
A është ende tabu përdorimi i armëve bërthamore?
Në marsin e vitit 1990, “New Yorker” botoi një karikatu...
Secili prej tyre njihet për kontributin e tij në histori, qoftë për mirë apo për keq. Ata nuk mund të ishin më të ndryshëm nga njëri-tjetri, pasi kjo listë përfshin eksplorues, diktatorë, kompozitorë etj. Të gjithë këta njerëz kanë të përbashkëta disa zakone shumë të çuditshme dhe të pazakonta për kohën kur jetuan, por edhe për sot.
Benito Musolini
Musolini është më i njohur për rolin e tij si diktator i Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai themeloi Partinë Fashiste dhe ishte kryeministër i vendit deri në vdekjen e tij në vitin 1945. Gjatë luftës, u bë pjesë e një aleance me Gjermaninë dhe fuqitë e tjera të Boshtit.
Por ajo që nuk dihej shumë për të, është se jeta e tij seksuale ishte shumë aktive deri ditën e vdekjen e tij. Thuhet se ai kishte deri në 14 të dashura në të njëjtën kohë. Por zakoni i tij më unik, ishte se i pëlqente të shkruante letra erotike. Kjo u zbulua në ditarin e Klara Petaçit, një prej të dashurave të Musolinit, i bërë publik vetëm në vitin 2009. Duket se Musolinit i pëlqente t’i shkruante këto lloj letrash si një mënyrë për t’u qetësuar.
Honor de Balzak
Balzaku ishte një figurë e rëndësishme e letërsisë franceze në fillimin e viteve 1800. Ashtu si me shumë shkrimtarë, edhe ai kishte një mënyrë unike për të menaxhuar orarin e tij rraskapitës të shkrimit të veprave. Në vend se të qëndronte i hidratuar duke konsumuar pije të ndryshme gjatë ditës, raportohet se Balzak pinte vetëm kafe.
Thuhet se ai po konsumonte afro 50 filxhanë kafe në ditë. Ai e përdorte kafenë për të qenë më produktiv. Zgjohej zakonisht në orën 2 të mëngjesit për të shkruar për 18 orë rresht. Në një rast ai tha: “Njeriu nuk do të mund të shkuante dot po të mos ekzistonte kafeja, dhe kjo do të thotë se nuk do të mund të jetonte”.
Ludvig van Bethoven
Ishte një pianist dhe kompozitor i famshëm gjerman, që në një moment të karrierës u shurdhua plotësisht, por vazhdoi të kompozonte. Veprat e tij janë ende sot shumë njohura dhe vazhdojnë të luhen në mbarë botën. Simfonia e tij Nr.9, e njohur si “Himn për harenë ”, është himni zyrtar i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës.
Ai nuk ishte aq i fiksuar pas pirjes së kafesë sa Balzaku, por kishte gjithsesi zakonet e tij të çuditshme. Kështu, Bethoven numëronte 60 kokrra kafeje, të cilat i bluante për të bërë një filxhan kafe të përsosur që të niste ditën e tij të punës. Kokrrat numëroheshin me dorë, dhe ai shpesh i kontrollonte dy herë për t’u siguruar që kishte numrin e duhur.
Rasputin
Grigori Jefimoviç Rasputin ishte një mjek i vetëshpallur mistik dhe shërues, që pati shumë ndikim në oborrin perandorak rus, pikërisht përmes aftësive shëruese. Ai ishte në gjendje t’i lehtësonte dhimbjet Aleskei Nikolajaviç, trashëgimtarit të fronit që vuante nga hemofilia.
Rasputin ishte një personazh i çuditshëm në shumë aspekte.
Por një nga aspektet më të veçanta ishte drejtimi i një kulti fetar. Rasputin iu bashkua një shoqërie të fshehtë të Kishës Ortodokse ruse, ku ai udhëhoqi një grup ndjekësish me doktrinën e tij fetare. Ai i detyronte anëtarët e kultit të merrnin pjesë në orgji, derisa lodheshin aq shumë sa arrinin në një gjendje “pasioni jo të shenjtë”, duke e adhuruar Perëndinë pa i penguar dëshirat seksuale.
Çarls Darvini
Darvin është më i njohur për Teorinë e tij të Evolucionit, dhe për udhëtimet e tij nëpër botë që e çuan atë në zbulimet që arriti. Por ai ishte i fiksuar pas shijimit të llojeve të rinj të mishrave. Kur ishte student në Universitetin e Kembrixhit, ai ishte pjesë e një klubi që provonte lloje të ndryshme të mishit që nuk haheshin zakonisht nga njerëzit.
Darvini e vazhdoi këtë zakon edhe gjatë udhëtimeve të tij të gjata, duke ngrënë shumë nga kafshët e reja që haste. Në një rast ai hëngri aksidentalisht një zog jashtëzakonisht të rrallë, Rea. Ky zog ishte i panjohur në Europë, dhe ai donte ta çonte në shtëpi.
Por një nga burrat e ekuipazhit e vrau duke qenë në dijeni se çfarë kishte në duar, dhe e gatoi për darkë. Kur Darvini kuptoi se çfarë po hante, i mblodhi të gjitha kockat dhe ia dërgoi një taksidermisti në Angli, që ishte në gjendje të rikrijonte imazhin e zogut të rrallë.
Mbreti Eduard VII
Mbreti Eduard VII u ngjit në fronin e Anglisë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Viktoria. Ai ishte i njohur për lidhjet e tij seksuale në mbarë Francën dhe është quajtur një “playboy” historik. Pati të paktën 55 lidhje të fshehta gjatë martesës së tij. Por ajo që është më pak e njohur për Eduardin, është se në kohën e lirë ai krijonte mobilje seksi.
Karrigia e seksit e monarkut, e quajtur nganjëherë një slitë seksi, mbahej në bordellon e tij të preferuar në Paris. Ajo ishte bërë me porosi për të ndihmuar gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale, gjë që për të mund të ishte e vështirë pasi vitet e fundit të jetës ishte shumë obez.
Mozart
Mozarti ishte që fëmijë një muzikant dhe kompozitor gjenial. Ai konsiderohet ende si një nga kompozitorët më të mirë në botë. Pavarësisht muzikës së tij të sofistikuar, shija e tij për humorin ishte gjithçka tjetër veçse jo e sofistikuar. Sipas historianëve që kanë studiuar jetën dhe karrierën e kompozitorit, ka shumë prova që tregojnë se Mozartit i pëlqenin shumë shakatë banale me prapanicë, jashtëqitje dhe pordhë.
Por këto nuk ishin vetëm shaka private midis miqsh. Mozart shkroi disa kompozime për këto tema të pazakonta, të cilat ishin krijuar për t'u kënduar nga një kor. Këto këngë interpretohen edhe sot e kësaj dite nga shumë kore dhe orkestra të njohura, pavarësisht emrave dhe përmbajtjes së tyre./Thevintagenews.com-Përshtatur në shqip nga CNA.al
Në marsin e vitit 1990, “New Yorker” botoi një karikatu...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po shkakton një uri me p...
Josif Stalini është një nga udhëheqësit më të ligj në hist...
“The Indipendent” Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rë...
Njerëzit kanë përjetuar tashmë një epokë akullnajore, që k...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i vet...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...
Samiti i Madridit dëshmoi një nivel të lartë solidarit...
Trupi juaj bart triliona qeliza. Por qelizat që keni s...
Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim histor...
Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan poli...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
Kur ish-kryeministri britanik, Uinston Çërçill, foli për k...
Për arsye historike dhe sociologjike, gara e Maratonës...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të drejtë kur...
Europa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai është sot një qytet që ka tërhequr vëmendjen e njerë...
Si mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të G-7 Gjerman...
Ëndrra e qenieve njerëzore, dhe e mjekësisë në përgjithësi...
Ata mund të ishin skllevër, priftërinj ose zyrtarë obo...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajro...
Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Një plagosje me mjet prerëska ndodhur mbrëmjen e sotme në Ti...
Disa banorë të fshatit Gjoricë të Bulqizës janë paraqi...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotm...
30 persona nga fshati Gjoricë të Bulqizës janë paraqit...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
Gjatë protestës në Beograd për 2 masakrat e ndodhura muaji...
Në javën e parë të plotë të fushatës së tij presidenciale ...
Në përpjekje për t’u anëtarësuar në Organizatën e Traktati...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtun...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Përveç rritjes së pagave, punonjësit e admistratës publike d...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...