LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si shkaktohet sëmundja e lëvizjes/ Çfarë duhet të bëni në ato momente

15 Prill 2023, 22:29, Blog CNA

Si shkaktohet sëmundja e lëvizjes/ Çfarë duhet të
Përvoja ime e parë me sëmundjen e lëvizjes ishte si student në universitet, teksa isha duke qëndruar në anën e pasme të një anijeje kërkimore detare, duke parë gjëra interesante që po nxirreshin nga fundi i detit në brigjet e Kalifornisë.

Ishte një udhëtim njëditor,moti ishte i mirë dhe deti i qetë.
Nuk e kisha mendjen tek lëvizjet e buta të anijes. Në fillim u përqendrova tek sendet dhe speciet që kishte sjellë lart rrjeta. Pastaj, dalëngadalë fillova të ndjeja afshe të nxehti dhe të më thahej pështyma.

Ndihesha i rraskapitur, edhe pse kisha pushuar. Pata valë të forta të përzierash dhe fillova të vjell. Ishte një pasdite e gjatë. Pasi u ktheva në breg, ndjeja sikurisha ende në anije duke udhëtuar në det.

Vetëm të nesërmen u riktheva në normalitet. Në retrospektivë, them se ajo ishte situata e përsosur e periudhës së sëmundjes së lëvizjes. Edhe pse isha i fokusuar tek tavolina e mbushur me ekzemplarë oqeanikë, e cila ishte e qëndrueshme, dhe sytë e mi nuk e dinin se po lëviznim sa lart poshtë, majtas dhe djathtas nga dallgët, veshi im i brendshëm po ia sinjalizonte trurit gjithë këtë lëvizje.

Me pak fjalë, shqisat e mia ishin në konflikt. Ndodhesha në një mjedis që binte ndesh me pritshmëritë e të gjithë jetës, se si informacioni shqisor zakonisht kombinohej për të më informuar për botën. Truri im e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull dhe u përpoq të më shpëtonte nga gjërat me të cilat ishte krijuar: helmimi ose sëmundje të tjera.

Për trurin tim, zbrazja e përmbajtjes së stomakut dhe detyrimi që të pushoja dhe të rikuperohesha ishte zgjidhja e përsosur.

Për mua, ajo ngjarje i parapriu një pune të gjatë për studimin e sistemit vestibular, që përfshin strukturat dhe funksionet e veshit të brendshëm dhe trurit, që të lejojnë të qëndrosh i orientuar dhe i qëndrueshëm në hapësirë.

Në laboratorin tim, kolegët e mi dhe unë i riprodhojmë këto lloj lëvizjesh komplekse dhe të dhëna shqisore konfliktuale, dhe studiojmë se si truri i përdor
ato gjatë zhvillimit, në sjelljen normale të të rriturve dhe gjatë sëmundjes.

Në shpresojmë të prodhojmë trajtime për njerëzit që janë me aftësi të kufizuara nga një humbje ose ndërprerje e këtyre shqisave. Çdo mjedis lëvizës, mund të shkaktojë sëmundje të lëvizjes.

Zakonisht kjo nuk ndodh për shkak të sëmundjes ose patologjisë. Përkundrazi,
sëmundja e lëvizjes është rezultat i funksionimit optimal të sistemit tuaj nervor, bazuar në atë që është mësuar të bëjë gjatë gjithë jetës suaj.

Kur përpunon informacionin ndijor dhe gjeneron komanda motorike, truri monitoron dhe rregullon vazhdimisht hyrjet dhe daljet e tij për të kryer në mënyrë efikase detyrat e tij. Për shembull, për të parë qartë ndërsa ktheni kokën, truri juaj e lëviz syrin tuaj të kundërt dhe në mënyrë të barabartë me lëvizjen e kokës.

Ai e bën këtë bazuar në reagimet nga sensorët në veshin tuaj të brendshëm që fokusohen në mënyrë të ekuilibruar. Truri monitoron vazhdimisht këtë sjellje reflektive, duke bërë rregullime të vazhdueshme për t`u siguruar që lëvizjet e syve dhe të kokës përputhen në mënyrë të përsosur.

Efikasiteti i këtij sistemi bazohet në përvojën dhe rezultatin, dhe funksionon mirë. Ai ju ndihmon të jeni më të aftë në koordinimin e lëvizjeve tuaja dhe ruajtjen e ekuilibrit ndërsa jeni duke u rritur, dhe ju ndihmon të rikuperoni nga çekuilibri dhe çorientimi për shkak të lëndimeve, sëmundjeve dhe plakjes më vonë në jetë.

Por e keqja e këtij procesi, është se sistemi nervor është i papërgatitur për gjëra me të cilat nuk ka përvojë. Kjo shpjegon pjesërisht arsyen pse astronautët përjetojnë të përziera të përkohshme kur përshtaten me mungesën e peshës, se pse marinarët sëmuren nga lundrimi në det, dhe pse shikimi i një filmi në iPad në sediljen e pasme të një makine apo luajtja e një
video-loje mund të bëhet një përvojë e pakëndshme.

Qeniet njerëzore nuk u zhvilluan si specie për të bërë këto gjëra. Pra, dikush që është i sëmurë nga lëvizja, është duke shfaqur një funksionim të mirë në një mjedis jashtëzakonisht sfidues dhe jo optimal.

Zakonisht, foshnjat dhe fëmijët shumë të vegjël nuk përjetojnë sëmundje të lëvizjes. Fëmijët më të rritur janë shumë të prirur ndaj sëmundjes së lëvizjes,
pasi mësojnë marrëdhëniet tipike midis shqisave të ndryshme.

Ndërsa njerëzit plaken më tej,ndjeshmëria ndaj sëmundjes së lëvizjes zakonisht zvogëlohet, sepse me sa duket ata janë në gjendje të kontekstualizojnë përvojat e tyre.

Ndërkohë tek të rriturit, ndryshime të tilla si humbja e qelizave receptore në vesh dhe sy,mjegullimi i thjerrëzave të syrit apo humbja e funksionimit në nervat periferikë, sëmundja e lëvizjes mund të shtohet apo pakësohet. Megjithatë, zakonisht incidenca e sëmundjes në lëvizje tek një i rritur i shëndetshëm vazhdon të bjerë me kalimin e moshës.

Një shembull i thjeshtë, është se ekuilibri im është në fakt më i mirë se ai i mbesës sime, e cila është e vogël. Sistemi i saj i ekuilibrit të veshit të brendshëm dhe muskujt janë krejtësisht të rinj. Të miat nuk janë. Në fakt, gjatë plakjes normale, unë kam humbur shumë ngareceptorët në veshin tim që ndjejnë lëvizjen.

Megjithatë, kam mësuar të përdor me mjeshtëri plotësimin e funksioneve shqisore dhe motorike që kam, dhe me kalimin e viteve jam përshtatur vazhdimisht me një normalitet të ri gjithnjë në ndryshim. Ndërsa ajo sapo po e fillon këtë proces mësimor. Nëse përjetoni sëmundjen e lëvizje, ka mundësi të përdorni disa strategji për t'u ndjerë më mirë.

Së pari zgjidhni informacionin ndijor konfliktual që po krijon situata juaj. Fokusohuni tek një referencë e stabilizuar nga Toka.?Pra në breg ose horizont kur jeni në një varkë, apo zhvendosuni në sediljen e përparme në makinë dhe shikoni nga dritarja.

Në këtë mënyrë, e rreshtoni informacionin e hyrjes vizuale dhe vestibulare të veshit të brendshëm. Strategjia e dytë është zvogëlimi i informacionit që po shkakton konfliktin. Ka disa ilaçe që funksionojnë duke e shtypur informacionin vestibular të veshit të brendshëm dhe të tjerë që ndryshojnë mënyrën se si informacioni shqisor përpunohet në qendër në trurin tuaj.

Ju gjithashtu mund të përpiqeni të parandaloni rezultatin e këtij konflikti. Në thelb, ju mundtë sabotoni përpjekjet e sistemit nervor qendror për t'ju shpëtuar nga situata juaj duke lidhur me një qark të shkurtër mekanizmat që prodhojnë reagimin motorik të të vjellave. Marrja e barnave kundër të përzierave i redukton të përzierat pa zgjidhur domosdoshmërisht konfliktin
shqisor që e ka shkaktuar atë.

Ju mund të përshtateni përfundimisht, përmes përvojës së përsëritur, në shumë situata të reja. Kur truri juaj mëson një normalitet të ri, ju lejon t’ia dilni me më pak simptoma të padëshiruara në mjedisin sfidues./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga