Si mund t’i jepet fund bllokadës ruse ndaj porteve ukrainase në Detin e Zi
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...

Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të thekur, nuk keni domosdoshmërisht nevojë për makinën e së vërtetës. Mjafton t’i bëni atij disa pyetje, duke përdorur masat e duhura paraprake, dhe gënjeshtra zbulohet shumë shpejt. Aldert Vrij, psikolog në Universitetin e Portsmauthit në Britaninë e Madhe, merret shkencërisht me gënjeshtarët më të regjur.
Sipas studiuesit të njohur, për të rrëzuar “shtëpinë prej letre” të një gënjeshtari mjafton që ta shpërqendrosh atë. Kështu ndërsa i bën pyetje mbi faktet që duhen verifikuar, mund t’i kërkosh atij të kryejë detyra specifike që kërkojnë një nivel të mirë përqendrimi.
Përpjekja njohëse e nevojshme për të gënjyer, e kombinuar me atë që kërkohet për të përfunduar detyrën e kërkuar, do të ishte e papërballueshme për trurin e njeriut mesatar. “Gënjeshtra dhe e vërteta mund të jenë po aq të besueshme, për sa kohë që e mendoni me kujdes për atë që po thoni. Kur dështon aftësia për t’u përqendruar, e vërteta është për nga natyra e saj më e rrënjosur në trurin tonë, ndaj priret të mbizotërojë”- thotë studiuesit.
Në disa eksperimente, pjesëmarrësve iu kërkua të transkriptonin targat e disa makinave që iu ishin treguar më herët. Ndërkohë, iu kërkua të tregonin mendimin e tyre, të vërtetë apo të trilluar, mbi lajmet e lexuara në media. Detyra e intervistuesve ishte të identifikonin gënjeshtarët. Studimi u publikua në numrin e fundit të Revistës Ndërkombëtare të Psikologjisë dhe Analizës së Sjelljes.
Sipas rezultateve të studimit, ata që gënjyen në test u identifikuan për mungesën e përgjigjes së menjëhershme të pyetjeve rreth versionit të tyre, për mungesën e besueshmërisë dhe qartësisë së shpjegimit. Në fakt, të thuash një gënjeshtër në mënyrë të besueshme, kërkon vëmendje ndaj detajeve, një rrëfim bindës dhe vëmendjen e duhur, për të mos rënë në kontradikta.
Por që të gjitha këto aktivitete, kërkojnë një shkallë të lartë përqendrimi. Dhe nëse kryhen ndërsa jeni duke përfunduar një detyrë tjetër komplekse, siç është kujtimi i sekuencave të gjata të shkronjave dhe numrave, kjo mund ta fusë trurin tonë drejt disa ngërçeve të papërshtatshme.
Studiuesit thonë se rezultatet më të mira mund të arrihen duke e nënshtruar subjektin që do të ekzaminohet ndaj aktiviteteve komplekse, si për shembull drejtimin e një avioni (jo të vërtetë, por në një simulator) apo drejtimi i makinës në një rrugë dredha-dredha. Megjithatë, para se ta eksperimentoni këtë metodë, dijeni se ajo nuk është plotësisht e pagabueshme. Disa njerëz janë veçanërisht të aftë për të treguar gënjeshtra, ndaj mund t’i kalojnë pa shumë probleme këto lloj testesh.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave ...
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
Tbilisi - Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kryeqyteti i Gjeo...
Rajoni Donjeck, Ukrainë - Toka në vendin ku ishin ngritur ...
Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, ...
Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez, të kishte d...
Masakra e së martës në një shkollë fillore në Uvalde të sh...
Një mosmarrëveshje diplomatike gjithnjë e më e ashpër në l...
Nga Guillaume Serina & Stewart Mackinnon “Euobserver” Në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...