
Pse SHBA-ja mund të jetë fituesja e vërtetë në luftërat energjetike
Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan poli...
Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim historik për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë javën e kaluar - një veprim që mund t’u hapë derën e anëtarësimit në BE - deputetët në parlamentin bullgar ndërmorën një akt që u kujton vendeve aspirante se procesi drejt anëtarësimit do të jetë i gjatë dhe plot zigzage.
Parlamenti i Bullgarisë votoi javën e kaluar për të hequr veton e saj 2-vjeçare kundër nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut fqinje, pasi arriti me sa duket një marrëveshje për kushtet e saj mbi pranimin e kësaj të fundit.
Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2005, por procesi i anëtarësimit të saj është penguar vazhdimisht. Ndër kundërshtimet më të ashpra ka qenë vetoja e Greqisë mbi emrin e vendit, që u ndryshua nga Maqedoni në Republika e Maqedonisë së Veriut në vitin 2019, pas një mosmarrëveshjeje historike 27-vjeçare midis dy vendeve.
Menjëherë pas atij momenti, Bullgaria vendosi në vitin 2020 veton e saj për shkak të një tjetër mosmarrëveshjeje të vjetër mbi historinë dhe gjuhën. Këto pengesa që po has Maqedonia e Veriut, përbëjnë një mesazh për shtetet e tjera aspirante, se dhe nëse Brukseli është i hapur ndaj vendeve të reja, jo të gjithë fqinjët janë të tillë. Të gjitha vendimet e zgjerimit të BE-së kërkojnë një miratim unanim nga shtetet anëtare.
Kjo e ka bërë procesin e zgjerimit peng të historisë, gjuhës dhe rivaliteteve rajonale. Që nga zgjerimi i vitit 1995 me Austrinë, Finlandën dhe Suedinë, procesi i anëtarësimit është bërë më i gjatë dhe më i ndërlikuar, ku rasti i Ballkanit Perëndimor është më problematiku.
Bullgaria këmbëngul se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë origjinë bullgare. Ndërkohë Sofja, kryeqyteti i Bullgarisë, ka shprehur shqetësim për represionin e supozuar ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, ku pretendohet se jetojnë rreth 3.500 bullgarë etnikë.
Por Maqedonia e Veriut i ka hedhur poshtë këto akuza. Votimi i së premtes në parlamentin bullgar mbi veton, i dha në thelb dritën jeshile një projekt-zgjidhjeje të hartuar nga Franca. Por është një dritë jeshile e kushtëzuar.
Midis listës së kërkesave të përshkruara në dokument, është edhe një thirrje që Maqedonia e Veriut ta njohë pakicën bullgare të vendit në hyrjen e kushtetutës së saj. Po ashtu, ka një kërkesë që “asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, të mos interpretohet si një njohje nga Bullgaria e ekzistencës së gjuhës maqedonase”- të cilën shumë bullgarë refuzojnë që ta konsiderojnë si një gjuhë më vete.
Por Shkupi nuk ka gjasa që t’i pranojë këto. “Këto janë kërkesa të pamundura për t’u përmbushur pasi mohojnë identitetin tonë”, - thotë Nikola Dimitrov, ish-Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut. “Bullgarisë i është dhënë e drejta nga BE-ja që të mbajë peng gjatë procesin e anëtarësimit. Kjo do të thotë se çështjet dypalëshe do të promovohen si çështje europiane si shteti i së drejtës. Por gjërat nuk duhet të jenë kështu”- shton ai.
Marrëdhëniet midis udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, prekën fundin të enjten e kaluar disa orë përpara njoftimit mbi statutin e kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë.
Në një reagim të fortë, kryeministri shqiptar Edi Rama akuzoi BE-në se po përkrah një “frymë të shtrembëruar të zgjerimit”, duke e lejuar Sofjen të vazhdojë me veton e saj.
“Fryma e zgjerimit ka kaluar nga një vizion i përbashkët i një komuniteti të tërë, në marrjen peng të shteteve aspirante nga shtetet anëtare individuale”- tha ai.
Shqipëria, që mori statusin e kandidatit në vitin 2014, kishte shumë për të humbur: BE-ja e ka grupuar ofertën e saj për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, siç është bërë e zakonshme në procesin e zgjerimit.
Po ashtu Rama tha se Ukraina dhe Moldavia duhet të jenë realiste lidhur me pritshmëritë e tyre për anëtarësim në BE. “Maqedonia e Veriut është kandidate që prej 17 vitesh, Shqipëria prej 8 vitesh, kështu që mirë se erdhe Ukrainë. Është një gjë e mirë të marrësh statusin e kandidatit, por shpresoj se populli ukrainas të mos ketë shumë iluzione”, - tha ai.
Tani Shqipëria ka të ngjarë të avancojë negociatat e pranimit me BE-në, ndërsa Maqedonia e Veriut të përpiqet të arrijë një kompromis me Bullgarinë. Ndalimi i përparimit, thanë ekspertët, është i nevojshëm për t’u treguar anëtarëve të rinj aspirantë se dera e BE-së nuk është e mbyllur.
“Tani që BE-ja po u jep statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë, atyre u duhej të siguronin besueshmërinë e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të siguronin besueshmërinë e procesit me këto dy vende. Por procesi i zgjerimit në Ballkan është prishur, dhe mendoj se ata në BE do të donin të dinin nëse mund të lëviznin diçka”, - tha Zoran Nechev, studiues në IDSCS, një institut kërkimor në Maqedoninë e Veriut.
Por analistët frikësohen se sjellja e Bullgarisë ka krijuar një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e zgjerimit të BE-së. Ajo ka të ngjarë jo vetëm që të nxisë ndjenjat e mëtejshme nacionaliste në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, por mund të jetë një “udhërrëfyes” për vendet e tjera anëtare, se si ta përdorin procesin e zgjerimit për të zgjidhur hesapet e vjetra me vendet fqinje.
“Një shembull mund të jetë që Hungaria, e cila mund të vendosë veton ndaj përparimit të Ukrainës drejt negociatave të pranimit, për shkak të mosmarrëveshjes mbi Transkarpatian”, - thotë Nechev, duke iu referuar pjesës perëndimore të Ukrainës, ku jetojnë rreth 150.000 hungarezë etnikë.
Përpara pushtimit rus të Ukrainës në fundin e muajit shkurtit, Budapesti kishte kërcënuar se do ta bllokonte anëtarësimin e Kievit në NATO, për shkak të ligjit ukrainas për gjuhët, që i jepte një status të veçantë ukrainasve, dhe që parashikon që shkollat ??e mesme të kalonin në gjuhën ukrainase, ndërsa gjuhët e pakicave të mësohen vetëm në klasa të veçanta.
“Tek e fundit, kjo është një 'Fitore si e Pirros' për Bullgarinë. Nuk ka asnjë dashuri të humbur mes vëllezërve të supozuar në Maqedoninë e Veriut”, - thotë Dimitar Bechev nga Shkolla e Oksfordit për Studime Globale. Sipas tij kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski gjendet në një pozicion të vështirë, dhe sido që të veprojë do të kritikohet.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan poli...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
Kur ish-kryeministri britanik, Uinston Çërçill, foli për k...
Për arsye historike dhe sociologjike, gara e Maratonës...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të drejtë kur...
Europa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai është sot një qytet që ka tërhequr vëmendjen e njerë...
Si mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të G-7 Gjerman...
Ëndrra e qenieve njerëzore, dhe e mjekësisë në përgjithësi...
Ata mund të ishin skllevër, priftërinj ose zyrtarë obo...
Rusia nuk mund ta fitojë luftën e saj kundër Ukrainës ...
Ndërsa shumë njerëz janë njohur me teoritë e konspiracioni...
“Kujdes nga loja e mbivendosur!” Është një nga shprehj...
Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtua...
Çokollata prodhohet nga kokrrat e kakaos Teobroma, një...
Mund të ishte edhe më keq. Imagjinoni për një moment s...
Politikëbërësit amerikanë deklarojnë shpesh se sanksio...
“Der Spiegel” Karen Donfrid, 59 vjeçe, është ndihmës/...
Është një enklavë e vogël dhe e izoluar prej 15 mijë k...
Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
20 520 euro dhe 100 dollarë janë sekuestruar këtë të premt...
585 kilogramë e 208 gramë është sasia e kokainës së kapur ...
Policia greke ka goditur një rrjet të trafikut të drogës n...
Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasen S.M. 32 vje...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli në një konfer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjal...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...