
Perëndimi duhet të jetë i përgatitur për shpërbërjen e Rusisë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të drejtë kur...
Për arsye historike dhe sociologjike, gara e Maratonës është identifikuar si sporti më përfaqësues i Lojërave Olimpike moderne, duke besuar gabimisht se emri i saj i atribuohet ringjalljes së garës simbolike të Lojërave Olimpike në antikitet.
Në fakt, Maratona nuk ka ekzistuar kurrë si një disiplinë e sporteve olimpike të Greqisë së lashtë. Në atë kohë ka pasur vetëm një garë vrapimi të quajtur “Dolico”, por me një distancë maksimale që varionte sipas vendeve nga 1000-5000 metra, dhe që nuk i atribuohet saktësisht Maratonës moderne.
Maratona, një garë monumentale, ku atletët vrapojnë për një distancë prej 42.195 metrash, e angazhon aq shumë trupin e njeriut, saqë në raste të veçanta dhe ekstreme, mund ta afrojë rrezikshëm drejt vdekjes. Ishte francezi Pier dë Kubertin, ai që e futi këtë disiplinë në kalendarin e olimpiadës së parë moderne të vitit 1896.
Kubertin pranoi në fakt sugjerimin e mikut të tij Mishel Brel, që ishte një adhurues i vrapimeve të gjata, i frymëzuar nga një legjendë e kohërave të lashta, që flet mbi garën e një ushtari të quajtur Filipid. Maratonisti i parë në histori, ishte një emerodrom (një ushtar lajmëtar, detyra e të cilit ishte të dërgonte komunikimet midis frontit dhe qytetit), ishte protagonist i Betejës së Maratonës së vitit 490 Para Erës Sonë, ku ushtria athinase u përball me ushtrinë e fuqishme persiane.
Kjo legjendë ka disa versione. Së pari është ai i Plutarkut (shkrimtar grek që jetoi në shekullin I Pas Krishtit), që në veprën e tij “Lavdia e Athinës”, tregon se menjëherë pas Betejës së Maratonës, një emerodrom vrapoi drejt Athinës për të çuar lajmin e fitores.
Sapo mbërriti, i rraskapitur nga beteja dhe nxitimi, pati kohë vetëm të thoshte fjalët “Përshëndetje! Ne fituam!”, dhe më pas ra përtokë i vdekur nga lodhja ekstreme.
I frymëzuar nga dëshmitë historike, Plutarku shkruan se emri i ushtarit nuk është i sigurt. Herakliu, një tjetër shkrimtar i antikitetit e quan Tersip, të tjerët Eukle. Në versionin e historianit grek Herodot, ky i fundit tregon në librin e tij “Tregime”, se kur athinasit u informuan për zbarkimin e forcave të mëdha persiane në Atikë, dhe vendosjen e tyre pranë fshatit Maratonë, porositën një emerodrom, (emri i të cilit nuk përmendet, Filipidi shfaqet në disa dorëshkrime të mëvonshme), që të shkonte me vrap në Spartë për të kërkuar ndihmë.
Emerodromi mbërriti në destinacionin e tij, duke përshkruar në një ditë të vetme distancën Athinë-Spartë (220 kilometra), më pas u rikthye për t’i lajmëruar athinasit se spartanët nuk do të mund t’u vinin në ndihmë, sepse ishin të angazhuar në një festë fetare, e cila nuk i lejonte ata që përfshiheshin në luftëra.
“Filipid, e dini pse u thirrët apo jo?”- toni i rëndë, por i vendosur i udhëheqësit të Athinës nuk linte vend për keqkuptime. “Qyteti ka nevojë për shpejtësinë dhe rezistencën tuaj fizike. Një emerodrom është i aftë të ecë nga lindja deri në perëndim të diellit. Por ka ardhur koha të bëni më shumë”- shtoi ai.
Filipi u përgjigj:”Unë jam duke u stërvitur gjatë gjithë jetës për këtë moment, më thoni se çfarë duhet të bëj. Lideri athinas i tha: ”Shkoni sa më shpejt në Spartë, armiku ka zbarkuar në plazhin e Maratonës, dhe neve na nevojitet ndihma e spartanëve për t’i hedhur sërish në det. Fol me ta për lirinë, jetën e tanishme dhe atë të brezave të ardhshëm. Fol me zemrat e tyre, dhe përpiqu t’i bindësh të dërgojnë sa më shumë luftëtarë.
Unë e kuptoj që jeni një sportist, dhe e kujtoj me krenari vitin e kaluar, kur në festat olimpike i munde që të gjithë duke vrapuar si rrufeja. Por këtë herë kjo nuk do të mjaftojë. Pasi duhet të jeni edhe folësi më i mirë nga të gjithë, për të depërtuar në zemrën e tyre, dhe për t’i detyruar ata të vijnë këtu me ju”.
Një version tjetër është ai i shkrimtarit grek Luciani i Samosatës, që tregon se pas betejës ushtari Filipid vrapoi nga Maratona në Athinë për të informuar qytetarët mbi fitoren ndaj persëve. Sapo mbërriti në destinacion, dhe përpara se të rrëzohej për tokë, dhe të vdiste nga lodhja ai thirri “Përshëndetje. Ne fituam!” (Χα?ρετε. Κερδ?σαμε!).
Dëshminë e fundit e gjejmë te vepra “Retë” e Aristofanit. Ndërsa disa historianë argumentojnë se Aristofani e deformoi enkas emrin e vërtetë të Filipit për të përdorur një emër tjetër, dhe jo atë të heroit të Maratonës. Por kjo garë nuk u fut vetëm nga Pier dë Kubertin në Olimpiadën moderne të 1896-ës.
Pasi është një garë, e cila zhvillohet çdo vit në Greqi që nga viti 1983 “Spartathlon”. Me një itinerar prej 246 km, sa largësia e Athinës nga Sparta, ajo është përfshirë në kategorinë e ultra-maratonave. Po pse u vendos distanca 42.195 km? Distanca prej 40 km e përshkuar nga gara e Filipidit nga Maratona në Athinë, ishte ajo që e frymëzoi Mishel Bral, që ia sugjeroi edhe mikut të tij Kubertin.
Distanca prej 42.195 km nuk u standardizua gjatë Olimpiadës së vitit 1896, por ka ndryshuar gjithmonë nga 40 në 42 km, në varësi të vendit ku u zhvillua. Gjatë edicionit të katërt të Lojërave Olimpike moderne të Londrës në vitin 1908, programi përfshinte fillimin e garës përpara kështjellës Uindsor dhe mbërritjen brenda stadiumit Olimpik.
Distanca klasike prej 41.84 km, nuk përkonte me vijën e finishit të pozicionuar përballë tribunës së nderit, ku do të vendosej familja mbretërore e Anglisë. Për ta zgjidhur këtë problem, organizatorët vendosën t’i shtojnë zyrtarisht garës rreth 352 metra, duke e vendosur distancën përfundimtare në 42.195 km.
Ishte federata botërore e të rinjve IAAF (Federata Ndërkombëtare e Atletikës Amatore) e sapokrijuar në Berlin në vitin 1913, ajo që e vendosi zyrtarisht këtë distancë si garën zyrtare të Maratonës, e cila u mbajt zyrtarisht për herë të parë në Lojërat Olimpike të Parisit të vitit 1924.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të drejtë kur...
Europa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai është sot një qytet që ka tërhequr vëmendjen e njerë...
Si mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të G-7 Gjerman...
Ëndrra e qenieve njerëzore, dhe e mjekësisë në përgjithësi...
Ata mund të ishin skllevër, priftërinj ose zyrtarë obo...
Rusia nuk mund ta fitojë luftën e saj kundër Ukrainës ...
Ndërsa shumë njerëz janë njohur me teoritë e konspiracioni...
“Kujdes nga loja e mbivendosur!” Është një nga shprehj...
Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtua...
Çokollata prodhohet nga kokrrat e kakaos Teobroma, një...
Mund të ishte edhe më keq. Imagjinoni për një moment s...
Politikëbërësit amerikanë deklarojnë shpesh se sanksio...
“Der Spiegel” Karen Donfrid, 59 vjeçe, është ndihmës/...
Është një enklavë e vogël dhe e izoluar prej 15 mijë k...
Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën ...
Keni tendencën ta shihni gotën gjysmë plot apo gjysmë ...
Zvicra është një vend evropian neutral, i pozicionuar ...
Drejtoria e 12-të e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, drej...
Ka shpikje të cilat kanë shumë “baballarë”, dhe frigor...
Alma Kaçi, gruaja që doli në video-skandalin e ish-kry...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin u evidentuan...
Policia e Kosovës ka dalë më një njoftim zyrtar në lidhje ...
Një ditë më parë në qarkun e Fierit u regjistruan 9 vatra ...
Korçë -Plagosje me thikë në unazën e qytetit. Sipas i...
Ditën e diel do të kemi ndryshim të situatës meteorolo...
Një studim i fundit ka hedhur dritë mbi një fenomen të pap...
Si ndikon koha e aktivitetit fizik në menaxhimin e peshës ...
Edukimi është ai proces njohje dhe të mësuari, që fëmija e...
Plani i Gjermanisë për të financuar organizata bamirëse që...
Afrim Bunjaku është efektivi i Policisë së Kosovës që mbet...
Një sulm i nisur në orët e para të kësaj të diele nga një ...
Forcat izraelite vranë dy palestinezë, përfshirë një luftë...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 l...
Nis rënia e konsumit të brumërave, bukës dhe ëmbëlsirave p...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...