Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Ndonëse politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian do të jetë në axhendën e samitit të Këshillit Evropian këtë javë, lufta në Ukrainë do ta vendosë pjesën më të madhe të vëmendjes tek aplikimi i Kievit për anëtarësim në union, së bashku me atë të Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
Por do të ishte me siguri një dështim tjetër i udhëheqjes, nëse BE-ja nuk do të ndërmarrë në të njëjtën kohë veprime urgjente në lidhje me Ballkanin Perëndimor, rrugëtimi i gjatë i të cilit drejt anëtarësimit në union ka nisur mbi 20 vjet më parë. BE-ja e ka lënë ndërkohë rajonin të endet mes shpresës dhe dëshpërimit, me shumë premtime të pa mbajtura, dhe ku më emergjentet kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo sjellje po shkakton një zhgënjim të madh për vendet e rajonit, duke i lënë ato më të rrezikuara ndaj aktorëve të jashtëm si Rusia, të cilët janë shumë të prirur të shkaktojnë probleme. Mjerisht, ka shenja se angazhimi i Bashkimit Evropian në marsin e vitit 2020 për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do mbetet sërish i papërmbushur.

Përveçse nëse ndodh një mrekulli në minutën e fundit, Bullgaria do të ruajë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për arsye që nuk kanë fare lidhje me kriteret e përcaktuara për anëtarësim në BE. Edhe pse të dy vendet nënshkruan një Traktat të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit në vitin 2017, që themeloi një komision të përbashkët për çështjet historike dhe arsimore, ai ka pasur pak ndikim në nxitjen e besimit midis palëve.
Bullgaria, një vend anëtar i BE-së që nga viti 2007, këmbëngul që Maqedonia e Veriut të pranojë versionin bullgar të ngjarjeve gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe pretendimin e Sofies se gjuha maqedonase nuk ekzistonte para vitit 1944. Po ashtu, ajo kërkon që qeveria e Shkupit të ndryshojë kushtetutën e saj për të njohur ekzistencën e një pakice bullgare në Maqedoninë e Veriut.
Për këtë të fundit nuk ka asnjë reciprocitet, pavarësisht vendimeve të përsëritura të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, që i bëjnë thirrje Bullgarisë të njohë një pakicë maqedonase në Bullgari, e cila është shpërfillur nga qeveritë e njëpasnjëshme bullgare.

Sjellja e qeverisë bullgare me vendosjen e vetos për arsye thjesht të politikës së brendshme, bie ndesh me gjithçka që përfaqëson BE-ja, dhe e injoron shembullin e dhënë nga projekti evropian për kapërcimin e trashëgimisë së luftës, dhe krijimin e një procesi paqeje të bazuar në pajtimin dhe sundimin e ligjit.
Duke përfshirë konceptet e historisë dhe identitetit në procesin e anëtarësimit, Bullgaria po minon kriteret dhe parimet e kushtëzimit, mbi të cilat është bazuar anëtarësimi në BE që nga viti 1993. Ky shpërdorim i së drejtës së vetos nga një shtet anëtar i BE-së, zhduk edhe atë pak besim ndaj BE-së nga vendet e rajonit.
Nëse Bullgaria do të ketë sukses me qasjen e saj, ajo do t’i japë një goditje vdekjeprurëse axhendës së zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Pasi shembulli bullgar po përhapet tashmë në të gjithë rajonin. Kështu, në Kroaci disa po bëjnë thirrje për dëmshpërblime lufte dhe për zgjidhje të mosmarrëveshjeve të tjera pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
Dështimi i BE-së për t’i zgjidhur këto mosmarrëveshje dypalëshe të ashpra (të tilla ka shumë në rajonin e Ballkanit Perëndimor), dhe lënia e palëve që t’i zgjidhin vetë ato, do ta dobësojë më tej imazhin dhe ndikimin tashmë të dobësuar të BE-së në rajon, për të mos përmendur fuqinë e saj transformuese që u vërtetua me aq sukses në zgjerimin e mëparshëm të vitit 2004.
Sa më shumë që kjo fuqi transformuese do ta humbasë besueshmërinë e saj, dhe sa më e zgjatur në kohë pasiguria në lidhje me synimet e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, aq më e vështirë do të jetë ruajtja e motivimit për reformat shumë të nevojshme në rajon. Të metat ekzistuese, të bazuara tek kërcënimet separatiste, tensionet ndëretnike dhe retorika nacionaliste, korrupsioni në rritje dhe rrjetet e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore, vetëm sa do të përkeqësohen, duke e shtuar pasigurinë.
Ajo që nevojitet është një qasje shumë më e fuqishme dhe e qëndrueshme nga BE-ja, duke përdorur të gjitha mjetet diplomatike që ajo ka në dispozicion. Por në rastin e Bullgarisë është pikërisht e kundërta. Siç u pa me procesin e paqes në Irlandën e Veriut, që çoi në Marrëveshjen e së Premtes së Mirë të vitit 1998, mënyra më e mirë për të ndërtuar besimin dhe pajtimin është bashkimi i palëve për të punuar për qëllimet e përbashkëta, nga të cilat përfitojnë të dyja komunitetet.
A janë liderët politikë në Bullgari të gatshëm të udhëheqin dhe të gatshëm të marrin parasysh rreziqe të tilla? Udhëheqja e Maqedonisë së Veriut ka dhënë tashmë një shembull duke rënë dakord për ndryshimin e emrit të vendit sipas Marrëveshjes së Prespës, të nënshkruar me Greqinë në vitin 2018, pavarësisht nga rreziqet e mëdha politike të përfshira dhe duke qenë pala më e dobët në mosmarrëveshje.
Ata që bëjnë thirrje për një kompromis të balancuar në mosmarrëveshjen bullgaro-maqedonase duhet të kujtojnë se nuk ka asgjë të barabartë në këtë mosmarrëveshje. Bullgaria po abuzon me anëtarësimin e saj në BE për të imponuar kushtet e veta ndaj palës më të dobët, duke mbajtur peng axhendën e zgjerimit të BE-së në proces.
Dështimi për ta hequr veton bullgare do ta shndërrojë Ballkanin Perëndimor në “varrezën” e ambicieve dhe premtimeve të paplotësuara të BE-së. A është kjo ajo çfarë dëshiron BE-ja në një kohë kur pushtimi rus i Ukrainës e ka goditur rëndë rendin ndërkombëtar?
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Termi ping-pong i referohet sportit të ping-pong...
Kujdes nga “leksionet e historisë” të nxjerra nga shar...
Skandali i Uotergejtit, që rrëzoi nga pushteti p...
Lufta e ashpër e Ukrainës për të mbrojtur demokracinë ...
Udhëtimi në kohë është një nga temat kryesore të trajt...
Kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje ng...
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti...
Kur dëgjojmë dy fjalët “drogë” dhe “luftë”, të përdoru...
Ndërsa shitjet e makinave elektrike po shënojnë rekord...
Nis lobimi intensiv për legalizimin e kanabisit. Minis...
Kur pushton një vend fqinj, duhet pritur edhe një rezisten...
Gjatë fazës përgatitor të Konceptit të ri Strategji...
Xhengiz Khan i bashkoi të gjitha fiset mongole, dhe kr...
Uria është një armë e vjetër sa vetë lufta. Por Vladim...
Shumë njerëz mendojnë se 2020-a, ishte vit më i keq i ...
Një kolonë automjetesh ushtarake ruse në periferi të B...
Vladimir Putini e pëlqen shumë historinë, por vetëm pë...
Zyrtarët e administratës Bajden po e trajtojnë Rusinë ...
Revista “Commentary” botoi në nëntorin e vitit 1979 nj...
“A ishte hebre Hitleri?” E shtruar në këtë formë kjo p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...