BE demostron unitet të arritur me sforcim
Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez, të kishte d...

Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, pa e ditur saktësisht se çfarë janë ato, por kjo është normale. Pasi nga njëra anë, kriptovalutat bazohen mbi koncepte të ndërlikuara, dhe nga ana tjetër, askush nuk di në realitet disa informacione bazë.
Për shembull, nuk dihet se kush e shpiku Bitcoin-in, monedhën dixhitale më të famshme në botë. Po çfarë janë kriptomonedhat me fjalë të thjeshta? 13 vjet më parë, si pasojë e falimentimit të “Lehman Brothers”, një prej kompanive kryesore financiare në botë, një personazh misterioz që paraqitej në ueb me emrin Satoshi Nakamoto, mendoi se kishte ardhur koha që ta bënte monedhën të pavarur nga bankat qendrore, të cilat zakonisht e hedhin në treg dhe e kontrollojnë atë.
Ai foli për një sistem në të cilin kushdo mund ta krijojë monedhën “në shtëpi”, me kompjuterin e tij, dhe më pas ta shkëmbejë me të tjerët ose ta ruajë ose ta shpenzojë, njëlloj si të ishte 1 euro, 1 dollar apo 1 jen.
Natyrisht, në vitin 2009 një mendim i tillë dukej thjeshtë absurd, pasi do të thoshte t’u hiqje bankave qendrore atë që ka qenë gjithmonë detyra e tyre kryesore. Absurde dhe madje e rrezikshme, sepse përveçse i bën të padobishme bankat qendrore, një monedhë dixhitale i bën të duken si të padobishëm edhe të gjithë ndërmjetësit që fitojnë para nga transaksionet e parave, si bankat tregtare, kompanitë e kartave të kreditit dhe kartave ATM, transfertat e parave… Po cilat janë sipas ekspertëve të ekonomisë, avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të kriptomonedhave:
1. Gjithçka është e gjurmueshme
Përdorimi i teknologjisë “blockchain” që qëndron në themelin e kriptomonedhave, garanton gjurmueshmërinë dhe verifikimin e të gjitha transaksioneve nga të gjithë pjesëmarrësit në rrjet.
2. Është një sistem më transparent
Të gjitha transaksionet regjistrohen në mënyrë anonime në një libër të hapur, “blockchain”, të cilin mund ta kontrollojë çdokush, ndryshe nga ajo që ndodh me sistemet bankare tradicionale.
3. Nuk ka vjedhje të identitetit
Privatësia është totale: kur paguan në Bitcoin nuk regjistrohet asnjë informacion personal, ndaj nuk është e mundur të vidhet identiteti juaj siç ndodh me kartat e kreditit. Por në tregun e zi monedha është shumë e përdorur, pasi nuk mund të gjurmohet se kush e përdor atë.
4. Zero komisione
Transferimi i parave në formën e kriptomonedhave është shumë më i lirë sesa përdorimi i ndërmjetësve si bankat ose aplikacionet e caktuara, të cilat kërkojnë tarifa deri në 10 për qind.
5. Nuk njeh kufij
Nuk ka kufij kombëtarë që e modifikojnë vlerën e monedhës, pasi tranzicioni drejtohet me të njëjtën vlerë, pa ndërmjetës ose kundrejt vlerave reale.
6. Janë të vështira për t’u kuptuar
Pengesa ndoshta më e madhe për përhapjen në shkallë të gjerë të kriptomonedhave, është se ato janë të vështira për t’u kuptuar. Vetë ideja e një sistemi financiar të decentralizuar, të bazuar te “blockchain”, ku nuk ka banka, mund të jetë e frikshme. Për këtë arsye, krahasuar me bankomatet apo kartat e kreditit, ky sistem pagesash e ka shumë të vështirë të përhapet gjerësisht.
7. Kanë më shumë luhatje
Edhe kriptomonedhat janë një investim. Ato blihen sot me shpresën se vlera e tyre do të rritet nesër. Por luhatjet janë shumë të mëdha, edhe rreziqet gjithashtu.
8. Rreziku i mashtrimit kibernetik
Ashtu si me çdo teknologji në zhvillim, ekziston frika e mashtrimit ose grabitjes. Kartat e kreditit që klonohen apo vjedhja e kodeve të qasjes online në llogarinë bankare, na mësojnë se sot ka pak gjëra që janë vërtet të sigurta.
9. Harxhojnë shumë energji
Për të krijuar një kriptomonedhë keni nevojë për kompjuterë shumë cilësorë. Ata konsumojnë shumë energji në mënyrë që të punojnë vazhdimisht dhe me shpejtësi maksimale. Por nga ana tjetër është e vërtetë që 40 për qind e “minatorëve” të Bitcoin-it përdorin energjinë e rinovueshme.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez, të kishte d...
Masakra e së martës në një shkollë fillore në Uvalde të sh...
Një mosmarrëveshje diplomatike gjithnjë e më e ashpër në l...
Nga Guillaume Serina & Stewart Mackinnon “Euobserver” Në ...
Dy emigrantë amerikanë, që të dy të mbijetuar të sundi...
Ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden po takohej më 24...
Në Moskë ka diçka që nuk shkon. Çështja nuk është nëse...
Vladimir Putin ka një emërtim të tijin për Perëndimin. Ai ...
“Që nga shekulli i XVI-të, ne rusët kemi jetuar sipas lig...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, është karakter...
Pas goditjes që forcat ruse morën në përpjekje për të push...
Nga Keir Giles “The Guardian” Midis mbështetësve të Ukrai...
Nga Petro Poroshenko, “Politico.eu” Kur presidenti rus Vl...
Midis mbështetësve të Ukrainës ka aktualisht një ndjenjë g...
Kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi luftën e tij shka...
Ministri i Jashtëm i Rusisë dhe ambasadori rus në Shtetet ...
Më 23 maj 1992, gjykatësi Giovanni Falcone u vra në mes të...
Im atë ishte vetëm 15 vjeç kur kaloi kufirin hungarez në n...
Shefja e diplomacisë britanike, Liz Trus, propozoi në fjal...
Prej disa javësh, në disa kryeqytete perëndimore po qarkul...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...