Protestat dhe investimi në Zvërnec/ Rama për “France 24”: Ndërhyrje nga Irani dhe rajoni
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...

Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtuar, deri te shtimi i akteve të dhunshme dhe i vetëvrasjeve, pas disa ngjarjeve ekstreme që lidhen me ndryshimin e klimës. Kështu shprehet dr.Dovil Sorit, psikologe mjedisore dhe studiuese në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Vilniusit në Lituani, në një raport të publikuar kohët e fundit.
Raporti, i bashkautorizuar nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë, sugjeron se duhet bërë një dallim midis ndikimeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të ndryshimeve klimatike mbi shëndetin mendor të njeriut. Sipas Sorit, ndikimi i drejtpërdrejtë vjen nga frekuenca dhe intensiteti në rritje i fatkeqësive natyrore që lidhen me ndryshimet klimatike, përmbytjet, thatësirat, uraganet, zjarret dhe valët e të nxehtit.
“Në ngjarje të tilla, njerëzit mund të pësojnë lëndime fizike, dhe të humbasin njerëzit e dashur, shtëpinë apo burimin e tyre të të ardhurave. Kjo do të thotë se ata mund të përjetojnë tronditje, stres dhe pikëllim, së bashku me ndjenjën e të qenit të pashpresë dhe të pafuqishëm. Dëshmitarët e ngjarjeve tragjike, mund të përjetojnë emocione shumë të forta. Pas një fatkeqësie natyrore, rritet numri i rasteve të depresionit, çrregullimit të stresit post-traumatik (PSTD) dhe vetëvrasjeve”, - thotë ekspertja.
Ajo përmend rastin e përmbytjeve të mëdha të viteve 2013-2014 në Britaninë e Madhe. Tri vjet pas përmbytjeve, 7.9 për qind e popullsisë së prekur përjetoi simptoma të depresionit, dhe 17.5 për qind simptoma të çrregullimit të stresit posttraumatik; krahasuar me 0.9 dhe 2.6 për qind të popullsisë së paprekur.

Si shkaku kryesor i përkeqësimit të mirëqenies emocionale, u theksuan dëmtimet në banesat e banorëve të prekur. Sipas psikologes, ndikimet indirekte lindin nga procese më graduale - si rritja e temperaturave dhe e nivelit të detit - dhe ndryshimet e lidhura lidhen me sistemet ushqimore më pak të sigurta, një infrastrukturë më të dobët dhe humbje ekonomike.
“Këto ndryshime mund të çojnë në shfaqjen e ndjenjave të humbjes, ankthit, pafuqisë, fatalizmit dhe humbjes së kontrollit, të kombinuara me rritje të shkallës së depresionit, shqetësimeve të gjumit dhe abuzimit me substancat narkotike. Në këtë rast, problemet e shëndetit fizik, të tilla si nivelet më të larta të sëmundjeve infektive ose kardiovaskulare, të cilat shoqërohen me rritjen e temperaturave, mund të ndikojnë gjithashtu në mirëqenien psikologjike të një personi”, - thotë dr. Sorit.
Ekspertja shton se kjo është një marrëdhënie e kundërt: gjendja jonë mendore ndikon në shëndetin tonë fizik. Për shembull, stresi i zgjatur në kohë e dëmton sistemin imunitar. Ndaj, efektet psikologjike dhe sëmundjet fiziologjike janë shumë të ndërlidhura midis tyre.
Studiuesja argumenton se ndikimi i ndryshimeve klimatike mbi komunitetet, përfshin një dobësim të kohezionit social dhe një rritje të dhunës, konfliktit dhe agresionit. Vetëm në SHBA ndryshimi i klimës ka shkaktuar 3.3 milionë sulme të dhunshme shtesë midis viteve 2010-2099.

“Sjellja e dhunshme lidhet veçanërisht me temperaturat e larta, pasi vapa e madhe është një stresor fiziologjikisht i pakëndshëm, që mund të çojë në frustrim dhe armiqësi. Pasojat psikologjike në nivel komuniteti, shoqërohen edhe me rritjen e konkurrencës për burimet natyrore, migrimin e nxitur nga shkaqe ekologjike dhe rënien e stabilitetit social”, - thekson psikologia.
Në lidhje me grupet që do të preken më shumë nga ndryshimet klimatike, Sorit identifikoi së pari komunitetet në zona ose rajone të caktuara gjeografike që preken më rëndë nga ndryshimet klimatike, siç janë popullatat e ishujve, si dhe njerëzit, jetesa e të cilëve varet drejtpërdrejt nga mjedisi natyror.
Ajo përmend në raport shembullin e thatësirave që ndodhën në Indi midis viteve 1995- 2011, të cilat e rritën ndjeshëm numrin e vetëvrasjeve midis fermerëve, sidomos atyre që jetonin në zonat e varfra rurale. Po ashtu, Sorit thotë se fëmijët kanë më shumë gjasa sesa të rriturit të zhvillojnë depresion ose çrregullim të stresit posttraumatik pas një përvoje traumatike, dhe format e çrregullimeve të tyre mund të jenë më të rënda.

“Rreth 175 milionë fëmijë në mbarë botën, preken çdo vit nga fatkeqësitë natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Prandaj, është e rëndësishme të merren parasysh grupet më vulnerabël, kur merren masat për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike apo për të rritur nivelin tonë të përshtatjes”, - shpjegon ajo.
Psikologia vë po ashtu në dukje se ankthi ndaj ndryshimit të klimës, mund të lidhet me kërcënimet për shëndetin ose jetën e një personi, si dhe mund të ketë një ndikim te fëmijët e tyre, miqtë dhe familja, brezat e ardhshëm dhe specie të tjera. Sipas saj, ky ankth lidhet veçanërisht me dëmet, humbjet dhe shkatërrimet aktuale apo të pritshme të shkaktuara nga ndryshimi i klimës.
Një studim i fundit në 10 vende të botës, zbuloi se gati 60 për qind e të rinjve të moshës 16-25 vjeç, ndiheshin shumë ose jashtëzakonisht të shqetësuar për ndryshimet klimatike. “Madje, disa njerëz pyesin nëse ia vlen të kesh fëmijë, pikërisht për shkak të këtyre shqetësimeve”- thotë studiuesja.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Çokollata prodhohet nga kokrrat e kakaos Teobroma, një...
Mund të ishte edhe më keq. Imagjinoni për një moment s...
Politikëbërësit amerikanë deklarojnë shpesh se sanksio...
“Der Spiegel” Karen Donfrid, 59 vjeçe, është ndihmës/...
Është një enklavë e vogël dhe e izoluar prej 15 mijë k...
Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën ...
Keni tendencën ta shihni gotën gjysmë plot apo gjysmë ...
Zvicra është një vend evropian neutral, i pozicionuar ...
Drejtoria e 12-të e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, drej...
Ka shpikje të cilat kanë shumë “baballarë”, dhe frigor...
A po terrorizohet Serbia për shkak se nuk po mbështet ...
Takimi i tretë i Grupit të Kontaktit mbi Ukrainën përf...
Dëshironi t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale? Sho...
“Na çliro nga e keqja!” Kjo fjali është ndër më të njo...
Ndonëse politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian do të je...
Termi ping-pong i referohet sportit të ping-pong...
Kujdes nga “leksionet e historisë” të nxjerra nga shar...
Skandali i Uotergejtit, që rrëzoi nga pushteti p...
Lufta e ashpër e Ukrainës për të mbrojtur demokracinë ...
Udhëtimi në kohë është një nga temat kryesore të trajt...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...