Pse Hëna na duket si më afër disa netë dhe më larg netë të tjera?
Nga Silas Laycock “The Conversation” Disa netë duket vërt...

Ndonjëherë shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i miri. Ju nuk mund ta kuptoni Vladimir Putinin dhe luftën e tij kundër Ukrainës, në rast se nuk e kuptoni se ai është në thelb një marksist-leninist. Gjatë viteve të shkollës, Vladimir Putini lexonte në kohën e lirë veprat e Marksit, Engelsit dhe Leninit.
Ai arriti në moshën madhore në vitin 1973, kur Bashkimi Sovjetik ishte një superfuqi, dhe sponsorizonte regjimet marksiste në çdo kontinent, duke çuar përpara ëndrrën e Leninit për një botë komuniste. Ai iu bashkua KGB-së në vitin 1977 në moshën 25-vjeçare, dhe i kaloi 14 vitet që pasuan duke u ngritur deri në gradën e nënkolonelit.

Në vitin 1984, ai u dërgua në Moskë për trajnime shtesë në Institutin e Flamurit të Kuq “Juri Andropov”. Si drejtues i KGB-së, Andropov kishte ushtruar presion që Traktati i Varshavës të shtypte Pranverën e Pragës në vitin 1968. Për një marksist-leninist, lufta brenda kombeve dhe midis kombeve është e pashmangshme.
Marksi thoshte dikur se “lufta është nëna e revolucioneve”. Edhe Lenini ra dakord, me këtë thënie, duke shtuar se “çështjet e mëdha historike mund të zgjidhen vetëm me dhunë”. Mao Ce Duni, të cilin Putin me siguri e ka lexuar, shkroi: “Çdo komunist duhet të kuptojë se fuqia politike rritet nga tyta e armës. . . .Në fakt, mund të themi se e gjithë bota mund të riformulohet vetëm me një armë”.
Kjo është ideologjia që formoi Vladimir Putinin. Një marksist-leninist i arsimuar si Putin, e pranoi se komunizmi ka shkaktuar më shumë se 100 milionë viktima, një çmim ky i pranueshëm për të paguar për rimodelimin e botës.
Ai pranoi spastrimet që ndërmorën Lenini dhe Stalini për të çimentuar sundimin e tyre, zitë e bukës që eliminuan armiqtë e shtetit, kampet e punës së detyruar në Siberi, kontrollin e rreptë të të gjitha mediave. Putin i studioi me kujdes teknikat e agjitacionit dhe propagandës, dhe i zbatoi ato me fanatizëm në detyrën e tij në KGB në Dresden në Gjermaninë Lindore gjatë Luftës së Ftohtë.
Ai dha dorëheqjen nga KGB në vitin 1991 për të filluar karrierën politike në Shën Petersburg, vendlindjen e tij. Ai kishte një prirje për politikën makiaveliste, dhe u transferua në Moskë për t’iu bashkuar administratës së presidentit të atëhershëm Boris Jelcin.
Ai u ngrit shpejt në krye të vendit. Në gushtin e vitit 1999, Putin u emërua si një nga tre zëvendëskryeministrat, dhe më pas u emërua në të njëjtën ditë kryeministër në detyrë. Ai nuk ka hequr dorë nga pushteti deri më sot. Duke pasur parasysh trajnimin e tij në KGB, ishte e pamundur që Putin mos t`i manipulonte zgjedhjet, të rishkruante kushtetutën ruse, të burgoste dhe madje të helmonte kundërshtarët e tij, të mbyllte organizatën Memorial dhe çdo OJQ tjetër që tërhiqte vëmendjen ndaj krimeve të marksizëm-leninizmit, të urdhëronte nënshtrimin brutal të Çeçenisë, të aneksonte Krimenë dhe të pushtonte Ukrainën.

Duke shkruar mbi Rusinë e shekullit XVII, një nga historianët më të njohur rusë e akuzon atë me këtë frazë tepër thumbuese: “Shteti u fry ndërsa njerëzit u tkurrën!”. I njëjti portret është i vërtetë për Rusinë e sotme dhe presidentin e saj Vladimir Putin.
Në fjalimin e tij të vitit 2005 drejtuar politikanëve dhe parlamentit, Putin tha: “Mbi të gjitha, ne duhet të pranojmë se rënia e Bashkimit Sovjetik ishte fatkeqësia më e madhe gjeopolitike e shekullit XX”. Si kryeministër dhe president, Putin është përpjekur vazhdimisht të ndërtojë një perandori të re ruse, së fundmi me pushtimin e tij në Ukrainë.
Ne mund të ballafaqohemi në mënyrë efektive me Putinin, vetëm nëse e pranojmë se sa shumë ai është nën ndikimin e marksizëm-leninizmit, dhe idesë së tij thelbësore se fuqia politike rritet vetëm nga tyta e armës.
Shënim: Lee Edwards, anëtar në Heritage Foundation. Ndër librat e tij të shumtë, përfshihet edhe një biografi mbi ish-presidentin amerikan Ronald Reagan./ “National Riview”-Përshtatur nga CNA.al
Nga Silas Laycock “The Conversation” Disa netë duket vërt...
Historia është e mbushur me vendet që kanë nisur luftërat ...
Nga Sara Novak “Discover Magazine” Pavarësisht nëse jeni ...
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka detyruar Bashkimin Europian...
Në 14 javë që nga momenti kur forcat ruse qëlluan për ...
Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Ency...
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave ...
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...