E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por sipas ekspertëve, motivimi kryesor për të udhëtuar është arratisja, braktisja e rutinës, së zakonshmes, përditshmërisë. Shumëkush ka vuajtur shumë nga pamundësia për të lëvizur lirshëm gjatë pandemisë së COVID-19, e cila për më tepër e ka theksuar dëshirën për t’u arratisur dikur larg me pushime.
Arratisje nga stresi
Psikologia amerikane, Karla Menli, e shpjegon shumë mirë motivimin që fshihet pas udhëtimeve: ”Kur përjetoni përvoja traumatike, përpiqeni që t’i ikni realitetit, për të shmangur vuajtjen e mëtejshme psikologjike. Por për shkak të kufizimeve, shumë njerëz që e përdornin zakonisht udhëtimin si një mënyrë për të shpëtuar nga stresi, nuk ishin në gjendje që ta bënin këtë. Kjo i ka bërë shumë njerëz të ndihen të shqetësuar, të burgosur, ndonjëherë edhe të zemëruar”.
Por jo vetëm kaq. Pandemia na ka nxitur edhe të ndryshojmë zakonet tona të udhëtimit. Siç raportohet nga të dhënat e paraqitura së fundmi nga Shoqata Kërkimore Ndërdisiplinore e Psikologjisë së Turizmit, disa dinamika të reja do të zbehen me fundin e pandemisë (nga pushimet vetëm në ambiente të hapura deri te zgjedhja e destinacioneve të afërta), por të tjerat duket se janë të destinuara të mbeten.
Një shembull është përzierja e pushimeve me punën, e mundësuar nga puna në distancë.
Por cilat janë përfitimet kryesore nga udhëtimet? Ekspertët bien dakord për këto 5 elemente thelbësore:
1. Rritja e vetëbesimit
Tejkalimi i vështirësive të vogla, vënia në dyshim e aftësive vetjake, përballja me njerëz dhe kontekste të ndryshme e përmirëson vetëvlerësimin, ndihmon për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin, dhe më pas për t’u përballuar me qetësi më të madhe me problemet e jetës së përditshme.
2. Ju hapin mendjen ndaj diversitetit
Kur udhëtoni dhe përjetoni eksperienca me njerëz dhe vende që janë shumë të ndryshme nga ato të zakonshmet, bien stereotipet e zakonshme. Për pasojë bëheni më pak paragjykues, dhe më të hapur ndaj së resë dhe të ndryshmes.
3. Redukton stresin
Pushimi nga punët e përditshme e ul menjëherë presionin dhe stresin. Efekti është sigurisht edhe më i dukshëm duke zgjedhur një destinacion, ku mund të jeni në kontakt me natyrën.
4. Ju bëjnë më kreativ
Udhëtimet janë një terren stërvitor për trurin, pasi ju detyrojnë të përshtateni me mjediset, gjuhët, zakonet e reja. Në këtë mënyrë, ju arrini të zhvilloni të menduarit anësor, që nga ana e tij ju ndihmon për të gjetur zgjidhje të reja për problemet e ndryshme. Pra, është një nxitës i mirë i të qenit kreativ.
5. Ndihmon në zhvillimin e aftësive njohëse
Nevoja për të organizuar, rezervuar apo thjesht për të imagjinuar zgjidhjen dhe adresimin e problemeve me itinerarin e udhëtimit, ju ndihmon të keni aftësi të dobishme njohëse për të përmirësuar kontrollin mbi ngjarjet edhe kur nuk jeni duke udhëtuar.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Kur ish-kryeministri britanik, Uinston Çërçill, foli për k...
Për arsye historike dhe sociologjike, gara e Maratonës...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të drejtë kur...
Europa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai është sot një qytet që ka tërhequr vëmendjen e njerë...
Si mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të G-7 Gjerman...
Ëndrra e qenieve njerëzore, dhe e mjekësisë në përgjithësi...
Ata mund të ishin skllevër, priftërinj ose zyrtarë obo...
Rusia nuk mund ta fitojë luftën e saj kundër Ukrainës ...
Ndërsa shumë njerëz janë njohur me teoritë e konspiracioni...
“Kujdes nga loja e mbivendosur!” Është një nga shprehj...
Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtua...
Çokollata prodhohet nga kokrrat e kakaos Teobroma, një...
Mund të ishte edhe më keq. Imagjinoni për një moment s...
Politikëbërësit amerikanë deklarojnë shpesh se sanksio...
“Der Spiegel” Karen Donfrid, 59 vjeçe, është ndihmës/...
Është një enklavë e vogël dhe e izoluar prej 15 mijë k...
Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën ...
Keni tendencën ta shihni gotën gjysmë plot apo gjysmë ...
Zvicra është një vend evropian neutral, i pozicionuar ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...