
Studimi/ Ngrohja globale mund t’i bëjë njerëzit më të dhunshëm
Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtua...
“Kujdes nga loja e mbivendosur!” Është një nga shprehjet më pak të njohura, por më të dobishme për t’u mbajtur parasysh kur ndjek çështjet ndërkombëtare. Dhe ajo është veçanërisht e rëndësishme tani që Lituania ka shpallur një bllokadë të mallrave ruse që janë pjesë e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.
Një lojë e mbivendosur është në fakt një lojë brenda një loje. Ajo bazohet në parimin se në shumicën e mjediseve të botës reale, aktorët nuk janë të unifikuar dhe kanë motive kontradiktore. Shembulli klasik është dështimi i një marrëveshjeje të propozuar të paqes në Lindjen e Mesme, sepse disa fraksione të vijës së ashpër sponsorizuan një sulm terrorist apo një vrasje.
Marrëveshja nuk ishte vetëm që të dyja palët të merreshin me njëra-tjetrën. Në fakt, secila palë po merrej edhe me konfliktet e veta të brendshme. Teoria e lojës së mbivendosur, mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e të kuptuarit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe po tregon mjerisht se po rritet rreziku i përshkallëzimit.
Shumica e vlerësimeve në një luftë bazohen te matja e fuqive relative ushtarake të secilës palë. Kjo është pa dyshim e rëndësishme. Por të tilla janë edhe lojërat e mbivendosura. Rusia dhe Ukraina nuk janë monolite. Çdo vend ka shumë interesa dhe opinione të ndryshme, sidomos nëse “Ukraina plus aleatët e saj”, përkufizohen si njëra palë e konfliktit.
Lituania ka njoftuar pak ditë më parë se do të bllokojë dërgesat hekurudhore të mallrave të sanksionuara në enklavën ruse të Kaliningradit, një territori rus i rrethuar nga Lituania, Polonia dhe Deti Baltik, pa një lidhje të drejtpërdrejtë tokësore me kontinentin rus.
Lituania pretendon me të drejtë se një bllokadë e tillë buron natyrshëm nga sanksionet që ka vendosur BE-ja kundër Rusisë. Por nga këndvështrimi i Rusisë, kjo lëvizje perceptohet si një akt lufte, për shkak se një vend anëtar i NATO-s ndërpret një pjesë të lidhjes midis Kaliningradit dhe Rusisë kontinentale.
Zyrtarë të ndryshëm rusë, kanë kërcënuar Vilniusin me përshkallëzim të tensioneve dhe hakmarrje, ndërsa detajet në lidhje me këtë kundërpërgjigje i kanë lënë qëllimisht të paqarta. Ndërkohë, Rusia pretendon se kjo bllokadë shkel marrëveshjet e mëparshme të transportit me Lituaninë.
Nëse Lituania nuk do ta kishte vendosur vetë këtë bllokadë, nuk është e qartë nëse Bashkimi Europian do ta kishte detyruar që ta bënte diçka të tillë (vonesa apo rinegociimi i premtimeve të BE-së nuk është i paprecedentë, sidomos kur mund të citohen marrëveshje paraekzistuese me vende të tjera).
Në këtë kuptim, bllokada ishte një vendim strategjik nga ana e Lituanisë. Një pikëpamje e strategjisë së Vilniusit, është se ajo po i detyron ose i shtyn aleatët e saj të rikonfirmojnë mbështetjen e tyre, në një moment më shumë dhe jo më pak të favorshëm të armiqësive.
Është shumë herët për të thënë nëse kjo është një strategji e mençur për Lituaninë. Por thelbi është se interesat e Lituanisë nuk janë identike me ato të NATO-s, BE-së apo SHBA-së. Duke pasur parasysh një rrezik të përshkallëzimit të veprimeve nga Rusia, dhe në dritën e pikëpamjes sime se ndëshkimi i Kaliningradit është një prioritet jo shumë madhor, unë personalisht do të kisha preferuar që Lituania mos ta kishte marrë këtë vendim.
Në vend të kësaj, duke luajtur një lojë të mbivendosur, Lituania i ka bërë gjërat më të rrezikshme për palët e tjera të përfshira. Po ashtu, ajo e ka bërë më të vështirë të parashikohet rrjedha e konfliktit, sepse tashmë lufta mund të përhapet edhe në Baltik.
Tani disa nga lojtarët më të vegjël në rajon, veçanërisht ata që i frikësohen më shumë Rusisë, mund të shohin avantazhe në përshkallëzimin e konfliktit. Është mençuria konvencionale që koha tani është në anën e Rusisë, ndaj vendet më të vogla mund të përjetojnë një ndjenjë emergjence që nuk ndihet nga vende si Gjermania.
Lojërat e ndërlidhura priren t'i komplikojnë edhe më shumë situatat, në vend se t’i thjeshtojnë ato. A është Lituania apo SHBA-ja agjenti ndërhyrës, siç sugjerojnë disa? Si janë ndarë qëndrimet brenda qeverisë lituaneze? Çfarë mendon Polonia për kohën e këtij përshkallëzimi të mundshëm? Duke folur për këtë, Polonia ka luajtur lojëra të mbivendosura gjatë gjithë kohës, pasi ajo përballet me vendime të vazhdueshme, se si të përfshihet drejtpërdrejt në furnizimin me armë të Ukrainës, gjë që mund të rrisë rrezikun e sulmeve ruse ndaj territorit polak.
Vetëm përshkrimi i të gjitha pyetjeve të ndryshme mund të jetë marramendës. Në këtë mënyrë, teoria e lojërave të mbivendosura, funksionon si një lloj alternative ndaj teorisë së lojës dhe e aftësisë së saj të vlerësuar me të drejtë për të parashikuar të ardhmen. Por pikërisht këtu qëndron edhe rreziku.
Sigurisht, teoria e lojës nuk është gjithmonë e saktë për atë që mund të ndodhë në të ardhmen. Por mbetet gjithsesi një disiplinë e dobishme, pasi i detyron njerëzit të marrin në konsideratë rezultatet më të këqija të mundshme.
Rreziku i teorisë së lojërave të ndërlidhura është se mund të çojnë në një pranim të logjikës së brendshme të një fraksioni, dhe sapo fillojnë luftërat, ato priren të zhvillojnë logjikat e tyre. Gjatë gjithë historisë, shumë luftëra kanë dalë jashtë kontrollit për arsye që duken arbitrare, të pakuptimta apo thjesht të panevojshme, por që në fakt kanë kuptim sipas teorisë së lojërave të mbivendosura.
E gjithë kjo është një mënyrë për të thënë se vlera e teorisë së lojës së mbivendosur është fuqia e saj shpjeguese, dhe jo vlera e saj parashikuese. Dhe sapo zënë vend lojërat e mbivendosura, rriten edhe rreziqet e përshkallëzimit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtua...
Çokollata prodhohet nga kokrrat e kakaos Teobroma, një...
Mund të ishte edhe më keq. Imagjinoni për një moment s...
Politikëbërësit amerikanë deklarojnë shpesh se sanksio...
“Der Spiegel” Karen Donfrid, 59 vjeçe, është ndihmës/...
Është një enklavë e vogël dhe e izoluar prej 15 mijë k...
Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën ...
Keni tendencën ta shihni gotën gjysmë plot apo gjysmë ...
Zvicra është një vend evropian neutral, i pozicionuar ...
Drejtoria e 12-të e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, drej...
Ka shpikje të cilat kanë shumë “baballarë”, dhe frigor...
A po terrorizohet Serbia për shkak se nuk po mbështet ...
Takimi i tretë i Grupit të Kontaktit mbi Ukrainën përf...
Dëshironi t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale? Sho...
“Na çliro nga e keqja!” Kjo fjali është ndër më të njo...
Ndonëse politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian do të je...
Termi ping-pong i referohet sportit të ping-pong...
Kujdes nga “leksionet e historisë” të nxjerra nga shar...
Skandali i Uotergejtit, që rrëzoi nga pushteti p...
Lufta e ashpër e Ukrainës për të mbrojtur demokracinë ...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja me amrë që ...
Pasditen e sotme, në Malin e Dajtit, duke eksploruar n...
Mbrëmjen e sotme, tre persona të armatosur me kallashn...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitj...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Korporata e Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i akzuar si i dyshua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori ...
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që d...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...