Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Këtë herë dua ta analizoj konfliktin ruso-ukrainas, jo në aspektin e sulmues-i sulmuar, por se kush do të fitojë çfarë, dhe kush do të humbasë çfarë. Aktorët në terren janë Ukraina dhe Rusia, të cilët po zhvillojnë luftën fizike: Rusia me ushtarët dhe armët e saj, dhe Ukraina me njerëzit, ushtarët dhe civilët e saj, si dhe me armët e dërguara nga SHBA-ja, Bashkimi Europian etj.
Këta të fundit janë gjithashtu “regjisorë“ të një lloj “lufte” të re, asaj ekonomike, e cila është më interesante për ta. Në këtë luftë, Europa është e konfiguruar si të ishte shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara. Ajo është kaq e bindur dhe në harmoni me udhëzimet e Uashingtonit. Për rrjedhojë ka vende të tjera që po i shfrytëzojnë pasojat e veprimeve në këto luftëra, për të përfituar sa më shumë edhe duke qëndruar jashtë konflikteve: vendet e BRICS.
Çfarë donte Rusia?
Denazifikimin e Ukrainës: Tani Moska ka si trofe 2500 ushtarë të batalionit Azov të kapur rob, për të cilët tani edhe Perëndimi është detyruar ta pranojë se i ka rrënjët dhe frymëzohet nga ideologjia ekstremiste e Stepan Bandews (edhe pse disa i kanë etiketuar si “nazistë të mirë”) .
Pavarësinë e rajonit të Donbasit: Në një mënyrë a tjetrën do të gjendet një formulë gjeopolitike mbi “autonominë”, që do ta largojë atë nga Ukraina, për të shpëtuar fytyrën e të gjithëve.
Jo anëtarësim i Ukrainës në NATO: Kievi do të marrë një formë garancie të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s, edhe nëse nuk bëhet pjesë e aleancës. Rusia do të vuajë ekonomikisht në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Por do të rimëkëmbet në mënyra të ndryshme në një periudhë afatgjatë. Ajo do të ketë përballë një NATO më agresive në Europë, dhe kjo do të thotë se do të kemi një Luftë të re të Ftohtë.

Çfarë do të përfitojë Ukraina?
Do të jetë më prezente në skenën ndërkombëtare në “oborrin e atyre që përfillen”. Po ashtu, do të ketë kanale të reja dhe të privilegjuara komerciale dhe një vërshim të madh parash nga SHBA-ja, BE-ja dhe Rusia (si pjesë e marrëveshjes së paqes) për rindërtimin, por edhe për të ndërtuar atë që në rrethana të tjera nuk do të ishte kurrë e mundur. Ukraina do të mbajë zi për mijëra viktima në civilë dhe ushtarakë. Por si të gjitha zitë e mëdha të luftës, edhe ajo do të zbehet me kalimin e viteve.
Çfarë përfiton SHBA-ja?
Amerikanët e kanë deklaruan synimin e tyre: një dobësim të gjatë dhe të fortë ekonomik dhe izolim të armikut të tyre kryesor: Rusisë. Industria amerikane e luftës do të bëjë shumë biznes, ashtu si edhe industria e nxjerrjes së gazit, e cila do të furnizojë edhe Europën. Kjo e fundit do të ketë një “varësi” më të madhe nga vendimet gjeopolitike të Uashingtonit dhe një rol të përforcuar për NATO-n (me synime të reja drejt rajonit të Indo-Paqësorit). Çfarë do të humbasë? Asgjë, ose maksimumi një dobësim të dollarit si monedhë referimi për investimet.
Pastaj janë vendet e BRICS që prodhojnë 25 për qind të PBB-së botërore. Tashmë Kina po blen gazin dhe naftën ruse me një çmim shumë të ulët. Edhe India po blen sasi të mëdha të qymyrit dhe naftës bruto ruse me çmime të favorshme. Së bashku me Pakistanin, ata janë “importuesit” e rinj të naftës për të cilën flet Moska.
Industria e tyre do të prodhojë me kosto më konkurruese sesa BE-ja. Transaksionet ekonomike Rusi-Indi-Kinë zhvillohen në rubla, rupi dhe juanë, dhe jo më në dollarë. Ato janë të sigurta nga “ngrirjet” e mundshme të njëanshme.
Po Europa?
Nuk do të përfitojë asgjë, përveçse në industrinë e armatimeve luftarake për armatimet kombëtare dhe ato të NATO-s, që të kombinuara me varësinë nga SHBA do ta bëjnë atë “rojtaren” e Rusisë në Uashington, ndërsa SHBA do të jetë në gjendje që të merret më shumë me “armikun” e saj të ri: Kinën. Europa do ta ketë të vështirë të mbetet konkurruese në industrinë globale.
Sidomos, Italia, e cila pa centrale bërthamore dhe me pak energji të rinovueshme, duhet të shpresojë që “furnitorët” e saj të rinj afrikanë të gazit përmes anijeve të jenë “të besueshëm”. Nga ana tjetër duhet të përballojë 30 për qind më shumë kosto për blerjen e gazit natyror të lëngshëm. LNG, kryesisht nga SHBA-ja.
Deklarata e Xho Bajdenit më 21 marsit, më pak se një muaj pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, drejtuar krerëve të kompanive të mëdha amerikane është shumë domethënëse: “Tani ka një botë të re, dhe ne (SHBA) do ta udhëheqim atë. Që t’ia dalim, do të mbajmë të bashkuar të gjithë botën e lirë”. Shumë e qartë, apo jo?/ “Il Fatto Quotidiano” - Përshtatur nga CNA.al
Një nga pasojat kryesore gjeopolitike të luftës së pre...
Duke lexuar librin “SKËNDERBEU” të Oliver Jans Schmitt...
Ndonjëherë shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i miri. J...
Nga Silas Laycock “The Conversation” Disa netë duket vërt...
Historia është e mbushur me vendet që kanë nisur luftërat ...
Nga Sara Novak “Discover Magazine” Pavarësisht nëse jeni ...
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka detyruar Bashkimin Europian...
Në 14 javë që nga momenti kur forcat ruse qëlluan për ...
Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Ency...
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave ...
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...