Pas ministrit të Mbrojtjes/ Shkarkimi i radhës nga Zelensky trondit ushtrinë ukrainase
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...

Nga Sara Novak “Discover Magazine”
Pavarësisht nëse jeni duke fluturuar nëpër qiell, duke u rrëzuar nga një godinë 12-katëshe apo duke pasur një marrëdhënie romantike me fqinjin tuaj, ëndrrat janë një lloj “dritareje” në një botë pa kufizime. Atje nuk ekzistojnë barrierat e jetës sonë të përditshme.
Disa pjesë të botës sonë të ëndrrave duken si realiste, por të tjerat janë shenja të imagjinatës sonë. Dhe kjo ngre me të drejtë pyetjen: A kanë kuptim ëndrrat tona? Për studiuesit, kjo pyetje ka qenë prej kohësh objekt i shumë debateve. Sipas neuroshkencëtarit për aftësitë konjitive Anti Revonsuo, ëndrrat synojnë të na përgatisin për situatat e jetës reale që mund të hasim në të ardhmen.
“Të ëndërrosh, simulon një botë në të cilën jemi zhytur. Ëndrrat na ndihmojnë të njohim kërcënimet, dhe të mësojmë se si t'u përgjigjemi atyre në një mënyrë kuptimplotë. Pra, ne po i provojmë, para se të ndodhin në realitet”- thotë Revonsuo. Po ashtu eksperti thotë se ëndrrat na përgatisin për ndërveprimet sociale.
Ëndrrat pozitive dhe neutrale mund të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive njohëse dhe perceptimit tonë mbi ambientin shoqëror. “Ne jemi shumë rrallë vetëm në botën tonë të ëndrrave. Prandaj mendoj se këto ëndrra na ndihmojnë që të provojmë ndërveprimin tonë social”, - thekson ai.
Revonsuo thotë se do të ishte absurde që ëndrrat që shohim në gjumë të mos kenë asnjë kuptim, pasi ato na kanë shoqëruar gjatë gjithë historisë sonë evolucionare. Edhe kafshët shohin ëndrra, ndaj nuk ka gjasa që kjo të ndodhë pa asnjë arsye.
Ekspertë të tjerë thonë se domethënia e një ëndrre është aq e gjerë, sa të përcaktosh qëllimin dhe kuptimin e saj, është njëlloj si të përcaktosh qëllimin e të gjitha gjërave që mendojmë kur jemi zgjuar. Të ëndërrosh është thjesht një proces i të menduarit, që thjesht ndodh në një moment kur truri ndodhet në një gjendje tjetër.
Përcaktimi i qëllimit të ëndrrës varet nga ajo që po ëndërroni, thotë profesori i psikologjisë në Universtitetin e Harvardit, Deirdre Barret. Ne ankohemi për të njëjtat gjëra, si kur jemi duke fjetur apo kur jemi zgjuar, pra mbi marrëdhëniet tona sociale, problemet në punë, shpresat dhe frikërat tona.
Barret thotë se ëndrrat janë të ndryshme, por përmbajtja e tyre është shpesh e njëjtë. “Zonat vizuale të trurit, janë shumë më aktive gjatë kohës që po shohim një ëndërr, siç janë qendrat emocionale. Ndërsa logjika lineare dhe zonat përgjegjëse për gjuhën e folur janë më pak aktive. Pra, ne nuk jemi duke menduar shumë me fjalë. Por po mendojmë në imazhe, rrëfime të thjeshta dhe në mënyra emocionale intuitive”- shprehet ekspertja.
Barret nënvizon se ëndrrat zgjidhin një pjesë të mirë të të njëjtave probleme që trajtojmë kur jemi zgjuar, por ajo nuk beson se ato kanë një qëllim apo disa qëllime të caktuara. “Ëndrrat na japin një ide të ndryshme se si t’i bëjmë gjërat në jetën reale, pasi ato na ndihmojnë të mendojmë jashtë skemave normale, dhe përmes tyre ne mund të zgjidhin probleme që përfshijnë edhe kundërshtimin e normave të zakonshme”- thotë ajo.
Shumë nga ne kanë disa metoda për t’iu qasur problemeve që burojnë nga përvojat tona të fëmijërisë së hershme. Por ëndrrat na ndihmojnë të mendojmë ndryshe, pasi korteksi paraballor në trurin tonë, që lidhet me zakonet dhe sjelljet e mësuara, është më pak aktiv gjatë kohës që shohim ëndrra.
Ju mund t’i cilësoni automatikisht shqetësuese kur ëndrrat janë të tmerrshme. Gjëra të tilla si ankthet postraumatike - makthet më intensive që mund të përsërisin ngjarjet aktuale traumatike, dhe që janë veçanërisht të dhunshme - duhet t’ju shqetësojnë. Por në shumicën e rasteve, thotë Barrett, ato e bëjnë këtë sepse ne zgjohemi të tmerruar.
Por në përgjithësi, njerëzit priren të shqetësohen më shumë sesa duhet për ëndrrat që shohin në gjumë. Është relativisht normale që të shihni disa ëndrra me përmbajtje seksuale me dikë tjetër përveç partnerit tuaj. Po ashtu njerëzit mund të shohin ëndrra sikur vrasin dikë, por kjo nuk do të thotë se ata janë njerëz të dhunshëm në jetën reale.
Barret tregon se në shumicën e kohës u thotë klientëve të saj të mos shqetësohen për ëndrrat e tyre, edhe kur ato përfshijnë shpesh seksin apo aktet e dhunës. “Ëndrrat krijojnë një rrjet lidhje me gjëra që mund të jenë metaforikisht pjesë e vetes sonë, por që nuk janë të lidhura ngushtë me ndonjë veprim që mund të bëjmë ne në jetën reale”- thotë Barret.
Ndonëse ia vlen që të analizoni ëndrrat tuaja, dhe të vini re disa nga temat që mund të mbizotërojnë, nuk është e nevojshme që të ndiheni në faj për një takim seksual të ëndërruar. Megjithatë, ëndrrat mund të na japin një këndvështrim të ndryshëm mbi kërcënimet dhe problemet që hasim në jetën tonë të përditshme. Ajo që ëndërrojmë natën, mund të na lejojë të mendojmë në mënyrë më “fleksibël”, thotë Barrett, dhe të gjejmë zgjidhje të reja për problemet që hasim në jetën e përditshme.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka detyruar Bashkimin Europian...
Në 14 javë që nga momenti kur forcat ruse qëlluan për ...
Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Ency...
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave ...
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
Tbilisi - Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kryeqyteti i Gjeo...
Rajoni Donjeck, Ukrainë - Toka në vendin ku ishin ngritur ...
Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...