërë të vështirë rikthimin e trupit të tij në Mongoli, pretendon historiani Frenk Meklin në libri i tij “Xhengiz Khan:Njeriu që pushtoi botën.”

Ai mund të ketë qenë rreth 500 kilometra larg nga kufiri i sotëm i Mongolisë. Në atë kohë, mongolët mund të mos kenë pasur njohuri për teknikat e balsamimit, ndaj mund të jenë detyruar të varrosin Xhengiz Khanin diku tjetër, sepse ata nuk mund ta çonin trupin e tij në Mongoli para se të dekompozohej, thekson Meklin. “Ka të ngjarë që eshtrat dhe varri i Xhengiz Khan të ndodhen në rajonin Ordos në Kinës Veriperëndimore”- shkruan Meklin.

Pretendimet e Marko Polos

Krijoi perandorinë më të madhe të të gjitha
Marko Polo

Eksploruesi venecian Marco Polo, që jetoi në vitet 1254-1324, dhe qëndroi përreth 17 vjet në Kinë, shprehet në librin e tij “Udhëtimet e Marko Polos” se 20.000 njerëz që ishin një dijeni të vendndodhjes së varrit, u vranë në një përpjekje për ta mbajtur sekret vendndodhjen e tij.

Historitë e Polos u regjistruan në libër nga një shkrimtar i quajtur Rustiçelo da Piza dhe libri u botua rreth vitit 1300. Ndërsa pretendimet e Polos, përsëriten edhe në rrfimet e tij mbi Xhengiz Khan, Polo po shkruante disa dekada pasi kishte vdekur Xhengiz Khan.

Po ashtu, saktësia e shumë prej pretendimeve të tjera të Polos - si ai sipas të cilit Kublai Khan, nipi i Xhengiz Khan, e emëroi Polon si zyrtar të oborrit të tij - debatohen ende sot nga historianët. Prandaj, nuk dihet nëse tregimi i Polos mbi varrin e Xhengiz Khanit është i vërtetë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga