Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Është një enklavë e vogël dhe e izoluar prej 15 mijë kilometrash katrorë, në të cilën jetojnë rreth 500 mijë njerëz, dhe mbi të cilën valëvitet flamuri rus. Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, cilido që përpiqet të hamendësojë se ku mund të përshkallëzohet situata në të ardhmen, flet për këtë anomali të historisë, por që ka një potencial vërtet shpërthyes: Kaliningradi.
Për të kuptuar arsyen, mjafton që të shihni mbi një hartë gjeografike. Tani përshkallëzimi i frikshëm, duket se është mbi të gjithë në Evropë dhe Perëndim. Kaliningradi është një territor shumë i armatosur i Federatës Ruse, ne kufi midis Polonisë dhe Lituanisë, dhe pa asnjë lidhje me pjesën tjetër të Rusisë.
"Furnizimet ushqimore dhe çdo gjë tjetër, kryhet përmes një korridori 35 kilometra të gjerë midis kufijve të Polonisë dhe Lituanisë, që të dyja vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Por tani Lituania ka vendosur të vendosë sanksione të forta ndaj produkteve ruse me destinacion Kaliningradi. Rusia reagoi ashpër të hënën me fjalë shumë kërcënuese: në rast se nuk rivendoset në tërësi linja transit, “Rusia rezervon të drejtën të veprojë për të mbrojtur interesat e saj kombëtare”, deklaroi Moska.
Një rrezik shumë i madh
Por përse Lituania ka vendosur të veprojë pikërisht tani? Dhe mbi të gjitha, a ka rënë dakord Vilniusi për veprimin e tij me partnerët evropianë dhe të NATO-s? Është e qartë se nëse Kremlini ka vendosur të kundërpërgjigjet për të rivendosur me forcë linjën e kalimit tranzit midis Kaliningradit dhe Bjellorusisë (dhe prej andej në Rusi), ekziston një rrezik i konsiderueshëm i përshkallëzimit të situatës.
Reagimi i parë erdhi nga Brukseli, ku Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, i hodhi poshtë kërcënimet ruse, duke theksuar se Lituania nuk është “fajtore për asgjë”. Sipas Borrell, Lituania vetëm sa ka zbatuar modalitetet e sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Evropian.

Është e qartë se Moska nuk mendon njëlloj, dhe e konsideron këtë veprim si një angazhim të mëtejshëm nga ana e NATO-s. Aktualisht nuk ka asnjë “bllokadë” ndaj Kaliningradit, të ngjashme me atë të vendosur në Berlinin Perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë nga kampi sovjetik.
Kjo sepse Kaliningradi mund të furnizohet ende në rrugë detare. Por më 20 qershor, banorët e enklavës ruse mësynë në supermarkete në panik e sipër. Prandaj Moska nuk mund të qëndrojë pasive. Rreziku është edhe më i madh, kur kemi parasysh faktin se Kaliningradi është një nga territoret më të militarizuara në botë.
Aty ndodhen të pozicionuara raketat balistike dhe armë bërthamore, përveç flotës ruse të Baltikut. Kjo rritje e madhe e tensioneve, nxjerr në pah edhe një paradoks historik. Dikur në këtë rajon ekzistonte “Korridori i Gdanskut”, që iu imponua Gjermanisë në vitin 1919, për t’i lejuar Polonisë daljen në det.

Në vitin 1939 Gjermania naziste vendosi ta rimarrë atë pas aneksimit të Sudeteve. Një slogan pacifist i përhapur në Francë në vitin 1939 thoshte: “A duhet të vdesim për Dancigun!”. Në fund, lufta nuk u shmang.
Pas fundit të luftës, Bashkimin Sovjetik aneksoi nga Gjermania qytetin e Kënigsbergut si një formë kompensimi, i riemërtuar si Kaliningrad, dhe i pajisur me një korridor të mbiquajtur Suvalki për të arritur në Bjellorusi, në atë kohë pjesë e Bashkimit Sovjetik.
I njëjti devijim si “Korridori i Gdanskut”.
“A duhet të vdesim për Kaliningradin?” Nuk kemi arritur ende në atë pikë, por qyteti i origjinës së filozofit Emanuel Kant, është gati të bëhet një plagë që duhet trajtuar menjëherë, për të shmangur një plagë edhe më serioze në përballjen midis Rusisë dhe Perëndimit. Kjo trashëgimi helmatisëse e shekullit XX-të, i ka të gjithë përbërësit për të shkaktuar një krizë të madhe./“Internazionale-Përshtatur nga CNA.al
Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën ...
Keni tendencën ta shihni gotën gjysmë plot apo gjysmë ...
Zvicra është një vend evropian neutral, i pozicionuar ...
Drejtoria e 12-të e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, drej...
Ka shpikje të cilat kanë shumë “baballarë”, dhe frigor...
A po terrorizohet Serbia për shkak se nuk po mbështet ...
Takimi i tretë i Grupit të Kontaktit mbi Ukrainën përf...
Dëshironi t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale? Sho...
“Na çliro nga e keqja!” Kjo fjali është ndër më të njo...
Ndonëse politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian do të je...
Termi ping-pong i referohet sportit të ping-pong...
Kujdes nga “leksionet e historisë” të nxjerra nga shar...
Skandali i Uotergejtit, që rrëzoi nga pushteti p...
Lufta e ashpër e Ukrainës për të mbrojtur demokracinë ...
Udhëtimi në kohë është një nga temat kryesore të trajt...
Kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje ng...
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti...
Kur dëgjojmë dy fjalët “drogë” dhe “luftë”, të përdoru...
Ndërsa shitjet e makinave elektrike po shënojnë rekord...
Nis lobimi intensiv për legalizimin e kanabisit. Minis...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...