
Tjetër kallëzim në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës
Lefter Maliqi ka bërë një tjetër kallëzim në SPAK kundër K...
Lefter Maliqi ka bërë një tjetër kallëzim në SPAK kundër K...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i vetë mafies amerikane. I lindur në Italinë rurale në fundin e të viteve 1800, ai emigroi në qytetin e Nju Jorkut që kur ishte adoleshent, dhe nisi që në moshë të re “karrierën” brenda botës së krimit.
Pasi u ngjit jo pa mundim në krye të krimit të organizuar, ai jo vetëm e kontrolloi atë, por ndihmoi në formimin e hierarkive të tij moderne. Vito Gjenoveze lindi më 21 nëntor 1897, në qytezën Tufino pranë Napolit në Itali. Ai dhe motra e tij Xhovana dhe vëllezërit, Majkëll dhe Karmine, u rritën në varfëri. Ai ishte 15 vjeç kur i ati, Feliçe Gjenoveze dhe nëna e tij, Nunziata Aluoto, u përgatitën për imigrimin e tyre në Amerikë.
Pasi mbërriti në qytetin e Nju Jorkut në bordin e anijes “SS Taormina” në vitin 1913, familja u zhvendos në një apartament në një zonë që quhej “Italia e Vogël”. Me vetëm 5 klasë shkollë dhe pa mbikëqyrjen e prindërve, Gjenoveze nisi të merrej me vjedhje të vogla dhe mbledhje borxhesh për llogari të mafiozëve të njohur të zonës.
Ai u arrestua për herë të parë në moshën 19-vjeçare, dhe bëri 1 vit burg për zotërimin e një arme zjarri. Kur Gjenoveze u njoh me Çarls Luçianos,u bë shumë shpejt krahu i tij i djathtë. Luçiano e bëri Gjenovezen vrasësin dhe njeriun e tij më të besuar.
Vito fitoi një reputacion mbresëlënës në botën e krimit, dhe u ngjit me shpejtësi në hierarkinë e mafias në SHBA, sa më shumë pushtet që grumbullonte Luçiano. Gjenoveze u përfshi zyrtarisht në krimin e organizuar gjatë epokës së Prohibicionit të viteve 1920. Ai ishte një nga njerëzit kryesorë të bosit të madh Xhuzepe Maseria.
Më vonë kjo familje mafioze do të drejtohej nga ai, dhe do të merrte edhe emrin e tij.
Ndërkohë, Luçiano filloi të merrej me bixhozin ilegal dhe nisi aktivitetin e kontrabandës, bashkë me Gjenovezen dhe Frenk Kostelon. Në vitin 1930, Vito u akuzua për falsifikim, pasi policia gjeti 1 milion dollarë në kartmonedha të rreme në shtëpinë e tij në Bruklin.
Ngjarjet u përshkallëzuan në mënyrë dramatike brenda një muaji. Maseria u tërbua nga inati kur mësoi se mafiozi me bazë në lagjen Bronks, Tomi Reina, kishte komplotuar me rivalin e tij të vjetër Salvatore Maranzano. Maseria urdhëroi Gjenovezen të vriste Reinën.
Ekzekutimi ndodhi më 26 shkurt 1930. Ndërsa vendosi në kontroll bandën e Reinës, Maseria nisi edhe luftën e përgjakshme 14-mujore të Kastelamarezes, që e mori këtë emër nga vendlindja e Salvatore Maranzanos, Kastelamare del Golfo. Lufta e Kastelamarezes, ishte një përballje e fortë me Xhuzepe Maserian për territor dhe kontroll.
Në lojë ishin të gjitha burimet e të ardhurave, që nga bixhozi i paligjshëm dhe vjedhjet, deri tek trafiku i drogës dhe prostitucioni. Vrasjet nga të dyja palët vazhduan deri më 15 prill 1931. Lufta ishte një betejë midis metodave tradicionale të mafiozëve të vjetër dhe atyre të mafiozëve të rinj.
Të rinjtë Çarls Luçiano dhe Vito Gjenoveze, ndjenë pak besnikëri ndaj shefit të tyre të moshuar. Ndaj një ditë e vranë atë në restorantin “Nuova Villa Tammaro”. Kur Maranzano iu afrua Luçianos për të vrarë Maserian, Luciano iu betua për besnikëri ndaj tij dhe ra dakord për eleminimin e bosit, me kushtin që të merrte nën kontroll aktivitetin e bandës së tij.
Luçiano u takua me Maserian në restorant më 15 prill 1931. Në një moment, Luçiano u ngrit dhe shkoi në tualet, teksa Gjenoveze, Albert Anastasia, Benxhamin Sigëll dhe Xho Adonis qëlluan për vdekje Maserian. Por Maranzano nuk e dinte se edhe ai vetë ishte i radhës në listën e ekzekutimeve të Luçianos.
Gjithsesi Maranzano nisi të dyshonte, ndaj kërkoi më 10 shtator 1931 një takim me Gjenovezen, Luçianon dhe Kostelon në zyrën, me pretekstin e një takimi pune. Por të tre mafiozët e kishin marrë vesh se do të vriteshin. Ndaj refuzuan takimin me Maranzanon, duke dërguar 4 persona të armatosur në zyrën e tij për ta eleminuar.
Duke marrë nën kontroll gjithë krimin e organizuar në Nju Jork, Luçiano krijoi një organ drejtues të njohur si Komisioni, dhe krijoi Pesë Familjet e Mafias Amerikane, ku familja e tij mafioze, Luçiano, ishte më e madhja. Dhe si numri 2 pas Luçianos, Vito Gjenoveze ishte aq i paprekshëm saqë vrau një burrë të quajtur Xherard Vernotiko, vetëm sepse donte të martohej me gruan e tij.
Në vitin 1934, Gjenovese dhe miku i tij mafioz Ferdinand Boçia mashtruan një lojtar bixhozi për 150.000 dollarë. Kur Boçia kërkoi një pjesë më të madhe se sa ishte rënë dakord, Gjenovese e vrau atë në një kafene më 19 shtator të atij viti. Kur Luçiano u dënua për prostitucion në vitin 1936, Vito Gjenoveze u vendos në krye të organizatës.
Por qëndrimi i tij si bos i familjes mafioze Luçiano ishte e shkurtër. Për të shmangur arrestimin për vrasjen e Boçias, ai u arratis në Itali në vitin 1937, duke emëruar në vend të tij Frenk Kostelon. Në Itali, Gjenoveze nisi të bashkëpunonte me mafiozët vendas, dhe madje u miqësua me Benito Musolinin.
Në vitin 1943, ai urdhëroi vrasjen e gazetarit italian, Karlo Treska, për shkak se shkruante kundër Musolinit. Edhe pse i ndihmoi aleatët gjatë zbarkimit të tyre në Itali në vitin 1943, ai u arrestua në vitin 1944 nga policia ushtarake amerikane për shkak të krijimit të një tregu të zi, ku shiteshin burimet e ushtrisë.
Kur u zbulua se kërkohej për vrasje në SHBA, Gjenoveze u ekstradua më 1 qershor 1945. Pasi u deklarua i pafajshëm, dhe kur 2 dëshmitarë të prokurorisë iu gjetën të vrarë, Gjenoveze ishte jo vetëm i lirë të dilte nga burgu, por ai rikthye punëve të dikurshme në Nju Jork.
Megjithatë, ish-bashkëpunëtorët e tij hezituan të hiqnin dorë nga pozicionet që kishin zënë. Në vitin 1957, Gjenoveze nuk arriti të vriste Kostelon, drejtuesin e familjes së Luçianos, por e detyroi atë që të tërhiqej. Më pas do të vriste Albert Anastasian.
Si udhëheqësi i saporikthyer i bandës, ai e quajti familja mafioze Gjenoveze. Më pas, më 14 nëntor të atij viti thirri një mbledhje, që u bë e njohur si Takimi i Apalashin. Në mesinn e mbledhjes ndërhyri befas policia. Disa mafiozë u arrestuan, të tjerët arritën të arratisen.
Gjenoveze u la të largohej pasi pretendoi se ishte atje për një barbeky. Por 2 vite më vonë u arrestua për shkeljen e ligjeve federale kundër narkotikëve. Gjithsesi, vazhdoi të drejtonte trafiqet e tij edhe pas hekurave të burgut.
Nga urdhërimi i vrasjeve të mafiozëve rivalë, tek i atyre që ai i konsideronte si informatorë të policisë. Gjenoveze qëndroi në krye të mafias amerikane, derisa vdiq nga një atak në zemër më 14 shkurt 1969, kur ishte i burgosur në Qendrën Mjekësore të SHBA për Burgjet Federale në Springfilld, Misuri./ Allthatsinteresting.com-Përshtatur në Shqip nga CNA.al
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...
Samiti i Madridit dëshmoi një nivel të lartë solidarit...
Trupi juaj bart triliona qeliza. Por qelizat që keni s...
Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim histor...
Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan poli...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
Kur ish-kryeministri britanik, Uinston Çërçill, foli për k...
Për arsye historike dhe sociologjike, gara e Maratonës...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të drejtë kur...
Europa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai është sot një qytet që ka tërhequr vëmendjen e njerë...
Si mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të G-7 Gjerman...
Ëndrra e qenieve njerëzore, dhe e mjekësisë në përgjithësi...
Ata mund të ishin skllevër, priftërinj ose zyrtarë obo...
Rusia nuk mund ta fitojë luftën e saj kundër Ukrainës ...
Ndërsa shumë njerëz janë njohur me teoritë e konspiracioni...
“Kujdes nga loja e mbivendosur!” Është një nga shprehj...
Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtua...
Çokollata prodhohet nga kokrrat e kakaos Teobroma, një...
Mund të ishte edhe më keq. Imagjinoni për një moment s...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Kompozitori Saimir Çili ka bërë ditën e sotme një deno...
Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Proku...
Një tjetër denoncim ka nxjerrë në pah shpifjet e Carlo...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe ato t...
Policia e Shkodrës ka shoqëruar ditën e sotme në ambientet...
5 turistë çekë kanë humbur sot rrugën duke eksploruar ...
Bllokohet në gjirin e Vlorës, një mjet lundrues që dyshohe...
Shqipëria ka vijuar të mbetet shteti i Europës me numrin m...
Kthjellimet dominojnë territorin shqiptar deri në mesditë ...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perë...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar nga Bratislava se, do...
Autoritetet në Itali dhe Spanjë kanë arrestuar 33 të dyshu...
Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ...
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, ësht...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Sot, më 31 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.1 lekë...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po prek rekorde të reja...
Institucionet publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit...
Sot, më 30 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.4 lekë...