Kush ishin eunukët/ Shërbëtorët e oborreve mbretërore, që tridheshin për të qenë të kontrollueshëm
Ata mund të ishin skllevër, priftërinj ose zyrtarë obo...

Ëndrra e qenieve njerëzore, dhe e mjekësisë në përgjithësi, është ta ngadalësojnë plakjen
(dhe të gjitha simptomat e lidhura me to), apo madje ta anulojnë krejtësisht atë (në një këndvështrim më trans-humanist). Një nga metodat që përdorin shkencëtarët për të kuptuar
se si mund të ngadalësohet plakja e njeriut, është studimi i kafshëve që shfaqin ritme të çuditshme plakjeje, shumë më të ngadalësuara në krahasim me tonat.
Ky është rasti me shumë lloje breshkash. Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Danimarkës Jugore, disa lloje breshkash duket se ndjekin një model “kundër-intuitiv” të dobësimit dhe degradimit të organizmit, me karakteristikat kryesore të pleqërisë që më pas çojnë tek vdekja.
Këto kafshë duket se kanë gjetur një metodë për ta ngadalësuar procesin e plakjes, në disa raste edhe në një shkallë ekstreme. Rita da Silva, biologe në universitetin danez, autore e një studimi të ri të botuar së fundmi në revistën “Science”, thotë se këto karakteristika të veçanta, tregojnë se plakja nuk është një tipar i pashmangshëm për të gjitha format e jetës.
Studiuesja, së bashku me kolegët e saj, analizuan modelin e plakjes së 52 llojeve të breshkave të mbajtura në kopshte zoologjike ose akuariume. Ajo zbuloi se shumica e ekzemplarëve duket se plaken më ngadalë se njerëzit apo kafshët e tjera. Në shumë raste (rreth 75 për qind) efekti i plakjes duket “i papërfillshëm”, dhe shpejtësia e tij është “shumë e ngadaltë”.
Studiuesit shpjegojnë se kanë zbuluar, se specie të ndryshme mund ta zvogëlojnë shkallën e plakjes kur përmirësohen kushtet e jetesës së tyre në krahasim me natyrën e egër (ky është rasti i disa kopshteve zoologjike dhe akuariumeve, ku këto kafshë nuk kanë nevojë të shqetësohen më për të gjetur ushqim).
Sipas teorive tradicionale, plakja është një fenomen që nis të shfaqet menjëherë pas pjekurisë seksuale, dhe është një lloj kompromisi midis energjisë që përdor një qenie e gjallë për të riparuar dëmtimet qelizore, dhe asaj që i duhet të investojë për t’u riprodhuar.
Teoria e “kompromisit”, nënkupton që kur gjallesat ndalojnë së rrituri, ato automatikisht fillojnë të përjetojnë plakjen. Në fakt, kjo e fundit, mund të përkufizohet si një përkeqësim gradual i funksioneve të trupit me kalimin e moshës.
Por sipas studiuesve, ka organizma që vazhdojnë të rriten edhe pas pjekurisë seksuale. Dhe i tillë është edhe rasti i breshkave. Prandaj, këto kafshë janë në gjendje të vazhdojnë të përdorin një pjesë të energjisë së tyre për të riparuar dëmtimin e qelizave.
Në çdo rast, studimi i ri nuk flet absolutisht për pavdekësinë. Bëhet fjalë për një nivel më të ngadalshëm, por jo për ndalimin e plotë të plakjes. Megjithëse rritet më pak me moshën, sesa në format e tjera të jetës, rreziku i vdekjes mbetet ende më i madh sesa zero. Në fund të gjitha qeniet vdesin.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ata mund të ishin skllevër, priftërinj ose zyrtarë obo...
Rusia nuk mund ta fitojë luftën e saj kundër Ukrainës ...
Ndërsa shumë njerëz janë njohur me teoritë e konspiracioni...
“Kujdes nga loja e mbivendosur!” Është një nga shprehj...
Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtua...
Çokollata prodhohet nga kokrrat e kakaos Teobroma, një...
Mund të ishte edhe më keq. Imagjinoni për një moment s...
Politikëbërësit amerikanë deklarojnë shpesh se sanksio...
“Der Spiegel” Karen Donfrid, 59 vjeçe, është ndihmës/...
Është një enklavë e vogël dhe e izoluar prej 15 mijë k...
Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën ...
Keni tendencën ta shihni gotën gjysmë plot apo gjysmë ...
Zvicra është një vend evropian neutral, i pozicionuar ...
Drejtoria e 12-të e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, drej...
Ka shpikje të cilat kanë shumë “baballarë”, dhe frigor...
A po terrorizohet Serbia për shkak se nuk po mbështet ...
Takimi i tretë i Grupit të Kontaktit mbi Ukrainën përf...
Dëshironi t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale? Sho...
“Na çliro nga e keqja!” Kjo fjali është ndër më të njo...
Ndonëse politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian do të je...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...