Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Skandali i Uotergejtit, që rrëzoi nga pushteti presidentin e Shteteve të Bashkuara, Riçard Nikson, filloi më 17 qershor 1972, kur Frenk Uills, një roje sigurie 24-vjeçare, vuri re diçka të çuditshme gjatë një inspektimi natën në korridoret e hotelit Uotergejt në Uashington.
Hotel Uotergejt në Uashington
Dera që të çonte nga kati përdhes në parkingun nëntokësor, ishte bllokuar me një shirit ngjitës që të qëndronte e hapur. Pothuajse pa e menduar gjatë, Uills e hoqi nga dera dhe nisi kontrollin e tij rutinë nëpër godinë. Por kur pak minuta më vonë, pa se dikush e kishte vendosur sërish shiritin, njoftoi menjëherë policinë.
Në katin e gjashtë të pallatit, oficerët e policisë gjetën dhe arrestuan 5 persona, të cilët kishin hyrë fshehurazi në zyrat e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në fillim lajmi qarkulloi në disa media të vogla lokale, derisa 2 gazetarët e “Washington Post”, Bob Uduard dhe Karl Bernshtajn, u bindën të hetonin dhe zbuluan se ajo nuk bëhej fjalë thjesht për një vjedhje.
Në fakt, pas pak më shumë se dy vjetësh nga ajo natë, Riçard Nikson u detyrua të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Dhe ndërsa 3 presidentë të tjerë të SHBA-së janë fajësuar në të kaluarën - Endrju Xhonson në vtin 1868, Bill Klinton në vitin 1998 dhe Donald Trump dy herë, në vitet 2020 dhe 2021 - Nikson ishte i pari dhe i vetmi që dha dorëheqjen. Të paktën deri më sot. Ja cilat janë në mënyrë të përmbledhur, fazat e faqes më të errët në historinë politike të Shteteve të Bashkuara.

17 qershor 1972
Pesë burra arrestohen për hyrjen e paligjshme në zyrat e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike në hotelin Uotergejt në Uashington. Njëri prej tyre kishte bashkëpunuar në të kaluarën me CIA-n.
19 qershor 1972
E përditshmja “Washington Post” zbulon se një nga të arrestuarit është një oficer sigurie që punonte për Partinë Republikane. Xhon Miçëll, drejtuesi i fushatës së Niksonit, mohoni çdo lidhje me atë që ndodhi atë natë në Uotergejt.
1 gusht 1972
Një çek prej 25.000 dollarësh nga fushata elektorale e Niksonit, zbulohet në llogarinë bankare të njërit prej të arrestuarve.
29 shtator 1972
“Washington Post” zbulon se Xhon Miçëll kontrollonte një fond sekret të Partisë Republikane, që synonte financimin e operacioneve të përgjimit ndaj Partisë Demokratike.
10 tetor 1972
FBI e vlerësoi fushatën e Niksonit me ndërhyrjen ilegale në Uotgejt, si pjesë të një projekti më të madh për sabotimin e fushatës së kundërshtarit politik.
7 nëntor 1972
Nikson, që u bë presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara më 5 nëntor 1968, fiton sërish zgjedhjet presidenciale, duke mundur me një diferencë të madhe rivalin demokrat Xhorxh Mekgavërn.
3 qershor 1973
Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Din, pretendon gjatë hetimit se kishte diskutuar me Niksonin mbi vendosjen e përgjuesve në Uotergejt. Nis fushata për shkarkimin e presidentit.
27 korrik 1974
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve miraton të parën nga 3 kërkesat e shkarkimit, me akuzën e pengimit të drejtësisë nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.
8 gusht 1974
Riçard Nikson jep dorëheqjen. Ai zëvendësohet nga zëvendëspresidenti Xherald Ford, që më pas do ta lavdërojë, duke rrëzuar akuzat ndaj tij.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Lufta e ashpër e Ukrainës për të mbrojtur demokracinë ...
Udhëtimi në kohë është një nga temat kryesore të trajt...
Kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje ng...
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti...
Kur dëgjojmë dy fjalët “drogë” dhe “luftë”, të përdoru...
Ndërsa shitjet e makinave elektrike po shënojnë rekord...
Nis lobimi intensiv për legalizimin e kanabisit. Minis...
Kur pushton një vend fqinj, duhet pritur edhe një rezisten...
Gjatë fazës përgatitor të Konceptit të ri Strategji...
Xhengiz Khan i bashkoi të gjitha fiset mongole, dhe kr...
Uria është një armë e vjetër sa vetë lufta. Por Vladim...
Shumë njerëz mendojnë se 2020-a, ishte vit më i keq i ...
Një kolonë automjetesh ushtarake ruse në periferi të B...
Vladimir Putini e pëlqen shumë historinë, por vetëm pë...
Zyrtarët e administratës Bajden po e trajtojnë Rusinë ...
Revista “Commentary” botoi në nëntorin e vitit 1979 nj...
“A ishte hebre Hitleri?” E shtruar në këtë formë kjo p...
Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktu...
Themelet e nismës “Open Balkan” ("Ballkani i Hapur") u hod...
Vizitat e nivelit të lartë, fjalimet inkurajuese dh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...