
A do të mbetet i bashkuar koalicioni transatlantik kundër Rusisë?
Politikëbërësit amerikanë deklarojnë shpesh se sanksio...
Mund të ishte edhe më keq. Imagjinoni për një moment sikur qeveria kineze të kishte mbështetur me entuziazëm sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, dhe të ishte duke dërguar tani armë për të forcuar fuqinë e zjarrit të ushtrisë ruse. Lufta do të dukej edhe më shumë se kishte konturet e një konflikti të rrezikshëm global.
Por edhe kështu si është, mbështetja e butë e Kinës për Rusinë është shumë shqetësuese për Europën. Sepse me këtë sjellje partneri më i madh tregtar i BE-së, po sinjalizon se nuk i intereson puna e brezave të europianëve për të ndërtuar sigurinë në kontinent pas dy luftërave botërore shkatërruese.
Pekini është në krahun e Moskës, të agresionit dhe sfidës së saj ndaj rendit ndërkombëtar të pasluftës. Gjatë një telefonate të zhvilluar midis Xi Ping dhe Putinit më 15 qershor, Pekini zyrtar vuri në dukje se qeveria kineze vazhdon ta mbështesë Rusinë për çështjet e sigurisë dhe koordinimin strategjik.
Një nga qëndrimet shqetësuese që paraqet Kina, është edhe ai i mbajtur në samitin Kinë-Rusi i datës 4 shkurt, në të cilin të dyja palët shpalosën qasjet e tyre, ku ndër të tjera theksuan nevojën për një “udhëheqje paqësore”, kritikuan shtetet e tjera për “përdorimin e forcës” dhe shpallën "miqësinë e tyre të pakufishme”.
Tri javë më vonë, Rusia nisi sulmin e saj të gjithanshëm ndaj Ukrainës. Tani qeveria kineze pretendon se nuk dinte asgjë për pushtimin, dhe nuk u besonte të dhënave nga shërbimet sekrete amerikane, që kishin paralajmëruar për luftën. Në vend se ta nxisë Rusinë që t’i japë fund luftës, qeveria kineze sulmon vendet e tjera për mbështetjen që po i japin Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin e saj.
Biseda telefonike në qershor, ndodhi pasi Putini e bëri të qartë se e sheh luftën si një grabitje territoresh tradicionale, diçka që ishte normale në Europë për shekuj me radhë. Duke e krahasuar veten me Pjetrin e Madh, ai deklaroi se gjatë shekullit XVIII Rusia kishte “rikuperuar” territore nga Suedia në Luftërat Veriore, dhe Rusia ka sërish sot detyrimin për të “rikuperuar dhe mbrojtur territore të tilla”, duke zhvilluar një argument nacionalist, të cilin e përmendi në një ese që botoi vitin e kaluar.
Aktualisht asgjë nuk është më thelbësore për rendin e pasluftës së Europës, sesa ideja se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Nëse vendet do t'u riktheheshin qasjeve të vjetra, thuajse të gjithë do të nisnin luftërat ndaj fqinjëve për të “korrigjuar” pretendimet historiko-kufitare.
Pas dy luftërave shkatërruese botërore, brezat pasardhës të europianëve demokratë e mposhtën atë logjikë, dhe krijuan një ide të re: kufijtë do të garantoheshin. Dhe në vend se të ndryshojnë, ato duhet të bëhen më pak të rëndësishëm. Brenda BE-së, njerëzit duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë me lehtësi, të jetojnë dhe të punojnë kudo që dëshirojnë.
Rusia ka rënë dakord për paprekshmërinë e kufijve në dokumente të panumërta që ka firmosur gjatë viteve 1990, gjë që pasqyrohet edhe në kartën e OKB-së. Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, ajo garantoi haptazi kufijtë e Ukrainës në Memorandumin tashmë famëkeq të Budapestit të vitit 1994, në këmbim të dorëzimit te Rusia të armëve të saj bërthamore.
Sulmet e Rusisë ndaj fqinjëve të saj, veçanërisht ndaj Ukrainës që nga viti 2014, përbëjnë një sfidë të drejtpërdrejtë për rendin e sigurisë së Europës. Një fuqi bërthamore i thotë fqinjit të saj: “Unë mund të vras ??njerëzit e tu dhe të grabis territorin tënd, sa herë që e shoh të arsyeshme”.
Dhe ndonëse qeveria ruse ka dhënë shumë justifikime për aktin ekstrem, asnjë nuk përputhet me ligjin ndërkombëtar për justifikimin e konfliktit. Duke shprehur mirëkuptimin për luftën e Rusisë dhe duke e theksuar partneritetin e saj, Kina e ka pozicionuar veten në anën e agresorit, duke u tallur me parimet që ajo pretendon se mbron si mosndërhyrja, harmonia dhe paqja.
Mesazhi për Europën është më se i qartë. Dhe nëse këtë e deshifrojmë sipas asaj që i përshtatet lidershipit kinez sa u përket interesave të tij globale, arritjet në fushën e sigurisë, angazhimet dhe stabiliteti i Europës janë fare të parëndësishme për Kinën. Por çfarë do të thotë kjo për marrëdhëniet BE-Kinë?
Në vitin 2019, Bashkimi Europian e shpalli Kinën si një rivale sistematike. Që nga ajo kohë, marrëdhënia midis palëve është përkeqësuar. Kina ka kopjuar akoma më shumë taktikat agresive të Rusisë, duke u përfshirë në fushatat e dezinformimit, me synim dobësimin e unitetit dhe demokracisë europiane.
Për më tepër, Kina po sinjalizon vazhdimisht një rivalitet sistematik: një aspekt që nuk u vu shumë re në samitin Kinë-Rusi të muajit shkurt, ishte një paragraf i gjatë në deklaratën e përbashkët të liderëve Putin dhe Xi, që pretendonte se sistemet e tyre politike ishin në të vërtetë demokraci, por thjesht të një lloji të ndryshëm nga demokracitë e tjera.
Elementet kryesore të demokracisë, si media e lirë apo zgjedhjet konkurruese, nuk u përmendën. Në realitet, trajektorja e Kinës nuk ka të bëjë fare me demokracinë. Ndërkohë, po zhdukej edhe ideja e udhëheqjes kolektive të Partisë Komuniste, e cila mund të sigurojë një nivel kontrolli.
Sistemi i tyre po evoluon në sundimin shumë të personalizuar të Xi Jinping. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, nxjerr në pah rreziqet e sigurisë globale të një fuqie të madhe ku sundon në mënyrë autoritare një njeri i vetëm. BE-ja duhet të jetë e qartë për rrezikun që vjen nga struktura e brendshme drejtuese e Kinës.
Ajo nuk duhet që t’i shpërfillë si probleme të vogla sfidat kineze ndaj paqes dhe demokracisë europiane. Gjermania dhe Franca preferojnë të mbajnë një ton pajtues me bashkëbiseduesit kinezë, duke shpresuar se Kina mund të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë. Dialogu me Kinën mbetet ende i rëndësishëm, por ai nuk duhet të krijojë asnjë iluzion për cenimin që po u bën sfida kineze interesave thelbësore të Bashkimit Europian.
Shënim: Michael Meyer-Resende, drejtor ekzekutiv i “Democracy Reporting International”, një OJQ e pavarur me seli në Berlin, Gjermani.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Politikëbërësit amerikanë deklarojnë shpesh se sanksio...
“Der Spiegel” Karen Donfrid, 59 vjeçe, është ndihmës/...
Është një enklavë e vogël dhe e izoluar prej 15 mijë k...
Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën ...
Keni tendencën ta shihni gotën gjysmë plot apo gjysmë ...
Zvicra është një vend evropian neutral, i pozicionuar ...
Drejtoria e 12-të e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, drej...
Ka shpikje të cilat kanë shumë “baballarë”, dhe frigor...
A po terrorizohet Serbia për shkak se nuk po mbështet ...
Takimi i tretë i Grupit të Kontaktit mbi Ukrainën përf...
Dëshironi t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale? Sho...
“Na çliro nga e keqja!” Kjo fjali është ndër më të njo...
Ndonëse politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian do të je...
Termi ping-pong i referohet sportit të ping-pong...
Kujdes nga “leksionet e historisë” të nxjerra nga shar...
Skandali i Uotergejtit, që rrëzoi nga pushteti p...
Lufta e ashpër e Ukrainës për të mbrojtur demokracinë ...
Udhëtimi në kohë është një nga temat kryesore të trajt...
Kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje ng...
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja me amrë që ...
Pasditen e sotme, në Malin e Dajtit, duke eksploruar n...
Mbrëmjen e sotme, tre persona të armatosur me kallashn...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitj...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Korporata e Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i akzuar si i dyshua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori ...
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që d...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...