LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse SHBA-ja mund të jetë fituesja e vërtetë në luftërat energjetike

1 Korrik 2022, 10:52, Blog Gideon Rachman
Pse SHBA-ja mund të jetë fituesja e vërtetë në
Foto ilustruese

Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan politikanëve perëndimorë një leksion të madh në lidhje me fuqinë e superfuqive energjetike të botës. Pesëdhjetë vjet më vonë, ky leksion po mësohet sërish. Rusia po kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve perëndimore nëpërmjet kufizimit të furnizimit me gaz të Europës.

Perspektiva e një ndërprerjeje totale të gazit rus po shkakton gati panik në Europë, ndërsa Gjermania dhe ekonomitë e tjera të mëdha po mendojnë që tani për racionimin e energjisë gjatë dimrit që po vjen.

Ndërkohë, i shqetësuar nga rritja e çmimeve të karburanteve përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, presidenti amerikan Xho Bajden është detyruar të harrojë retorikën e tij të fushatës për izolimin e Arabisë Saudite.

 

Pse SHBA-ja mund të jetë fituesja e vërtetë në
Presidenti amerikan Xho Bajden

 

Presidenti i SHBA-së do të shkojë në Riad muajin e ardhshëm, për t’u bërë thirrje sauditëve që të prodhojnë dhe eksportojnë më shumë naftë. Leksioni duket të jetë i thjeshtë dhe dëshpërues. Në vitin 2022 - ashtu si në vitin 1973 - prodhuesit kryesorë të naftës në botë mund t'i bëjnë ende fuqitë më të mëdha politike të botës që të “kërcejnë” sipas “muzikës” së tyre.

Por nëse shkoni përtej titujve mediatikë, del se gjeopolitika e energjisë është shumë më komplekse. Në një periudhë afatshkurtër Rusia është e avantazhuar. Por pozita e saj do të përkeqësohet në mënyrë dramatike gjatë 3 viteve të ardhshme. Amerika përballet me një problem të madh në terma afatshkurtër, por është në një pozitë më të fortë në terma afatgjatë.

Është BE-ja, ajo që ka problemet më të mëdha afatshkurtra dhe afatmesme. Pavarësisht retorikës së guximshme për diversifikimin dhe dekarbonizimin e ekonomisë, europianët janë ende shumë larg gjetjes së një strategjie të re të qëndrueshme të energjisë.

Pse SHBA-ja mund të jetë fituesja e vërtetë në

Rusia dhe BE-ja janë tashmë në një garë me kohën. Qëllimi i Moskës është pa dyshim të shkaktojë dimrin që vjen një krizë ekonomike në Europë, për ta dobësuar kështu mbështetjen e Brukselit për Ukrainën. Qeveria e Hungarisë, e njohur për qëndrimin e saj tolerant ndaj Putinit, po bën tashmë presion për arritjen e një armëpushimi të shpejtë në Ukrainë, duke përmendur kërcënimin e një katastrofe ekonomike.

Europianët kanë disa muaj kohë para dimrit të ardhshëm për t’u përgatitur për presionet ruse nëpërmjet energjisë. Por edhe nëse funksionojnë në një periudhë afatshkurtër taktikat e presionit të Moskës, në planin afatgjatë Putini është duke shkatërruar një nga shtyllat kryesore të fuqisë ruse.

Europa ka mësuar tani një leksion të hidhur sa u përket rreziqeve nga varësia energjetike nga Rusia, dhe është e vendosur të mos jetë më kurrë kaq e pambrojtur. Një zyrtar i lartë gjerman thotë: “Para luftës, Rusia parashikonte edhe 30 vite të tjera të ardhura të garantuara nga nafta dhe gazi. Tani ky parashikim ka zbritur në 3”.

Edhe në një periudhë afatshkurtër, ndërprerja e eksporteve të gazit drejt Europës është një lojë e rrezikshme për Rusinë. Rreth 1 miliard euro në ditë derdhen ende në arkat e Rusisë, kryesisht nga Europa. Nëse Putini i sakrifikon këto të ardhura, aftësia e tij për të vazhduar luftën do të zvogëlohej me shpejtësi.

Rusia mund të gjejë relativisht lehtë tregje alternative për naftën e saj. Për këtë mjafton të shihni dëshirën me të cilën India dhe Kina po rrisin importet e naftës së saj me ulje çmimi. Por gazi rus eksportohet nëpërmjet tubacioneve, dhe linjat kryesore shkojnë drejt Europës. Ndërtimi i linjave të rejave në Kinë do të kërkojë vite, prandaj mund të përballet Rusia së shpejti me një aset të bllokuar. Zelli i madh i europianëve për t’u çliruar nga varësia nga energjia ruse mund të shihet në kalendarin e udhëtimeve të liderëve të saj.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Lejen, ishte ditët e fundit në Izrael dhe Egjipt, për të nënshkruar një marrëveshje të re për blerjen e gazit. Kancelari gjerman, Olaf Sholc, vizitoi së fundmi Senegalin, ku premtoi shfrytëzimin e një fushe të re të gazit atje.

Pse SHBA-ja mund të jetë fituesja e vërtetë në

Por ka ende pikëpyetje se sa shpejt dhe pa probleme mund ta zëvendësojë Europa energjinë ruse. Disa figura të larta drejtuese në industrinë e energjisë janë skeptikë. Situata gjatë 5 viteve të ardhshme ka të ngjarë ta lërë Europën në një pozitë jo komode, me reduktimin, por jo eliminimin e plotë të nevojës për energjinë ruse, ndërsa konsumatorët do vazhdojnë të përballen me çmime vazhdimisht më të larta dhe industria me furnizime të pasigurta.

Nga ana tjetër, Amerika ndodhet në një pozitë shumë më të rehatshme në terma afatgjatë.

Den Jergin, një nga analistët kryesorë për çështjen energjitike, mendon se Amerika e ka zhvendosur në vendin e dytë Rusinë, dhe është vetë eksportuesja kryesore e energjisë në botë.

Çmimet më të larta të energjisë janë shqetësuese për konsumatorët amerikanë, por gjithsesi një ndihmë e madhe për industrinë amerikane të gazit argjilor. Një nga leksionet e luftës në Ukrainë tregon se është e rrezikshme që një vend të mbështetet për energjinë e tij te një kundërshtar gjeopolitik.

Amerika është tani një eksportuese e madhe neto e energjisë, ndërsa Kina mbetet shumë e varur nga importet. Por vetëm prodhimi amerikan, nuk mund t'i mbrojë konsumatorët amerikanë nga rritja e çmimeve globale të naftës. Dëshira e Amerikës për të izoluar jo vetëm Rusinë, por edhe Iranin dhe Venezuelën, e ka forcuar pozitën e Arabisë Saudite.

Pse SHBA-ja mund të jetë fituesja e vërtetë në

Është e pamundur, madje edhe për SHBA-në, t’i trajtojë të gjithë prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë si të pafajshëm në të njëjtën kohë. Dhe në dallim nga Rusia apo Irani, Arabia Saudite është një aleate e vjetër e Amerikës. Kërcënimi i vërtetë për pozicionin saudit nuk është gjeopolitik, por mjedisor.

Procesi i dekarbonizimit, mund të nënkuptojë që një ditë bota nuk do të blejë më atë që do të shesin sauditët. Por në terma afatshkurtër, kriza globale e energjisë e shkaktuar nga lufta në Ukrainë po e rrit kërkesën për lëndë djegëse fosile joruse, duke përfshirë qymyrin, që është më ndotësi.

Gjermania po rihap termocentralet me qymyrguri. Edhe Kina po fiksohet akoma më shumë pas formës së saj më të besueshme të prodhimit vendas të energjisë, qymyrit. Pushtimi rus i Ukrainës është një lajm i keq për botën. Por mund të jetë një lajm edhe më i keq për planetin.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

09:48 Blog

Çfarë është G7?

Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën ...

Lajmet e fundit nga