Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të drejtë kur thotë se një revolucion shumëngjyrësh, që do të përmbysë sistemin aktual politik gjysmautoritar të Rusisë, ka nisur marshimin e tij të pashmangshëm drejt Moskës. Programi social konservator në zhvillim i Putinit mund ta ketë penguar atë deri tani.
Edhe llogaritë e gabuara në Ukrainë, mund të kenë përshpejtuar mobilizimin kundër revanshizmit të tij. Megjithatë, përpjekja e dëshpëruar e Putinit për të shfrytëzuar pozitën gjeografike të Rusisë për t’u zgjeruar në maksimum si dikur, përpara se një regjim liberal ta mbyllë përgjithmonë këtë mundësi, është më se racionale.
E sigurt është se një kushtetutë liberale në Moskë, do të çojë në shkëputje të mëtejshme të territoreve të pakicës ruse. Prandaj ka ardhur koha që strategët perëndimorë të mendojnë më qartë për organizimin e tyre të preferuar gjeopolitik të Euroazisë, përpara se Rusia të nisë shpërbërjen e saj spontane.

Shpërbërja e Republikës së Bashkuar Arabe midis Egjiptit dhe Sirisë në vitin 1961, bashkimi i Vietnamit në vitin 1975 dhe i Gjermanisë në vitet 1871 dhe 1990, patën që të gjitha pasoja strategjike rajonale. Përpara shpërbërjes së tij, Bashkimi Sovjetik përbënte 15 për qind të sipërfaqes tokësore të botës.
Kjo çoi në krijimin e 15 shteteve të reja kombëtare, dhe një sërë sfidash gjeopolitike në shkallë kontinentale. Lëvizja separatiste në Kaukaz, është shndërruar në fushëbetejën kryesore midis interesave ruse, turke, iraniane dhe perëndimore. Azia Qendrore ka sfera të mbivendosura të ndikimit rus dhe kinez, dhe është e kërcënuar nga Takfirizmi militant.
Irredentizmi rus mbetet një problem në shtetet baltike, Ukraina dhe Moldavia në Europë dhe Kazakistani në Azinë Qendrore. Sa për krahasim, Rusia zotëron aktualisht 11 për qind të sipërfaqes tokësore të botës, përfshirë pjesën më të madhe të tokës veriore të Euroazisë, që duket se do të bëhet më produktive me ndryshimet klimatike globale, dhe ndan një kufi të përbashkët të cenueshëm me fuqinë euroaziatike në zhvillim të botës, Kinën komuniste.
Rusia është më homogjene nga aspekti etnik dhe gjuhësor sesa Bashkimi Sovjetik, me 78 për qind të popullsisë së saj me origjinë etnike ruse, ndaj nuk ka gjasa që të shpërbëhet në një mënyrë katastrofike si dikur BRSS.
Megjithëse popujt turq përbëjnë 9 për qind të popullsisë (kryesisht tartarët me 4 për qind, dhe Bakshir dhe Çuvashët me nga 1 për qind secili, të pasuar nga komunitetet më të vogla), variacionet e tyre në gjuhë dhe fe e bëjnë të pamundur ndarjen e tyre të njëkohshme.
Për më tepër, popujt turq janë të përqendruar në jug të maleve Urale në brendësi të Rusisë Europiane, dhe jo në një periferi që mund të shkëputet lehtësisht. Në të kundërt, Kaukazi përmban bashkësi gjeografikisht koherente prej 1.5 milionë çeçenësh, gati nga 1 milionë avarët dhe mordvinë, dhe 4 komunitete të tjera etnike, secili prej rreth gjysmë milioni.
Në një Moskëtë re liberale, do të ishin të parezistueshme referendumet për pavarësi. Por popullsia e konsiderueshme azere në Dagestan do të shkaktonte shumë shpejt një konflikt etnik që do të përhapej me shpejtësi në çdo territor të pavarur fqinj.

Këto zhvillime do të çonin në sulme nga Turqia dhe Irani. Në Lindjen e Largët, epërsia demografike ruse mjafton për t’iu kundërvënë çdo përpjekjeje për pavarësi. Sakha (2 për qind e sipërfaqes totale të tokës në botë) është e ndarë në mënyrë të barabartë midis 1 milion banorëve rusë dhe jakutë.
Edhe komuniteti etnik buriat ka një shpërndarje të ngjashme. Duke pasur parasysh integrimin e tyre, asnjëri prej tyre nuk është i ndjeshëm ndaj nxitjeve etnike joruse. Edhe nëse nuk shoqërohen me kryengritje, transformimet revolucionare në qeverisje, mund të kenë efekte dramatike paralizuese në integritetin dhe sigurinë e një shteti.
Grushti i shtetit në gushtin e vitit 1991 nga disa drejtues të KGB-së kundër udhëheqësit sovjetik Mikail Gorbaçov, çoi në rënien e paparashikuar të Bashkimit Sovjetik. Nëse një revolucion në Moskë do ta bëjë Rusinë politikisht të pasigurt siç ishte BRSS gjatë shpërbërjes së Paktit të Varshavës, territori i largët rus mund të bëhet i pambrojtur.
Është gati e sigurt se në këto rrethana, Çeçenia do të shpallte menjëherë pavarësinë, siç ndodhi në vitin 1991. Territoret e Lindjes së Largët janë pak të populluara. Vetëm 6 milionë njerëz që jetojnë në lindje të Irkuck, një rënie me 25 për qind që nga viti 2000.
Kina ka një nxitje të rëndësishme historike dhe burimore për të rimarrë territoret në veri të lumenjve Amur dhe Usuri, që iu dhanë Rusisë në vitin 1860 nga Perandoria Mançu. Dobësia e Moskës në Lindjen e Largët, mund të sjellë ndërhyrjen e Kinës në Mongoli, si dhe në territoret Burjat dhe Sakha.
Sikur Perëndimi të ishte i vetëdijshëm për rënien e afërt të BRSS-së, mund të kishte pasur një shtysë për ta parë atë të rrëzohej në një madhësi më të menaxhueshme. Perëndimi e nxiti shtypjen sovjetike të lëvizjeve për pavarësinë e Baltikut në 1990 (në këmbim të mbështetjes kundër Sadam Huseinit), por e mbështeti pavarësinë pas shembjes së Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, për të shmangur konfliktin aktual Rusi-Ukrainë, mund të ishin mbajtur referendume në Krime dhe pjesë të Ukrainës. Ndërkohë, do të kishte qenë më mirë që Armenia të qëndronte brenda një konfederate ruse, duke pasur parasysh sfidat e saj të rënda të sigurisë, ashtu si shumica e vendeve të Azisë Qendrore.
Shënim: Dr.Julian Spencer-Churchill, profesor i asociuar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Konkordia.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Europa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai është sot një qytet që ka tërhequr vëmendjen e njerë...
Si mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të G-7 Gjerman...
Ëndrra e qenieve njerëzore, dhe e mjekësisë në përgjithësi...
Ata mund të ishin skllevër, priftërinj ose zyrtarë obo...
Rusia nuk mund ta fitojë luftën e saj kundër Ukrainës ...
Ndërsa shumë njerëz janë njohur me teoritë e konspiracioni...
“Kujdes nga loja e mbivendosur!” Është një nga shprehj...
Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtua...
Çokollata prodhohet nga kokrrat e kakaos Teobroma, një...
Mund të ishte edhe më keq. Imagjinoni për një moment s...
Politikëbërësit amerikanë deklarojnë shpesh se sanksio...
“Der Spiegel” Karen Donfrid, 59 vjeçe, është ndihmës/...
Është një enklavë e vogël dhe e izoluar prej 15 mijë k...
Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën ...
Keni tendencën ta shihni gotën gjysmë plot apo gjysmë ...
Zvicra është një vend evropian neutral, i pozicionuar ...
Drejtoria e 12-të e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, drej...
Ka shpikje të cilat kanë shumë “baballarë”, dhe frigor...
A po terrorizohet Serbia për shkak se nuk po mbështet ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...