Ja si mund të demaskoni një gënjeshtar
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...

Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” mbi 900 faqe format i madh A4 (rreth 1800 – 2000 fq. të formatit që kanë zakonisht librat) një prej punëve më madhore që munda të realizoj, një mund që mbështetet në grumbullim të dhënash, shënime, informacione, studime, kërkime, etj, të miat që shtrihen në një hark kohor që përfshin, rreth 50 vjet prej jetës sime.
Mjafton të them se te shënimet e mia, një pjesë e tyre edhe letra ku i pata shkruar dikur, sot, është zverdhur prej kohës apo informacioni gojor që kam grumbulluar në kohë, u përket njerëzve të ndryshëm të cilët shumica e tyre, në mos të gjithë, sot kanë vdekur e nuk janë më.
Në këtë punim trajtohen: histori familjesh, fragmente gjenealogjish, prosopografi, eruditë, diaspora, etnografia, besimi, kultura, arsimi, letrat, shkenca, arti, muzika, urbanistika, historia, ekonomia, tregtia, artizanati, arkitektura, ajografia, ikonografia, leksikologjia, kodikografia, filozofia, mjekësia, oinologjia, bujqësia, blegtoria, anthropologjia, etj, etj, të Voskopojës.

Në të përmenden rreth 630 familje nga të cilat, rreth 130 me hollësi dhe të tjerat shkurtimisht, gjithçka në varësi të informacionit të gjetur; përmenden disa mijëra njerëz dhe të dhëna historike për shumë prej tyre; jepen histori familjesh, si dhe thuajse 100 fragmente gjenealogjish të zhvilluara në mbi 130 pemë gjenealogjike, disa prej të cilave depërtojnë deri në shek. XVI dhe shtrihen pastaj deri në fillimet e shek. të XX; shtjellohen familjet voskopojare që fituan tituj fisnikërie në Europë dhe heraldika e tyre; flitet për historinë e qytetit të dikurshëm që në fillimet e shek. XIV dhe deri në fillimet e shek. XX; flitet gjithashtu për shpërndarjen e qindra familjeve në të katër anët e dheut, etj. Trajtohen me hollësi shumë figura të shquara që kanë dalë ose kanë origjinën prej qytetit të djegur, vepra dhe jeta e tyre, etj, etj.
Mendoj se punimi në fjalë është më i ploti që mund të jetë shkruar ndonjëherë për Voskopojën, në çfarëdo gjuhe qoftë.
Janë përdorur thuajse 400 bibliografi, si dhe burime: shqiptare, greke, veneciane, osmane, rumune, hungareze, austriake, serbe, kroate, çeke, sllovake, sllovene, polake, ruse, gjermane, etj.
Informacioni bazohet në arshiva, kërkime shkencore, hulumtime, monografi, libra, revista, gazeta, artikuj, mbishkrime kishash, ikonash, gurë varresh, në të dhëna të internetit për të gjitha dekadat e fundit, si dhe në të dhëna dhe fakte gojore të dekadave të shkuara të vjela këto dhe të shënuara prej meje, nga rreth 80 persona, njohës të historisë së qytetit të djegur, shumica e të cilëve, në mos të gjithë, si e përmenda dhe më lart, sot kanë vdekur.
Referencat janë tepër të dendura, me një frekuencë të ngjeshur mes rreshtave të punimit, me qëllim që për lexuesin, brenda mundësive, gjithçka të jetë e faktuar.
“Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” botohet në një tirazh të kufizuar, në tri volume, në letër cilësore, me ngjyra, me mbi 1200 ilustrime, foto, piktura, gravura, portrete, autografe, harta, skema, grafikë, diagrame, etj., dhe në fund mbyllet me një studim timin athropologjik rreth karakteristikave biologjike të voskopojarëve të dikurshëm, bazuar në përpunimin e të dhënave të arshivave austro-hungareze të shek. XVIII, sipas statistikës matematike.
Gjithashtu dizajni, struktura, përformimi artistik i punimit, është imi.
Të gjithë punën e mësipërme, të cilën vetëm për ta organizuar e për ta sjellë në fomën e një libri madhor më janë dashur shumë vite, e kam realizuar i vetëm, në vetmi, në heshtje, pa asnjë mbështetje intelektuale dhe vetëm me ndihmën e pakursyer e konsultimin ortografik e sidomos me mbështetjen e inkurajimin moral, të shoqes sime të jetës, Elisaveta, të cilën e falënderoj.
Por, mbi gjithçka, edhe në këtë rast ashtu si edhe për punimet e tjera madhore të miat, të cilat munda t’i nxjerr në vite prej dore, falënderoj Zotin.
Jo kujtdo i jepen mundësitë në jetë të krijojë punë të tilla.
Ditët e fundit tek mbyllja këtë punim, në mendje dhe në shpirt kisha bindjen se pavarësisht sa shkruaj më sipër, përsëri puna ime nuk e shteron botën voskopojare dhe mund të ketë nevojë për plotësime dhe ndofta edhe saktësime të mëtejshme.
Së fundi, ndonëse ky punim është më madhori, mes nëntë titujve të ndryshëm që kam botuar deri tani për Voskopojën, nuk më mbetet veçse të them se në mendje dhe në shpirt jam i bindur gjithashtu se që të shkruash për Voskopojën, nuk mjafton një jetë.
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave ...
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
Tbilisi - Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kryeqyteti i Gjeo...
Rajoni Donjeck, Ukrainë - Toka në vendin ku ishin ngritur ...
Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, ...
Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez, të kishte d...
Masakra e së martës në një shkollë fillore në Uvalde të sh...
Një mosmarrëveshje diplomatike gjithnjë e më e ashpër në l...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...